Për takimin me Nanon/ Rama: Ishte aksident, fatalitet i jetës time – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për takimin me Nanon/ Rama: Ishte aksident, fatalitet i jetës time

19:42 | 11/04/2017
në Uncategorized
0

Koha, kur Rama vë kufirin midis  Fatos Nanos “së mirë” me atë “të keqin”. Një histori e marrëdhënieve të liderit aktual të PS-së me parardhësin e tij.

“Jam takuar me Fatos Nanon”, ka thënë mbrëmë kryeministri Edi Rama, në një intervistë në Report TV me gazetarin Ilir Babaramo. I pyetur nëse kjo ka lidhje me kandidimin e mundshëm të Nanos për president, Rama është përgjigjur: “E kam takuar. Kam plot njerëz që kam takuar nuk do bëj një listë të tyre.”

Në një situatë normale, Edi Rama as që do ta shkonte ndërmend të takonte Fatos Nanon. Por, me sa duket acarimi i marrëdhënieve me Ilir Metën e ka çuar në zgrip dhe e vetmja rrugë i ka mbetur t’i drejtohet (ar)mikut të vjetër, Fatos Nano. Ajo që ende nuk dihet është se sa i gatshëm është sot Fatos Nano të nxjerrë nga situata Edi Ramën, i cili po duket se është i vetëm në këtë krizë përballë, opozitës së cilës i është bashkuar thuajse tërësisht Ilir Meta dhe LSI.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Fatos Nano, është njeriu që i hapi rrugën Edi Ramës në politikë, por marrëdhëniet mes tyre, do të ishte shumë e vështirë. Në një konflikt të përhershëm mes tyre, Rama e Nano funksionuan brenda së njëjtës parti, deri kur në tetor të vitit 2005, ku Edi Rama u zgjodh në krye të PS dhe nisi çrrënjosjen e gjithçkaje që kishte lënë aty, Fatos Nano.

Armiqësia mes tyre shkoi në skaj, kur Rama e barazoi Fatos Nanon me Sali Berishën (koha e marrëveshjes së dytë Nano-Berisha në kohën e krizës elektorale të zgjedhjeve lokale të 2007. Krizë që e shkaktoi vetë Rama). Ndërsa Fatos Nano nuk ka lënë rast pa i treguar Ramës se për të nuk vlen. Por ka pasur edhe momente, kur Rama e ka dashur Nanon. Ndoshta sot i është kthyer ajo “dashuri” e hershme për të, ndoshta nga halli.

Le të kthehemi pak në kohë për të parë disa nga momentet e mira të marrëdhënieve të Fatos Nanos me Edi Ramën.

Pas dështimit për të hyrë në elitën drejtuese të PD-së, Ramës nuk i kishin mbetur shumë alternativa, pasi kishte dështuar edhe në themelimin e partisë së tij radikale, bashkë me Ngjelën e Klosin. Pas 22 marsit 1992, Edi Rama u largua nga Shqipëria në sajë të një burse që përfitoi nga Fondacioni “Soros”. Ai kthehej shpesh në Tiranë, por vetëm për të qëndruar disa ditë. Ishte mjaft aktiv me publicistikë, mjaft kritik ndaj qeverisë së parë të PD-së dhe kryesisht ndaj presidentit të kohës, Sali Berisha duke u pozicionuar si një ndër kundërshtarët më të fortë të PD-së në vitin 1992-1997. Fatos Nano ishte një ndër figurat e preferuara për Ramën gjatë viteve 1993-1997. Në atë kohë Fatos Nano ishte në burg, i akuzuar nga PD-ja dhe qeveria e saj për abuzime me ndihmat humanitare në qeverinë e parë pluraliste, kur Nano ishte kryeministër. Ja si e kujton Rama Fatos Nanon e atyre viteve:

“Kur e kam parë si kryeministër dhe si themelues të Partisë Socialiste në vitet 1991, nuk kisha asnjë lloj simpatie. Nisa ta simpatizoj, kur kam filluar të lexoj letrat që shkruante nga burgu. Ishte shumë e papritur për mua qasja e tij në ato letra. Pastaj vetvetiu unë fillova të afrohem në qëndrime me socialistët, sepse ishin forca që luftonin me një të keqe shumë të madhe dhe për këtë  arsye kam shkruar për vetë zhvillimet në PS, duke mbështetur Fatos Nanon, kur ishte në burg. Atëherë unë nuk e njihja. Kur Fatos Nano u bë kryeministër, të them të drejtën unë kisha shumë shumë shpresë. Më dukej si një njeri që do të bëntë gjëra të mëdha… Nuk bëri gjëra të mëdha… Sigurisht bëri gjëra të mira, por nuk bëri gjëra të mëdha”, thotë Rama.

Rama e cilëson moment fatal takimin me Fatos Nanon në vitin 1997, në funeralin e të atit. Në qershor të vitit 1997 në pushtet erdhën socialistët  dhe kryeministri, Fatos Nano, e ftoi Ramën në qeverinë e tij si ministër Kulture. Rama e shpjegon kështu atë moment në një intervistë të dhënë në vitin 2011:

“Ishte aksident. Ishte aksident, fatalitet i jetës time, si një diçka e shkruar në dorë. Ndodhi krejt papritur. Kam dëgjuar lloj-lloj versionesh por të gjitha janë të pavërteta. Nuk do të isha sot këtu nëse im atë nuk do të kishte vdekur në prill të vitit 1998. Ishte një koicidencë e çuditshme…. ardhja ime këtu për funeralin, me një biletë vajtje-ardhje… Duhet të shkoja në Kanada, sepse do të bëja një hap shumë të rëndësishëm në jetën time si artist. Do të nënshkruaja një kontratë për një pikturë të madhe murale që do të realizohej në një hapësirë të madhe publike atje. Koinçidoi kjo kohë me riformatimin e qeverisë dhe unë isha në atë moment në Tiranë. Fatos Nano kishte kohë që më kërkonte dhe asnjëherë për t’u bërë ministër apo për t’u marrë me politikë, por më kërkonte që të vija dhe më pat propozuar që të bëhesha drejtor i Televizionit Shqiptar. Gjithmonë e kam refuzuar duke i thënë se jeta ime është arti dhe unë jam qytetar i botës. Unë shkruaj, sepse e kam të nevojshme ta bëj këtë gjë, e kam pjesë organike të qënies time, por më shumë se sa kaq unë s’mund të bëj”, thoshte Rama.

Momente të rëndësishme në zhvillimet politike brenda PS-së i dhanë Ramës hapësirën për të spikatur me qëndrim kritike, të cilat për kohën cilësoheshin parimore.

“Për mua katarsisi ishte gjëja më e shëmtuar që ka ndodhur ndonjë herë në politikën shqiptare dhe mbetet gjëja më e shëmtuar në politikën shqiptare nga pikëpamja e një aksioni politik. Aty u shkallmua etika e demokracisë së brendëshme të një partie politike. Nga një demokraci e brendëshme ajo u kthye në një anarki. Që nga ai moment Partia Socialiste filloi të vuaj shumë”, rrëfen Rama.

Në vitin 2000, Edi Rama kandidoi për Bashkinë e Tiranës në emër të PS-së dhe i fitoi zgjedhjet. Shumë shpejt u bë një ndër njerëzit më të mbështetur në elektoratin e majtë edhe për shkak të sukseseve të tij në krye të bashkisë së kryeqytetit. Bashkë me rritjen e tij si figurë politike brenda së majtës, Edi Rama po rriste dalëngadalë ambiciet e tij për pushtet brenda PS-së. Pas një betejë të vazhdueshme me kryetarin e kohës, Fatos Nano, herë në bashkëpunim me Ilir Metën e herë kundër tij, Edi Rama ia doli të zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste më 9 tetor 2005. Pak muaj më herët kishte dhënë dorëheqje nga ky post, Fatos Nano, pas humbjes së PS-së në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut.

Kanë kaluar 12 vjet dhe Rama gjendet sot në një tjetër betejë, ku i duhet të zgjedhë midis Ilir Metës dhe Fatos Nanos. Do të varet shumë se cila do të jetë sjellja e Nanos në këtë situatë. Ndërkohë ne nuk e dimë me saktësi, nëse Rama e ka takuar, nëse Nano e ka përfillur Ramën apo Rama e ka thjeshtë kërcënim për Ilir Metën, emrin e liderit historik të PS-së.

Etiketa: armiqësiaBashkia e Tiranësdemokraciedi ramaFatos NanoIlir MetaLSIPartia SocialistePDPSSali BerishaShqiperia

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Debati për frekuencat dixhitale/ Doda-Haritos: Historia nuk fillon me ju zonja ministre! (film)

Mesila Doda: Shpejt vendimi, nëse vazhdojmë koalicionin me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com