Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si trajtohen çështjet penale në Bosnje dhe në gjithë rajonin. Në çështjen 03OK019233 K3, kjo gjykatë ka rrëzuar provat e siguruara përmes përgjimit dhe deshifrimit të aplikacionit SKY ECC, duke vënë në pikëpyetje gjithë konceptin e përdorimit të komunikimeve të hakura si bazë për dënime.

Vendimi godet drejtpërdrejt praktikën e viteve të fundit, ku mesazhet e SKY, ANOM apo platformave të tjera të koduara janë përdorur si prova kryesore në shumë procese. Gjykata arsyeton se mbrojtja nuk ka asnjë mundësi ta verifikojë ligjshmërinë e mbledhjes së këtyre të dhënave, sepse mungon çdo akt apo urdhër zyrtar që tregon kush i ka mbledhur, kur, për cilën arsye dhe me cilin autorizim ligjor. Pranimi i tyre, sipas vendimit, do të cenonte nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që garanton të drejtën për gjykim të drejtë dhe kontradiktoritet.

Gjykata ngriti edhe dyshimin më të rëndë – se i gjithë operacioni i deshifrimit të SKY ka qenë mbikëqyrje masive, jo përgjim i synuar, gjë që bie ndesh me standardet e procedurës penale. Duke qenë se mijëra persona janë survejuar jashtë çdo juridiksioni kombëtar, përfshirë edhe ata që nuk ishin nën hetim, gjykata arrin në përfundimin se provat janë komprometuar në vetë burimin e tyre.

Read more

Ishte gati të ikte në Karakas –

Ishte gati të ikte në Karakas –

“Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama –

Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport –

Po ashtu kërkohet të sqarohet nëse të dhënat e SKY janë prova reale apo vetëm traza të papërpunuara të marra nga shërbime inteligjente në mënyrë të panjohur. Mungesa e informacionit për mënyrën e grumbullimit, qasjen, ruajtjen dhe shkatërrimin e materialeve krijon rrezikun që gjykatat të legalizojnë prova të mbledhura duke shkelur të drejtat themelore të qytetarëve.

Ky vendim e çon debatin në një nivel krejt të ri. Për herë të parë, një gjykatë e rangut të lartë në Bosnje po vendos qartë se përgjimet dhe komunikimet e hakura nuk mund të jenë prova kyçe në gjyq, nëse nuk janë mbledhur sipas rregullave të një procesi të drejtë dhe transparent.

Avokatët dhe ekspertët e drejtësisë ndërkohë e shohin këtë vendim si sinjal të fuqishëm se epoka e dënimeve të bazuara vetëm mbi SKY po shkon drejt fundit dhe se standardet evropiane për të drejtat e njeriut po marrin më në fund peshën që meritojnë edhe në rajon.

Të Lidhura

Ishte gati të ikte në Karakas –

Ishte gati të ikte në Karakas –

nga 27
23:14 | 26/05/2026
0

Njëqind bizhuteri të çmuara dhe orë luksoze, me një vlerë totale midis 2 dhe 3 milionë euro. Sete rubinësh, smeraldesh...

Ishte gati të ikte në Karakas –

Ishte gati të ikte në Karakas –

nga 27
23:10 | 26/05/2026
0

Njëqind bizhuteri të çmuara dhe orë luksoze, me një vlerë totale midis 2 dhe 3 milionë euro. Sete rubinësh, smeraldesh...

“Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama –

“Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama –

nga 27
22:34 | 26/05/2026
0

Një moment i pazakontë ka shënuar Konferencën Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Bruksel, ku Komisionerja për Zgjerimin në...

Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport –

Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport –

nga 27
22:16 | 26/05/2026
0

Ish-Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca u shpreh se demokracia në Shqipëri ka probleme thelbësore. Në një intervistë në emisionin “Studio24”...

Para
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ishte gati të ikte në Karakas –

Ishte gati të ikte në Karakas –

23:14 | 26/05/2026
Ishte gati të ikte në Karakas –

Ishte gati të ikte në Karakas –

23:10 | 26/05/2026
“Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama –

“Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama –

22:34 | 26/05/2026
Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport –

Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport –

22:16 | 26/05/2026
Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –

Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –

21:34 | 26/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ishte gati të ikte në Karakas –
  • Ishte gati të ikte në Karakas –
  • “Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama –
  • Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport –
  • Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –
  • Kandidatët nuk duhet të ndahen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ishte gati të ikte në Karakas –
  • Ishte gati të ikte në Karakas –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com