Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Festa jubilare e socialistëve midis 75 dhe 25-vjetorit

Nga Luljeta 0

Nga: Luljeta Progni

Pas vdekjes së Enver Hoxhës në prill të vitit 1985 kongresi pasues i PPSH-së, i vitit 1986, i pari pa praninë e “komandantit legjendar”, u quajt “Kongresi i vazhdimësisë”.

kongresi i 9 kryesorNë radhët e punistëve nuk vihej re ndonjë shqetësim i madh. Të paktën nuk dukej se kishte gjasa për ndonjë ndryshim thelbësor të kursit politik. Por, si do të realizohej vazhdimësia.

Europa Lindore nuk ishte më si më parë. Po ashtu, edhe Shqipëria. Historia kërkonte ndryshim. Një ortek kishte filluar të ngjizej. Rrokullisja e ngadaltë dhe e padukshme në fillim mund të kthehej në një rrëshqitje masive që mund të merrte me vete këdo. A ishte e aftë udhëheqja e PPSH-së t’i bëhej ledh këtij orteku? A ishte e aftë ajo ta kryente vetë këtë ndryshim?

Pjesa e saj më vitale e, posaçërisht Sekretari i Parë, Ramiz Alia, po rrekeshin ta mbanin ende në këmbë sistemin komunist, sistem që kishte marrë të çara të thella për shkak të krizës së rëndë ekonomike që po kalonte vendi dhe nga ngjarjet në vendet e Evropës Lindore.

Ramiz Alia punonte në funksion të dy planeve. Plani “A” ishte përpjekja për t’i rezistuar ndryshimit. Nëse kjo dështonte, mbetej plani “B”, sipas të cilit ai duhet të merrte në dorë frerët e këtij procesi, pavarësisht se ky do të ishte një ndryshim i padëshiruar. Thelbi: klasat e përmbysura (të quajtura kështu prej sistemit komunist), ish-pronarët dhe të përndjekurit politikë, të mos arrinin të merrnin pushtet, sido që të rridhnin ngjarjet. Ndodhi kjo e dyta.

kongresi i 9 1Me të gjitha tiparet e partisë-shtet PPSH-ja e drejtoi Shqipërinë për 47 vjet me radhë, 1944-1991. Ajo do të pushonte të ishte si e tillë më 12 qershor të vitit 1991. Eshtë koha kur kjo parti u detyrua të bëjë ndryshime reale, sepse dy vitet e fundit kishin kaluar duke u përpjekur për të mbajtur në këmbë sistemin e vjetër. Partia e Punës së Shqipërisë, u riemërtua Partia Socialiste e Shqipërisë, por aty mbeti gjithçka kishte PPSH-ja, përveç emrit dhe udhëheqjes së forumeve të larta drejtuese.

PS-ja la jashtë saj Byronë Politike dhe ndryshoi programin e statutin e partisë, duke u përpjekur ta përshtatë me kushtet e reja të pluralizmit politik. Megjithatë, udhëheqësit e rinj të PS-së ishin trashëgimtarët e PPSH-së. Kur PS-ja u emërtua si e tillë, nuk mori përsipër asnjë përgjegjësi nga e shkuara e saj, nga krimet e komunizmit, që kishin për autor pikërisht udhëheqjen e PPSH-së. Krerët e partisë së riemërtuar nuk kërkuan kurrë ndjesë publike. Ata publikuan disa deklarata që rrekeshin të ndanin këtë parti nga përgjegjësitë e së shkuarës së saj totalitariste. Viktimat e shumta të sistemit komunist (shifra më e lartë në të gjitha vendet e Europës Lindore), nuk u përmendën kurrë nga udhëheqja e re e PPSH-së. Madje, në kongreset e para të PS-së bëhej kujdes i veçantë që të mbaheshin nën kontroll ato që quheshin klasat e përmbysura, kryesisht ish-pronarët dhe të përndjekurit politikë.

agolli1Pas vitit 1992 kur Partia Demokratike fitoi zgjedhjet parlamentare, PS-ja u gjend përballë kushteve të reja, në opozitë. Për shkak të rrethanave të caktuara, reformimi i PS-së u shndërrua në një luftë të brendshme politike ndërmjet figurave kryesore të partisë. Kryetari i saj në atë kohë, Fatos Nano, u burgos me akuzën për abuzime në kohën kur kishte qenë Kryeministër dhe qëndroi në burg për rreth katër vjet e gjysmë. Ai e drejtoi partinë nga burgu dhe u ridimensionua si një lider i mbështetur shumë fort në elektorat. Nga burgu i Bënçës ai drejtoi procese të rëndësishme të transformimeve në PS, sidomos në vitin 1996, me të ashtuquajturin “Mocioni Nano”. E shkuara komuniste e PS-së u kthye në armën e tij më të fortë për të luftuar kundërshtarët në parti. Një pjesë e këtyre të fundit po tregonin se e kishin vërtet të vështirë të shkëputeshin nga e shkuara komuniste, ndoshta më vështirë se kryetari i tyre. Fatos Nano shfrytëzoi pikërisht këtë argument për të luftuar kundërshtarët e tij dhe fitoi thuajse të gjitha betejat, edhe pse me shumë mundime, deri në vitin 2005.

Në tetor 2005 në krye të PS-së erdhi Edi Rama. Fatos Nano kishte dhënë dorëheqjen në shtator të vitit 2005, menjëherë pas zgjedhjeve të 3 korrikut, në të cilat PS-ja humbi. Edi Rama, ish-pedagog i pikturës në Akademinë e Arteve, kishte tentuar të niste karrierën politike në vitet ’90. Asokohe Rama ishte i pozicionuar shumë qartë kundër PPSH-së e më pas PS-së. Ai ishte në të njëjtën anë të “Murit të Berlinit”, bashkë me kolegët e tij piktorë të Gjermanisë Lindore, të cilët ishin të parët që rrëzuan murin me artin e tyre, duke pikturuar mbi të vuajtjet dhe revoltën e popujve të Evropës Lindore e në të njëjtën kohë duke e nxjerrë jashtë funksionit për të cilin ishte ndërtuar. Kjo shfaqje e pazakontë proteste u kthye në frymëzim për miliona bashkëvuajtës që bënë të mundur shkatërrimin fizik të murit.

rama 90Në librin “Refleksione”, botuar në vitin 1992, ku Edi Rama është bashkautor, shkruan: “Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha në krahasim me popullatën e Shqipërisë dhe në krahasim me vende të tjera ish-komuniste të Evropës, prandaj edhe më e pamundur është harresa te ne…”. Por jo më shumë se 6 vjet nga botimi i librit të shumëpërfolur, Fatos Nano e ftoi në qeverinë e tij si ministër të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Edi Rama e pranoi ftesën dhe u rreshtua krah atyre që kishin qenë në anën tjetër të murit. Nëse copëzat e “Murit të Berlinit” tashmë ishin kthyer në relikte të historisë, fletët e librit të Edi Ramës, që demaskonin “Çetën Plakë” dhe nënqeshjen cinike të hijes së Enver Hoxhës, kishin ndërtuar një mur tjetër.

Më pas Edi Rama u bë kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, të cilën e fitoi lehtësisht dhe doli kundërshtar i Nanos në PS, për t’i zënë vendin më 2005-ën. Ai u bë kryetari i partisë që me historinë e saj e kishte detyruar të shkruante: “Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit, është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës, apo të kriminelëve ordinerë, t’ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm, që kanë humbur besimin. Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme” .

rama nano2PS-ja nuk e bëri kurrë denoncimin e historisë së saj. Po tani, a mund të bëhej? A mund ta bënte ai vetë? Për të ndodhur kjo Edi Rama duhej të kërkonte falje të dyfishtë. Së pari, duhet t’u kërkonte falje atyre zgjedhësve socialistë që e votuan si kryetar (pjesa dërrmuese e të cilëve kishin votuar edhe Ramiz Alinë në atë post), për njollosjen e partisë së tyre në atë qëndrim jo të largët të vitit 1992 dhe, së dyti, në emër të tyre t’u kërkonte falje atyre që vuajtën terrorin komunist në të kaluarën e partisë së tij. Është një lak i ndërlikuar edhe matematikisht.

Gjithsesi, Rama u përpoq të afrojë në partinë e vjetër njerëz të rinj, duke i thelluar edhe më dasitë mes grupeve. Kjo parti është trazuar nga lufta të ashpër brenda llojit për të paktën pesë vitet e para të drejtimit Të Ramës. Kundër kryetarit të radhës doli një grupim i rëndësishëm i ish-drejtuesve të PS-së, themeluesit e saj të ’91-shit. Ata pretenduan se sakrifikuan karrierën e tyre akademike për të reformuar PS-në. Akuzat ndërmjet figurave kryesore politike të PS-së vazhduan të kishin lidhje pikërisht me tiparet “puniste” të kësaj partie. Vala e spastrimit të PS-së nga kundërshtarët e Ramës, mori me vete shumicën personaliteteve të kësaj parti që punuan për 20 vjet për t’i ndryshuar imazhin. Ka prej tyre që kanë përfunduar në PD, të tjerë që janë krejtësisht jashtë skenës politike. Ka edhe disa që kanë mbetur në këtë parti si një garniturë e kryetarit për ti mbyllur gojën fanatikëve të kësaj partie të cilët nuk dinë të lexojnë mirë lëvizjet e nëndheshme të kryetarit. Sot në PS është ende Gramoz Ruçi, rrënjët e të cilit janë shumë të thellë. Me historinë e tij politike Gramoz Ruçi lidh më së miri të gjithë brezat e kësaj partie prej themelimit, atij të hershmit, 1941.

ruci gramozGramoz Ruçi ishte i besuari i Ramiz Alisë, për të vazhduar historinë e PPSH-së në kongresin e 12 qershorit 1991. Ishte një ndër njerzit më të afërt të Nanos për 15 vite. Gramoz Ruçi është edhe sot në PS, si njeriu më i besuar i Edi Ramës. Të tjerë si Pandeli Majko apo Bashkim Fino e të ngjashëm të tyre, nuk kanë asnjë peshë në PS përveçse kur përdoren si “klloun” për t’i bërë qefin kryetarit. Tani pranë Ramës janë të tjerë. Janë bijtë e atyre që lanë partinë në vitin 1991. Është fakt se ata janë në postë ministrash dhe në poste të larta drejtuese të administratës shtetërore e të PS-së.Nuk janë pak, ka dhjetra të tillë në parti e në administratën e lartë shtetërore. Sigurisht që janë të  ndryshëm nga etërit, janë të shkolluar mirë dhe kanë armë të fuqishme, njësoj si kryetari, propagandën.

Është e vërtetë që në PS ka edhe të tjerë që kanë peshë politike dhe që nuk kanë pasur etërit në Byro apo Komitet Qëndror. Por po t’i marrësh me radhë e të shohësh se si kanë ngjitur shkallët e karrirës patjetër që i gjen lidhjet e tyre me të shkuarën e kësaj partie të lidhur ngusht me bijtë e etërve komunistë. Nuk ka rastësi në karrierën e asnjërit prej tyre. Të ishte kështu, sot në PS do të vazhdonte të ishte p.sh. Ilir Zela, djali nga Kukësi që në janar 1991, themeloi FRESSH-in bashkë me të rinj të tjerë që PS e sotme, as që ua di emrat.

E gëzofshi përvjetorin e partisë! Por mos u ngatërroni: e keni 75 e jo 25-vjeçare!

Kryeministri Edi Rama, gjate punimeve te Kongresit te Partise Socialiste, PS ne Pallatin e Kongreseve, ku rreth 1500 delegate do te zgjedhin 175 anetaret e rinj te Asamblese Kombetare. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during the Congress of Socialist Party, PS, at the Congress Palace.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej