Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Qeveria është rruga, e vërteta dhe jeta

Nga 27-shi 0

Nga Klodian Tomorri

Ata që besojnë se përmes ligjit të shpifjes qeveria ka synim të mbrojë të vërtetën dhe të luftojë shpifjen, mjafton t’i bëjnë vetes disa pyetje.

Kush e tha të vërtetën, kur u rritën taksat, çmimi i energjisë dhe ujit, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën kur qeveria e mbushi Shqipërinë me drogë, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën, kur Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme u implikuan drejtpërdrejtë në trafik ndërkombëtar droge, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën, kur pati shitblerje votash në zgjedhje, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën, kur kriminelët u ngjitën në majën e pushtetit, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën, kur kostot e koncesioneve u rritën me disa fish, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën tek Unaza e Re, qeveria apo media?

Kush e thotë të vërtetën, kur tenderat jepen pa garë, qeveria apo media?

Përgjigjuni këtyre pyetjeve dhe do të filloni të kuptoni më mirë se cili është qëllimi i qeverisë me paketën antishpifje.

Sigurisht, që lajmet e rreme ekzistojnë. Sigurisht, që ka media, të cilat fabrikojnë lajme të pavërteta. Por, një media që transmeton lajme të rreme, mund t’ia hedhë paq një herë, dy herë, pastaj përfundon në kosh, sepse bëhet e pabesueshme. Influenca e saj në publik shkon në zero, sepse askush nuk shikon apo lexon lajme tek një media ose portal që mashtron.

Ky është vetërregullimi magjik që bën tregu. Dhe ka sot në Shqipëri me dhjetra portale apo media që e kanë provuar këtë.

Qeveria do të bëhet vetë gjykatës i së vërtetës dhe ta vendosë ajo se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është gënjeshtër.

Si rezultat, të vërtetat në Shqipëri do të jenë si me poshtë:

Tenderat në Shqipëri fitohen të gjithë me garë dhe ndershmëri.

Korrupsioni në qeveri dhe në shtet është zero.

Ekonomia po lulëzon si asnjëherë më parë.

Rrogat vitin e kaluar u rritën me 27 për qind.

Check Up-i ka parandaluar 64 mijë vdekje.

Edi Rama është kryeministri më i mirë në Europë.

Në fund, Edi Rama është rruga, e vërteta dhe jeta. Njësoj si Jezu Krishti.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej