Histeria politike e 20 dhjetorit tregoi që ka pak që mund të vriten për Saliun, Ramën, Metën e Bashën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histeria politike e 20 dhjetorit tregoi që ka pak që mund të vriten për Saliun, Ramën, Metën e Bashën

11:46 | 27/12/2017
në Uncategorized
0

Nga Spartak Ngjela

Shqiptarët janë të kapur në një zgjedhë shumë të rëndë. Por tani kanë ardhur më në fund në procesin e çlirimit të tyre.

Vetë Reforma në Drejtësi dhe shpronësimi e ndëshkimi i të korruptuarve të mëdhenj, është proces i i çlirimit të shqiptarëve dhe i ngritjes së prestigjit ndërkombëtar të Shqipërisë.
Vëtëm ata që kanë abuzuar dhe ata që urrejnë qytetërimin perëndimor janë në prag të depresionit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ky pastrim do të jetë historik për historinë e Shqipërisë, se ne shqiptarët vetë nuk patëm mundësi ta bënim: gjithmonë janë shitur krerët te fqinjët, dhe kanë zhvatur shqiptarët.

l.
Gabimi…

Abuzuesit; gënjeshtarët dhe shitësi e interesave kombëtare kanë bllokuar gjithçka në Shqipëri, dhe, në 20 vjet rresht, po sundojnë duke abuzuar ligsht mbi shqiptarët.

A ka një shpjegim kjo? Natyrisht që ka – i pari shpjegim është paaftësia e shoqërisë shqiptare; nga e cila në këta 20 vjet nuk përjashtohet askush. Ky ishte një gabim i madh historik i të gjithëve, i tërë shoqërisë shqiptare. Por i ndryshëm nga komunizmi, i cili realisht ka qënë një gjëmë historike që iu imponua shoqërisë shqiptare me vrasje, terror dhe zjarr; ky i sotmi ishte një proces jashtë frikës dhe i pranueshëm nga gabimi shoqëror, si besim fëminor në fillim, dhe më pas si interes abstrakt kundrejt partive politike që u drejtuan nga banda të inkriminuara.

Gjithsesi tani e dinë të gjithë se gabimi është i vetë shqiptarëve; që u hodhën me pasion drejt gënjeshtrës, por a e kanë kuptuar tani?

Në fakt janë të shumtë ata që po presin pastrimin e madh të krimit me ndihmë të politikës amerikane. Kjo është realisht një shenjë e mirë; por ndërkaq shihet ngritja e madhe e tensionit të të gjithë korrupsionit.

ll.
Naivitet dhe mediokritet.

Të gjithë të korruptuarit e mëdhenj janë naivë, por edhe me intelekt nën mesataren për të kuptuar politikën perëndimore të ligjit dhe drejtësisë.

Natyrisht; qëkurse vendosën të vidhnin këta kryeministra, ministra, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar që sot janë nën frikën që iu ka errësuar dhe vetë arsyen; duhet ta dinin që kjo kohë do të vinte.
Dhe koha erdhi.
Por kur themi që nuk e kanë kuptuar dot politikën perëndimore, kemi parasysh faktin që, strukturat e brendshme të vendeve të demokracisë së lartë, nuk mund të të fusin në strukturat e tyre, nëse liderët e tu janë të korruptuar.
Por injorantët abuzues shqiptarë këtë që duhej ta dinin që në vitin 1992, nuk po duan ta kuptojnë as sot.

Nuk kanë faj; është fenomen që nuk e kupton dot niveli i provincës shqiptare. Se elitarët e kanë kuptuar mirë ndërkohë.

Në fakt elita e re po pret të drejtojë vendin me ligj dhe drejtësi. Dhe nëse të pavëmendshmit apo skeptikët pyesin se ku është. Përgjigja është e sigurt: këtu janë; do t’i shihni shpejt.

lll.
Të korruptuarit nuk e kuptuan dot politikën amerikane.

Ndërkohë, sigurisht që nga korrupsioni i nivelit të lartë shtetëror po kërkohet destabilizimi i Shqipërisë. Por histeria politike e 20 dhjetorit tregoi që ka shumë pak të gënjyer që mund të vriten për paratë e vjedha të Saliut, Ramës, Metës dhe Bashës.

Kanë marrë fund. Në fakt kjo është politikë e nivelit të lartë që asnjëri prej këtyre nuk e kupton, madje as edhe të gjithë ministrat dhe drejtorët që kanë abuzuar bashkë me këta, nuk e kuptojnë dot.

Në fakt; niveli i ulët i intelektit; kurrë nuk e beson atë që nuk dëshiron; ose, me nivelin mediokër që ka, mendon se do ta mundë kundërshtarin.
Po pse, vërtet mund të mundin disa shqiptarë të inkriminuar, krejt të paaftë, politikën amerikanë në një vend të interesit të lartë amerikan, ku 97 përqind e popullit është me Amerikën?

Po mirë; këta injorantë, ende nuk duan ta kuptojnë që këtu po luajnë interesa shumë të mëdha të politikës së lartë perëndimore?
Siç duket ende nuk e kanë kuptuar dot luftën e ftohtë të Uashingtonit dhe Moskës në këtë zonë; dhe faktin e qartë që Uashingtoni nuk mund të jetë në aleancë politike me njerëz si këta që shesin gjithçka.

Por, a mund ta shesin edhe sot këta të korruptuar interesin kombëtar në Moskë për të shpëtuar veten?
Pse, o të “vdekur”; vërtet mendoni se edhe ju mund të aktorin me politikën anakronike dhe të pistë të Enver Hoxhës?

lV.
Po ta shohësh me një sy kritik e konstaton menjëherë që këtë që po drejtojnë Shqipërinë në dy dekada, janë sjellësit e fatkeqësisë së re shqiptare.

Ja çfarë iu kanë bërë shqiptarëve:

I kanë bllokuar kundrejt çdo zhvillimi.

I kanë dëbuar nga Shqipëria.

I kanë varfëruar deri në ekstrem.

Bëjnë sikur shkojnë drejt Bashkimit Europian, dhe vetë bllokojnë anëtarësimin e Shqipërisë atje.

I kanë vjedhur shqiptarët deri në ekstrem dhe i hodhën edhe në një luftë të nxehtë, sepse nuk hiqnin dorë nga vjedhja në vitin 1997.

Iu kanë bllokuar tregun me klientët e tyre.

Kanë depozituar jashtë shtetit mbi 5 miliardë Dollarë, kur këtu ka shtresa të tëra shoqërore që vuajnë për strehë dhe ushqim.

Kanë futur në drejtimin e shtetit imoralitetin dhe korrupsionin si kulturë që ka zënë vend.

Kanë degraduar gjithçka humane dhe kanë tentuar gjithmonë në përçarjen e shoqërisë.

Kanë shkatërruar me ndërgjegje të plotë të gjithë arsimin shqiptar.

Kanë vrarë në Shqipëri sensin e punës.

Kanë luftuar me histeri intelektuslizmit shqiptar.

Iu kanë imponuar shqiptarëve injorancën si dije; dhe me injorantët i sundojnë dhe i vjedhin.

Nuk kanë lejuar votimin e lirë, dhe kanë krijuar me kast një Parlament injorantësh që i shërben vetë korrupsionit të tmerrshëm të krerëve.

E pra…
Kjo reformë që ka nisur do t’i likuidojë të gjithë këta aspekte të rëndë jetësorë që u janë imponuar shqiptarëve.
Dhe kjo tani është një ndërmarrje e nisur…

Etiketa: Amerikaedi ramahisteriIlir MetaLulzim Bashareforma ne drejtesiSali BerishaSpartak Ngjela

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
2017 vjet më parë Zoti e dërgoi të birin e tij në tokë që njerëzit të mos jetonin në errësirë…Gëzuar Krishtlindjen!

2017 vjet më parë Zoti e dërgoi të birin e tij në tokë që njerëzit të mos jetonin në errësirë…Gëzuar Krishtlindjen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com