Qeveria është rruga, e vërteta dhe jeta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria është rruga, e vërteta dhe jeta

09:50 | 24/12/2019
në Opinion
0

Nga Klodian Tomorri

Ata që besojnë se përmes ligjit të shpifjes qeveria ka synim të mbrojë të vërtetën dhe të luftojë shpifjen, mjafton t’i bëjnë vetes disa pyetje.

Kush e tha të vërtetën, kur u rritën taksat, çmimi i energjisë dhe ujit, qeveria apo media?

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kush e tha të vërtetën kur qeveria e mbushi Shqipërinë me drogë, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën, kur Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme u implikuan drejtpërdrejtë në trafik ndërkombëtar droge, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën, kur pati shitblerje votash në zgjedhje, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën, kur kriminelët u ngjitën në majën e pushtetit, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën, kur kostot e koncesioneve u rritën me disa fish, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën tek Unaza e Re, qeveria apo media?

Kush e thotë të vërtetën, kur tenderat jepen pa garë, qeveria apo media?

Përgjigjuni këtyre pyetjeve dhe do të filloni të kuptoni më mirë se cili është qëllimi i qeverisë me paketën antishpifje.

Sigurisht, që lajmet e rreme ekzistojnë. Sigurisht, që ka media, të cilat fabrikojnë lajme të pavërteta. Por, një media që transmeton lajme të rreme, mund t’ia hedhë paq një herë, dy herë, pastaj përfundon në kosh, sepse bëhet e pabesueshme. Influenca e saj në publik shkon në zero, sepse askush nuk shikon apo lexon lajme tek një media ose portal që mashtron.

Ky është vetërregullimi magjik që bën tregu. Dhe ka sot në Shqipëri me dhjetra portale apo media që e kanë provuar këtë.

Qeveria do të bëhet vetë gjykatës i së vërtetës dhe ta vendosë ajo se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është gënjeshtër.

Si rezultat, të vërtetat në Shqipëri do të jenë si me poshtë:

Tenderat në Shqipëri fitohen të gjithë me garë dhe ndershmëri.

Korrupsioni në qeveri dhe në shtet është zero.

Ekonomia po lulëzon si asnjëherë më parë.

Rrogat vitin e kaluar u rritën me 27 për qind.

Check Up-i ka parandaluar 64 mijë vdekje.

Edi Rama është kryeministri më i mirë në Europë.

Në fund, Edi Rama është rruga, e vërteta dhe jeta. Njësoj si Jezu Krishti.

Etiketa: . rrugae vërtetaedi ramajetaJezu KrishtiKlodian TomorrimediaQeveriaQeveria është rruga e vërteta dhe jetatenderat

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Sherr në Elbasan, plagoset me thikë 20 vjeçari

Sherr në Elbasan, plagoset me thikë 20 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët –

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët –

16:21 | 31/01/2026
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun –

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun –

16:15 | 31/01/2026
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun –

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun –

15:49 | 31/01/2026
Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend –

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë –

15:01 | 31/01/2026
Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje –

Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje –

14:45 | 31/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët –
  • Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun –
  • Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun –
  • “Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë –
  • Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje –
  • Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët –
  • Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com