Zëri i Amerikës/ Mjekët: Presidenti Trump mund të dalë nga spitali të hënën (foto+film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës/ Mjekët: Presidenti Trump mund të dalë nga spitali të hënën (foto+film)

17:45 | 05/10/2020
në Bota, Kryesore
0

Mjekët thanë të dielën se gjendja e Presidentit Donald Trump po përmirësohet ndërsa ai trajtohet për COVID-19 në një spital ushtarak dhe se presidenti mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë qysh të hënën, ku mjekimi do të vazhdojë.

Mjekët që po kurojnë Presidentin Trump thanë se i kishin dhënë atij oksigjen plotësues dy herë, të enjten dhe të premten, në betejën me sëmundjen. Ekipi mjekësor tha se po i monitoron gjendjen e mushkërive por nuk pranuan të japin hollësi se çfarë kanë parë.

Ata thanë se i kishin dhënë gjithashtu Presidentit Trump dexamethasone. Ky ilaç rezulton nga studimet se përmirëson gjendjen e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19, të cilët kanë nevojë për oksigjen shtesë.

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Por, sipas udhëzimeve të Shoqatës së Sëmundjeve Infektive të Amerikës, ai nuk duhet të jepet për raste të lehta, pasi mund të kufizojë aftësinë e trupit për ta luftuar vetë virusin.

“Fakti është se Presidenti po përparon vërtet mirë”, u tha gazetarëve Dr. Sean P. Conley në Qendrën Mjekësore Kombëtare të Ushtrisë, Walter Reed, ku është duke u trajtuar Presidenti Trump.

Mjekët thanë se Presidenti Trump nuk ka patur ethe që nga e premtja dhe se funksionet e mëlçisë dhe veshkave janë normale, pas dozës së dytë të Remdesivirit, një ilaç antiviral i nxjerrë në treg nga Gilead Science Inc, që është provuar se e shkurton qëndrimin në spital për pacientët me COVID-19.

Dr Brian Garibaldi tha se Presidentit Trump iu dha dexamethasone në përgjigje të “niveleve të ulëta kalimtare të oksigjenit”. “Ai e mori dozën e parë dje dhe plani ynë është që t’ia vazhdojmë,” tha Dr. Garibaldi.

Presidentit Trump po i bëhet gjithashtu një trajtim eksperimental me REGN-COV2 të firmës Regeneron, si dhe po i jepet zink, Vitaminë D, famotidinë, melatoninë dhe aspirinë, thanë mjekët.

Presidenti postoi të shtunën mbrëma një video nga spitali, ku thoshte se kishte filluar të ndihej më mirë dhe se shpresonte të “kthehej së shpejti”.

pic.twitter.com/gvIPuYtTZG

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 3, 2020

Zëri i presidentit tingëllonte pak i ngjirur video, por ai dukej në humor të mirë. Ai tha se po luftonte për miliona njerëz në mbarë botën që kanë patur virusin.

Ai tha se mund të kishte qëndruar në Shtëpinë e Bardhë për të mbrojtur veten, por si president nuk mund t’ia lejonte vetes të “mbyllej në dhomën në katin e sipërm”.

Presidenti falenderonte në video ekipin mjekësor që po e trajton si dhe udhëheqësit botërorë që i kanë dërguar urime.

Nëpërmjet Twitterit, ai u dërgoi falenderime njerëzve që kishin ardhur jashtë spitalit për ta mbështetur. “Ata vërtet e duan vendin tonë”, shkruante ai.

I really appreciate all of the fans and supporters outside of the hospital. The fact is, they really love our Country and are seeing how we are MAKING IT GREATER THAN EVER BEFORE!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 4, 2020

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien tha të dielën se nuk është diskutuar ndonjë transferim i përkohshëm i pushtetit tek Zëvendës Presidenti Mike Pence.

“Ne kemi një qeveri të qëndrueshme,” tha zoti O’Brien për CBS News, duke shtuar më vonë: “Ne kemi plane për gjithçka.”

KOMENTET KONTRADIKTORE

Shefi i Kabinetit i Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows tha se gjendja e Presidentit Trump të premten ishte shumë më keq sesa e kishin publikuar zyrtarët.

Ai tha në një intervistë me Fox News se mjekët rekomanduan që presidenti të shkonte në spital pasi diktuan se ai kishte ethe dhe niveli i oksigjenit në gjak po i binte me shpejtësi. Zoti Meadows i bëri komentet pas dy ditë me vlerësime kontradiktore dhe të paqarta për shëndetin e presidentit. Zoti Meadows shtoi: “Mund t’ju them se gjëja më e rëndësishme që shohim tani është se ai tani nuk ka ethe dhe oksigjeni është në nivel të plotë”.

Ai tha se të premten “ishim vërtet të shqetësuar pasi niveli i tij i oksigjenit kishte rënë me shpejtësi. Megjithatë në stilin e tij tipik presidenti ishte ngritur dhe ecte”.

Të premten zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë zotin Meadows, thanë se Presidenti Trump po kalonte “simptoma të lehta” dhe po vazhdonte të punonte. Ai tha se megjithatë, mjekët e spitaleve Walter Reed dhe Johns Hopkins rekomanduan që ai të shtrohej.

Zoti Meadows tha se Presidenti “ka bërë përmirësime të pabesueshme nga e premtja në mëngjes kur një numër prej nesh, mjeku dhe unë, ishim shumë të shqetësuar.”

I pyetur nga gazetarët të dielën, Dr. Conley tha: “Unë po përpiqesha të pasqyroja një qëndrim optimist të ekipit dhe të presidentit për rrjedhën e sëmundjes së tij”. “Nuk kam dashur të jap ndonjë informacion që mund t’i jepte kronologjisë së sëmundjes një drejtim tjetër dhe, duke vepruar kështu, u duke sikur ne po përpiqeshim të fshihnim diçka, gjë që jo domosdo është e vërtetë,” tha ai.

NJË KALENDAR AGRESIV FUSHATE

Ndërkohë, fushata e Presidentit Trump tha se Nënpresidenti Mike Pence, do të ketë një program “agresiv” fushate këtë javë, ashtu si edhe tre fëmijët më të mëdhenj të zotit Trump.

“Ne nuk mund të qëndrojmë në bodrum ose të mbyllim ekonominë për një kohë të pacaktuar, por duhet t’i dalim situatës në ballë,” tha këshilltari i fushatës Jason Miller të dielën në televizionin ABC.

Nga ana e tij, ish Nënpresidenti Biden, i cili rezultoi negativ të premten, tre ditë pas debatit me zotin Trump, i ka uruar në mënyrë të përsëritur presidentit një shërim të shpejtë. Por zoti Biden dhe ndihmësit e tij e kanë përdorur faktin që presidenti rezultoi pozitiv për COVID për të nënvizuar një mesazh të qëndrueshëm fushate: se ai mund ta trajtojë çështjen e pandemisë më mirë se Presidenti Trump.

Zëvendës menaxherja e fushatës, Kate Bedingfield tha të dielën se zoti Biden do të vazhdojë për 30 ditët e mbetura të fushatës të ngrejë argumentin se ai është në gjendje të sigurojë një udhëheqje të qëndrueshme për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë.” /VOA/

Etiketa: COVID-19mjekëtPresidenti Donald TrumpspitaliVOAZeri i Amerikes

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

nga 27
07:36 | 04/02/2026
0

DASHI Keni kaluar javë intensive, pothuajse si një pistë me pengesa. Tani qielli kërkon vetëm një gjë nga ti: ngadalëso...

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

nga 27
07:29 | 04/02/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me kthjellime e...

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

nga 27
23:29 | 03/02/2026
0

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti...

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

nga 27
23:19 | 03/02/2026
0

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, deklaroi se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda...

Para
Tortë me reçel boronice, për të cilën Iva Tiço u nxi nga zilia

Tortë me reçel boronice, për të cilën Iva Tiço u nxi nga zilia

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

07:36 | 04/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

07:29 | 04/02/2026
Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –
  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com