Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:19 | 06/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka akuzuar qeverinë se përmes “Paketës së Maleve” po zbaton një politikë që, sipas saj, synon tjetërsimin e pronave dhe shpopullimin e zonave rurale në Shqipëri.

Ajo deklaroi se kjo nismë nuk prek vetëm Martaneshin, por të gjitha zonat malore të vendit.

Sipas Vatës, “Paketa e Maleve” është “një mekanizëm për tjetërsimin e pronave dhe shpopullimin sistemik të fshatrave”, ndërsa shtoi se projektet energjetike që po zhvillohen në këto zona janë “dora e fundit e qeverisë për të varrosur bujqësinë dhe blegtorinë”. Ajo pretendoi se tokat bujqësore dhe kullotat po nxirren në ankand dhe po u jepen personave të lidhur me pushtetin për ndërtimin e parqeve me panele diellore dhe hidrocentraleve.

Read more

Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-gjyqtarin, Shkëlzen Selimi –

Opozita bojkoton, shtyhet votimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës –

Miliona lekë të humbura, Dogana e Tiranës nuk zbaton rekomandimet e KLSH –

Ktheu apartamentin në call-center për mashtrime me bursa fiktive, arrestohet 25-vjeçarja –

“Dua të flasim për një situatë që prek jo vetëm Martaneshin, por gjithë zonat malore të Shqipërisë. Banorët e Martaneshit, ju e patë vetë se këtë dëgjesë publike e kthyen në protestë sepse e dinë shumë mirë se çfarë po ndodh me tokat e tyre. Dhe kjo nuk është e rastësishme, por është shembulli i qeverisjes përmes “Paketës së Maleve”, një mekanizëm për tjetërsimin e pronave dhe shpopullimin sistemik të fshatrave. Panelet diellore, HEC-et me tuba, janë dora e fundit e qeverisë për të varrosur bujqësinë dhe blegtorinë. Rama thotë se po mendon për ish-pronarët, për zhvillimin turistik, por në realitet është krejt tjetër. Dhe objektivi i parë janë, kullotat dhe tokat e përbashkëta, prona që kanë shumë bashkëpronarë dhe tjetërsimi i tyre, është vjedhje e hapur. Në Martanesh dhe kudo. Bashkitë po nxjerrin tokat në ankand për miqtë e kryeministrit, për të vendosur panelet diellore, dhe sigurisht edhe për objeksione të tjera. Kryeministri e ka bërë këtë publike edhe në Davos, duke e prezantuar si një zhvillim green, por është një politikë që vret blegtorinë dhe ekonominë fshatare. Disa familje prezantohen si biznese lokale, por pas tyre fshihen oligarkë dhe ndërtues që kanë lidhje ose biznesmenë që kanë lidhje me qeverinë.”, tha Vata.

Deputetja hodhi poshtë argumentet e qeverisë për zhvillim turistik apo mbështetje ndaj ish-pronarëve, duke i cilësuar ato si justifikime.

“Objektivi i parë janë, kullotat dhe tokat e përbashkëta, prona që kanë shumë bashkëpronarë dhe tjetërsimi i tyre, është vjedhje e hapur”, u shpreh ajo.

Vata akuzoi gjithashtu pushtetin vendor për manipulim të të dhënave mbi tokat, duke pretenduar se ato po riklasifikohen nga “toka buke” në “toka jo produktive”, me qëllim kalimin e tyre për projekte energjetike. Sipas saj, kjo praktikë po dëmton drejtpërdrejt ekonominë fshatare dhe po çon drejt braktisjes së zonave rurale.

Duke iu referuar reagimeve në terren, deputetja përmendi protestat e banorëve në disa zona, përfshirë Martaneshin, ku sipas saj një dëgjesë publike u kthye në përplasje me përfaqësuesit vendorë. Ajo vuri në dyshim vlefshmërinë e këtyre dëgjesave, duke deklaruar se “janë bërë dëgjesa publike me 10-15 veta që nuk ka asnjë vlerë ligjore”.

Në vijim, Vata paralajmëroi se ky fenomen mund të shtrihet edhe përtej zonave malore. Ajo tha se “ky është vetëm fillimi i mega tjetërsimit të pronave… që nis me kullota dhe do të vazhdojë edhe me tokat kodrinore, me ullinj nga Saranda deri në Krujë”.

Deputetja ngriti gjithashtu shqetësime për ndikimin afatgjatë në sigurinë ushqimore dhe ekonominë vendase, duke argumentuar se politikat aktuale po dëmtojnë fermerët dhe blegtorët, ndërsa përfitimet, sipas saj, po përqendrohen në pak duar.

The post Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria appeared first on 27.

Të Lidhura

Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-gjyqtarin, Shkëlzen Selimi –

Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-gjyqtarin, Shkëlzen Selimi –

nga 27
11:59 | 28/04/2026
0

Apeli i Posaçëm ka konfirmuar këtë të martë, pafajësinë e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi. Në njoftimin e...

Opozita bojkoton, shtyhet votimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës –

Opozita bojkoton, shtyhet votimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës –

nga 27
11:53 | 28/04/2026
0

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se opozita nuk ka arsye për të munguar në seancën e...

Nga kontrabanda te mosarkëtimet, KLSH gjen 5.3 miliardë lekë dëm financiar nga Doganat –

Miliona lekë të humbura, Dogana e Tiranës nuk zbaton rekomandimet e KLSH –

nga 27
11:31 | 28/04/2026
0

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se një pjesë e konsiderueshme e rekomandimeve të lëna për Degën Doganore Tiranë...

Ktheu apartamentin në call-center për mashtrime me bursa fiktive, arrestohet 25-vjeçarja –

Ktheu apartamentin në call-center për mashtrime me bursa fiktive, arrestohet 25-vjeçarja –

nga 27
11:15 | 28/04/2026
0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçare që dyshohet se ka mashtruar shtetas të huaj përmes investimeve në...

Para
Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –

Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-gjyqtarin, Shkëlzen Selimi –

Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-gjyqtarin, Shkëlzen Selimi –

11:59 | 28/04/2026
Opozita bojkoton, shtyhet votimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës –

Opozita bojkoton, shtyhet votimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës –

11:53 | 28/04/2026
Nga kontrabanda te mosarkëtimet, KLSH gjen 5.3 miliardë lekë dëm financiar nga Doganat –

Miliona lekë të humbura, Dogana e Tiranës nuk zbaton rekomandimet e KLSH –

11:31 | 28/04/2026
Ktheu apartamentin në call-center për mashtrime me bursa fiktive, arrestohet 25-vjeçarja –

Ktheu apartamentin në call-center për mashtrime me bursa fiktive, arrestohet 25-vjeçarja –

11:15 | 28/04/2026
Dy javë pa drita, banorët e Fushmbretit në Elbasan dalin në protestë –

Dy javë pa drita, banorët e Fushmbretit në Elbasan dalin në protestë –

10:47 | 28/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-gjyqtarin, Shkëlzen Selimi –
  • Opozita bojkoton, shtyhet votimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës –
  • Miliona lekë të humbura, Dogana e Tiranës nuk zbaton rekomandimet e KLSH –
  • Ktheu apartamentin në call-center për mashtrime me bursa fiktive, arrestohet 25-vjeçarja –
  • Dy javë pa drita, banorët e Fushmbretit në Elbasan dalin në protestë –
  • Turp për ata që kanë ngrënë nga PL –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-gjyqtarin, Shkëlzen Selimi –
  • Opozita bojkoton, shtyhet votimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com