Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:26 | 06/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën –

Ajo parti është lubizuar totalisht, janë në grahmat e fundit –

U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka –

Gjyqi ndaj Metës riktheu ato të diktatorit Hoxha dhe skultorit xhelat, Kristaq Rama –

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2025, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit ishte 241 milionë euro, në rritje me 25% krahasuar me një vit më parë.

Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare ishin në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. 65% e vlerës totale të investimeve shqiptare jashtë vendit në 2025 ishin injektime të reja kapitali, ndërsa pjesa e mbetur ishin kryesisht fitime të riinvestuara të shoqërive të kontrolluara jashtë vendit.

Investimet direkte dalëse sidoqoftë kanë ende një peshë të ulët në raport me investimet e huaja hyrëse në Shqipëri, me rreth 18% të tyre. Bilanci neto i investimeve të huaja direkte ishte negativ (investimet hyrëse tejkalojnë ndjeshëm ato dalëse), për një vlerë të përgjithshme prej 1.33 miliardë eurosh, në rënie me 0.7% krahasuar me vitin 2024.

Investimet e huaja direkte në Shqipëri u rritën për të pestin vit radhazi në 2025 dhe arritën një rekord të ri historik. Ato shënuan vlerën e 1.64 miliardë eurove, në rritje me 3.5% krahasuar me një vit më parë.

Informacioni statistikor për investimet e sipërmarrjes tonë jashtë vendit kufizohen vetëm në të dhënat e Bilancit të Pagesave dhe nuk ekzistojnë të dhëna më të detajuara për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale.

Megjithatë, dihet që një pjesë e grupeve të mëdha të biznesit në Shqipëri i kanë shtrirë një pjesë të aktiviteteve të tyre edhe jashtë vendit, si pjesë e strategjisë së zgjerimit dhe diversifikimit të tregjeve. Kjo tendencë duket të jetë në rritje të dukshme gjatë viteve të fundit.

Grupi Balfin ka shtrirë prej vitesh aktivitetet e lidhura me ndërtimin dhe pasuritë e paluajtshme në Austri, Zvicër dhe Amerikën e Veriut. Grupi Kastrati ka kryer një investim të rëndësishëm në sektorin e hotelerisë në SHBA. Ndërkohë, grupe të tjera të rëndësishme të biznesit shqiptar kanë një prani të konsoliduar edhe në tregjet rajonale, sidomos në Kosovë.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet se është shteti me përqendrimin më të madh të investimeve shqiptare.

Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të 9-mujorit 2025, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 551 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i tretë më i madh në Kosovë.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në ndarjen sektoriale, investimet shqiptare janë të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, ndërtim, prodhim dhe tregti./ Monitor

Të Lidhura

Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën –

Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën –

nga 27
13:27 | 28/04/2026
0

Kristian Prenga zotohet se do të trondisë botën kur të hyjë në ring me Anthony Joshua më 25 korrik. Përballja...

Nuk ka mbetur rrugë e ndërtuar nga Rama-Balluku që të mos jetë shembur –

Ajo parti është lubizuar totalisht, janë në grahmat e fundit –

nga 27
13:17 | 28/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi përplasjet e Kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres Elisa Spiropalit. Në konferencë për mediat...

U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka –

U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka –

nga 27
12:51 | 28/04/2026
0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për çështjen ndaj ish-shefit të policisë rrugore Roven...

Asnjë çudi nga drejtësia sorosiane –

Gjyqi ndaj Metës riktheu ato të diktatorit Hoxha dhe skultorit xhelat, Kristaq Rama –

nga 27
12:35 | 28/04/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot në lidhje me shfaqjen në publik të Ilir Metës në kafazin prej...

Para
Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën –

Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën –

13:27 | 28/04/2026
Nuk ka mbetur rrugë e ndërtuar nga Rama-Balluku që të mos jetë shembur –

Ajo parti është lubizuar totalisht, janë në grahmat e fundit –

13:17 | 28/04/2026
U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka –

U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka –

12:51 | 28/04/2026
Asnjë çudi nga drejtësia sorosiane –

Gjyqi ndaj Metës riktheu ato të diktatorit Hoxha dhe skultorit xhelat, Kristaq Rama –

12:35 | 28/04/2026
U goditëm me shkopa gome dhe spraj kundër arinjve –

Duan të fshehin atë që po i ndodh Ilir Metës dhe kushtet skandaloze –

12:15 | 28/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën –
  • Ajo parti është lubizuar totalisht, janë në grahmat e fundit –
  • U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka –
  • Gjyqi ndaj Metës riktheu ato të diktatorit Hoxha dhe skultorit xhelat, Kristaq Rama –
  • Duan të fshehin atë që po i ndodh Ilir Metës dhe kushtet skandaloze –
  • Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-gjyqtarin, Shkëlzen Selimi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën –
  • Ajo parti është lubizuar totalisht, janë në grahmat e fundit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com