Reshjet e dëborës/ Emergjencat Civile: Vështirësi në qarkullimin e mjeteve, ja akset problematike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reshjet e dëborës/ Emergjencat Civile: Vështirësi në qarkullimin e mjeteve, ja akset problematike

11:47 | 12/01/2017
në Shqiperi
0
Makina te bllokuara ne rruget e mbuluara nga bora, prane fshatit Hotolisht te Librazhdit. Prej sot ne te gjithe vendit temperaturat kane pesuar renie te ndjeshme te cilat kane sjelle dhe reshje te medha debore ne veri dhe jug-lindje te Shqiperise./r/n/r/nCars stuck in the snow in the national road near the city of Librazhd, south-east Albania on December 28, 2014. Albania, as most of Europe, has been engulfed by cold weather with temperatures below zero and snowfall that has caused road blocks and accidents in several main axes.

Helikopterët e Forcave të Armatosura ngrihen në fluturin për të dërguar ndihma në disa zona të bllokuara nga bora

Në të gjithë vendin reshjet e dëborës dhe temperaturat poshtë zeros kanë shkaktuar vështirësi sidomos në qarkullimin e automjeteve.

Strukturat e angazhuara me mirëmbajtjen e rrugëve, firmat e kontraktuara kanë vijuar punën e tyre për hapjen e rrugëve nacionale të cilat qanë të qarkullueshme pa zinxhirë në pjesën dërrmuese te tyre.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Mbeten disa akse rurale ende të bllokuara ku po punohet vazhdimisht që të bëhet i mundur qarkullimi i mjeteve.

Si pasojë e reshjeve të dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë ka pasur vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore. Gjatë gjithë kohës ato janë mbajtur në monitorim nga Policia Rrugore ndërsa pushteti vendor ka marrë masa duke hedhur skorje dhe kripë.

Ngricat e dëbora ka shkaktuar probleme në Gramsh, dhe bashkia e këtij qyteti nuk ka lejuar qarkullimin e autobusëve.

Situata në akset rrugore në të gjithë vendin paraqitet si më poshtë:

QARKU KUKËS
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.

Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë por në segmente të caktuara duhet të bëhet kujdes si pasojë e ngricave. Po punohet me 4 mjete borëpastruese për pastrimin e saj nga bora dhe akulli. Policia Rrugore po monitoron qarkullimin e automjeteve.

Akset Kukës- Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë, Bajram Curri-Valbonë dhe Fushë Dukagjin-Qafë Shllak qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë ndërsa në aksin rrugor Ura e Zapodit- Shishtavec përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm.

Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të dërgoj ndihma ushqimore në Bashkinë Tropojë gjatë ditës.

QARKU DIBËR
Aksi rrugor Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë i bllokuar. Po punohet me 2 fadroma për hapjen e tij.

Aksi rrugor kombëtar, Qafë Bualli-Peshkopi, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë. Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 2 fadroma për mbajtjen të hapur këtë aks rrugor.

Të qarkullueshme me zinxhirë janë akset rrugore Peshkopi-Kala e Dodës, Ura e Çerenecit-Steblevë dhe Peshkopi-Kala e Dodës ndërsa e bllokuar është rruga Burrel-Selishtë. Për hapjen e saj po punohet me 1 fadromë.

Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të dërgoj ndihma në fshatin Tërnovë e Vogël, Njësia Administrative Zerqan Bashkia Bulqizë

QARKU SHKODËR
Akset rrugore Shkodër-Qafë Thore-Theth, Shkodër- Bregu Lumit, Bardhet-Iballë dhe Bogë-Qafë Thore janë të bllokuara. Po punohet për hapjen e tyre por ka vështirësi për shkak të ngricave.

Akset rrugore Qaf Mali-Fierzë, Fush Arrëz-Qafë Shllak dhe Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrës janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Gjatë ditës së sotme një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të dërgoj ndihma në Njësinë Administrative Bregu i Lumit.

QARKU LEZHË
Aksi rrugor Kurbnesh-Lurë është i qarkullueshëm me zinxhirë.

Akset rrugore Bulshar-Nënshejt-Lajthizë dhe Reps-Gurth-Spaç janë të bllokuara.

QARKU TIRANË
Si rezultat i reshjeve të borës gjatë natë ka pasur probleme në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore si autostradën Tiranë-Durrës, autostradën Durrës-Kavajë dhe aksin rrugor Tiranë-Dajt.

Policia Rrugore ka monitoruar situatën dhe në disa zona ka bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve. Forcat dhe mjetet e bashkisë Tiranë kanë punuar me pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e skorjeve në zonat problematike.

QARKU ELBASAN
Aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i kalueshëm me zinxhirë.

Të gjitha akset e tjera rrugore janë të kalueshme pa probleme.

QARKU KORÇË
Akset rrugore Ersekë-Leskovik-Çarshovë Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Dardhë janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe forca për të mbajtur të hapur të gjitha akset rrugore.

QARKU VLORË
Në Qafën e Muzinës qarkullimi i mjeteve kryhet pjesërisht me zinxhirë ndërsa firmat kontraktore janë në gatishmëri me mjete për çdo situatë.

Në Qafën e Llogarasë qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë por në pjesë të veçanta do kujdes nga drejtuesit e automjeteve sepse ka prezencë ngricash.

Policia Rrugore po monitoron kalimin e automjeteve në këto segmente rrugore.

QARKU GJIROKASTËR
Të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme pa zinxhirë me përjashtim të aksit rrugor Përmet-Çarshovë.

Akset rrugore që të çojnë në zonat rurale janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë.

QARKU BERAT
Aksi rrugor Potom-Skrapar i kalueshëm me zinxhirë

Ne qarqet e tjera nuk raportohet per probleme.

Etiketa: akulliBeratdeboraDibërElbasan Korçëemergjencat civileGjirakastërKukesLezherrugetShkoderTiraneVlore

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Spartak Ngjela analizon “sezonin” politik, zbulon nga kush po kërcënohet Sali Berisha

Pse Athina Zyrtare dhe Kisha greke dridheshin nga gjuha shqipe?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com