Drejt BE-së si breshkat e Edi Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejt BE-së si breshkat e Edi Ramës

20:06 | 25/03/2016
në Uncategorized
0

Nga Luljeta Progni

Rezoluta e fundit e Parlamentit Evropian për Shqipërinë u kalua pa shumë vëmendje nga media dhe opozita. Ngjarjet tragjike në Bruksel, por edhe zhvillimet e brendshme, siç ishte deklarata e ambasadorit amerikan Donald Lu për Byronë e Hetimit dhe Al Kaponet e Shqipërisë duket se e zbehën atë që Parlamenti Evropian shprehte në atë rezolutë. Dokumenti i miratuar dy ditë më parë nga Komisioni i Jashtëm në PE, flet për përkeqësim të treguesve kryesorë që përcaktojnë negociatat për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Në të jepen sinjale të qarta se nuk ka ecuri në prioritetet bazë të vendosura si kusht nga Brukseli për Shqipërinë. Dhe kur flitet për integrimin lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar është një ndër kriteret kryesore.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Por, kur të gjithë presin të ketë rezultate në këtë drejtim në fakt konstatohet e kundërta, ka përkeqësim. Korrupsioni, nëse do të flisnim me terminologjinë e kryeministrit, është bërë një sëmundje që në vend që të lokalizohet i ka shtrirë metastazat në të tëra nivelet e qeverisje, është bërë i kudogjendur. Në rezolutë thuhet: “Vazhdon të jetë shqetësuese përhapja e korrupsionit veçanërisht në arsim, shëndetësi, drejtësi prokurorimet publike, ndërtimet, planifikimin e territorit dhe qeverisjen lokale”. Ky konstatim i Parlamentit Evropian e largon akoma më shumë Shqipërinë nga Bashkimi Evropian.

U duk se me Lazaratin, do t’i bindnim evropianët, se vendi po ndahej nga një e shkuar kriminale e drogës, por kjo në sytë e tyre nuk ka ndodhur. Në rezolutë thuhet se vlerësojmë përpjekjet, por trafiqet mbeten një problem shumë i madh për Shqipërinë. Kjo është një tjetër notë jokaluese.

Rruga drejt Bashkimit Evropian është e përcaktuar edhe nga kriteri politik. Rezoluta ka thirrje drejtuar forcave politike për dialog më të madh për reformat, për bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës në Kuvend që cilësohet si themelor për ecurinë e vendit drejt BE-së. Përshëndetja për miratimin unanim të ligjit të dekriminalizimit, shoqërohet nga pas me një listë detyrash që ende nuk po plotësohen. Prej Parlamentit pritet miratimi sa më parë i ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, forcimi i legjislacionit antikorrupsion, përfundimi i reformës në drejtësi, ku si një qershi mbi tortë pret adoptimi i njësisë antikorrupsion për të pasuar në vijim me hetimesh reale, ndjekje penale dhe dënime për korrupsion në të gjithë nivelet e qeverisjes.

Rezoluta e ka pjesë të veten edhe zgjedhjet, kriter bazë në rrugën drejt BE-së. Ndërhyrjet për legjislacionin janë përcaktuar qartë e nuk lënë shteg për shumë retorikë. Në rezolutë kërkohet zbatimi i rekomandimeve të OSBE ODIHR-it, kërkohet krijimi i komisoneve elektorale të pavarura, tërhiqet vëmendja se blerja e votës është një kërcënim, ndaj të cilit duhen ndërmarrë masa urgjente. Edhe në këtë drejtim mbetemi në vendnumëro.

Për rezolutën e PE po kaq larg integrimit jemi edhe në pikëpamje të kriterit ekonomik. Rezoluta vëren me shqetësim përkeqësim, sidomos në aspektin e punësimit. “Papunësi e lartë sidomos në moshën e re”, është një frazë e shkëputur nga rezoluta, por që në realitetin e vendit ndërlidh treguesit e përkeqësimit të gjendjes.

Situata është e qartë. Në mos kemi ngelur në vend, po ecim aq ngadalë si breshkat që Rama ka për zemër.

Etiketa: BEbreshkatedi ramaLuljeta ProgniODIHROSBEParlamenti Evropianrezoluta

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Skandali / Si i vjedh Eagle Mobile klientët e saj, me ofertat mujore!

Skandali / Si i vjedh Eagle Mobile klientët e saj, me ofertat mujore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

18:45 | 24/12/2025
Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

18:27 | 24/12/2025
Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

18:15 | 24/12/2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

17:59 | 24/12/2025
Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

17:47 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –
  • Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –
  • SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –
  • Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –
  • Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com