Çfarë ndodh me mëlçinë, nëse pini dy filxhanë kafe në ditë

Duhet të lëçisni

Dialogu Kosovë-Serbi/ Hoti mesazh ambasadorëve të BE: Presim të përmbyllet me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka bërë të qartë ambasasdorëve të BE gjatë një konference virtuale online se po pret që procesi i...

Policia e Durrësit ndalon 14-vjeçarin, në çantën e dorës i gjendet një pistoletë

Policia e Durrësit ka ndaluar ditën e sotme një 14-vjeçar, të cilit gjatë një kontrolli rutinë i është gjetur një armë zjarri pistoletë tip...

Industria ajrore kërkon testimin e shpejtë të pasagjerëve

Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin e ri si një pandemi. Industria ajrore gjatë këtij...

Të përndjekurit politikë i kërkojnë Bashës të kandidojë për deputetë përfaqësues të tyre

Të përndjekurit politikë i kërkojnë kryedemokratit Lulzim Basha të fusë në listat e kandidatëve për deputetë përfaqësues të tyre. Ditën e sotme ata kanë mbërritur...

Të dhënat tregojnë që nëse pini dy filxhanë kafe në ditë mund të pakësoni gjasat e cirozës hepatike.

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin. Kafeja është një nga pijet më popullore në botë, duke patur në konsideratë faktin se çdo vit njerëzit pijnë plot 450 miliardë filxhanë kafe. Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe mund të jetë e dobishme për mëlçinë.

Mëlçia është shpesh e rrezikuar nga ciroza hepatike, një sëmundje kronike që shkakton bllokimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi. Por, të dhënat tregojnë se nëse pini dy filxhanë kafe në ditë mund të pakësoni gjasat e cirozës hepatike. Një studim i vitit 2016 zbuloi lidhjen e fortë mes konsumit të kafesë dhe rrezikut të cirozës. Sipas shkencëtarëve, kafeina metabolizohet në një substancë që parandalon zhvillimin e cirozës së mëlçisë.

Ndërkohë, shkencëtarë të tjerë Amerikanë janë të mendimit se pirja e dy filxhanëve me kafe në ditë ul rrezikun e prekjes së mëlçisë nga Hepatiti C. Sipas tyre, kafeja përmban 100 përbërës aktivë përfshirë antioksidantët, polifenolët dhe kafeinën. Kjo e fundit luan një rol kryesor në rrezikun e kancerit të mëlçisë. Një studim i vitit 2005, i publikuar në “Revistën Ndërkombëtare Të Tumorëve” nxorri në pah se sasia e kafesë ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë.

Nga ana tjetër, kafeja luan një rol të fortë parandalues kundër hepatitit C, një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë. Plot 150 milionë njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shumë studime të kryera në vitet 2009 dhe 2011 treguan se kafeina ka një rol mbrojtës të mëlçisë kundër shumë sëmundjeve kronike. Sipas tyre, progresi i këtyre sëmundjeve ngadalësohet falë konsumit të dy ose tre filxhanëve me kafe në ditë.

Vlera Të Tjera Të Kafesë        

Ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë.

Ul rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Lufton depresionin.

Mbron nga diabeti i tipit 2.

Pakëson gjasat e shfaqjes së kancerit të lëkurës.

Përmirëson performancën fizike.

Ndihmon në rënien në peshë.

Këto përfitime vlejnë nëse ju pini më pak se tre filxhanë në ditë. Në të kundërt, kafeja mund të kthehet në një armik të organizmit.

Kafeja nuk duhet pirë me stomak bosh, sepse shkakton një rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe rrit nepsin për ëmbëlsira.

Ju nuk duhet të pini kafe pas orës 14:00 dhe shoqërojeni me pak kanellë pluhur për një shije më të mirë.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

http://agroweb.org/lajme/cfare-ndodh-melcine-nese-pini-dy-kafe-ne-dite/

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Dialogu Kosovë-Serbi/ Hoti mesazh ambasadorëve të BE: Presim të përmbyllet me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka bërë të qartë ambasasdorëve të BE gjatë një konference virtuale online se po pret që procesi i...

Policia e Durrësit ndalon 14-vjeçarin, në çantën e dorës i gjendet një pistoletë

Policia e Durrësit ka ndaluar ditën e sotme një 14-vjeçar, të cilit gjatë një kontrolli rutinë i është gjetur një armë zjarri pistoletë tip...

Industria ajrore kërkon testimin e shpejtë të pasagjerëve

Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin e ri si një pandemi. Industria ajrore gjatë këtij...

Të përndjekurit politikë i kërkojnë Bashës të kandidojë për deputetë përfaqësues të tyre

Të përndjekurit politikë i kërkojnë kryedemokratit Lulzim Basha të fusë në listat e kandidatëve për deputetë përfaqësues të tyre. Ditën e sotme ata kanë mbërritur...

Alarm për bombë, evakuohet kulla Eiffel në Francë

Kulla Eiffel në Francë është evakuuar për një kërcënimi për bombë. Policia në Paris ka rrethuar zonën, ndërsa skuadrat e demontimit të bombave analizuan zonën. Sipas...