Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në rrugën e By-Passit të Vlorës, pranë fshatit Kaninë. Një automjet i llojit Golf është përplasur me një furgon.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qënë shpejtësia ose një parakalim i gabuar nga ana e mjeteve.
Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit Golf. Ai raportohet në gjendje të rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.







