Shkarkimi i Presidentit/ Zbardhen 5 pyetjet e opozitës ndaj Komisionit të Venecias – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkarkimi i Presidentit/ Zbardhen 5 pyetjet e opozitës ndaj Komisionit të Venecias

15:53 | 28/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Komisioni i Venecias pritet të japë një opinion pak kohë përpara se të përfundojë afati i Komisionit Hetirmor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me ngërçin e krijuar mes pozitës, opozitës, Presidencës dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi(KED) për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, ashtu sukurse kishte paralajmëruar, opozita ka ërë gati pyetjet që do ti dërgojë Venecias lidhur me këtë çështje ndërsa kujtojmë se, mosmarrëveshjes ndërinstitucionale së fundmi i është shtuar  përplasja mes Presidentit dhe KED për Arta Vorpsin dhe Marsida Xhaferllarin, betejë për të cilën anëtarët e Komisionit të ligjeve kanë shtuar argumentet që sipas tyre janë arsye më shumë për të shkarkuar Metën.

Opozita kërkon që Komisioni i Venecias të sqarojë rëndësinë që ka për legjitimitetin e Gjykatën Kushtetuese ndjekja rigoroze e radhës dhe procedurave që parashikon ligji për plotësimin me emra të rinjë të kësaj gjykate.

Read more

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Nër të tjera opozita kërkon nga Venecia të dijë se cili është mjeti dhe procedura që duhet ndjekur për të garantuar legjitimitetin e procesit të emërimit të Presidentit të gjyqtarëve kushtetues

Pesë pyetjet e plota të opozitës drejtuar Komisionit të Venecias

1. Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale prej më shumë se 1 viti. Duke iu referuar debateve publike, është e pritshme që Gjykata Kushtetuese menjëherë sapo të rikrijohet të shqyrtojë dy çështje me interes të lartë publik: vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, si dhe shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Në këtë kontekst aktual faktesh, sa e rëndësishme për legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese është që secili nga organet e ngarkuara nga Kushtetuta në procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues (Këshilli për Emërimet në Drejtësi, Kuvend, President i Republikës dhe Gjykata e Lartë) të ndjekin në mënyrë rigoroze procedurat e përcaktuara në Kushtetutë dhe në ligj?

2. Për rastet kur kompetenca e emërimit të gjyqtarit kushtetues i përket Presidentit, dhe nëse Presidenti i Republikës konstaton shkelje procedurale të Kushtetutës apo ligjit, në veprimtarinë e Këshillit për Emërime në Drejtësi, që prekin drejtpërdrejt dhe imponojnë rezultatin e listës që i dërgohet Presidentit për përzgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, cili është mjeti që duhet të përdoret për të garantuar legjitimitetin e procesit të emërimit prej tij të gjyqtarëve kushtetues?

3. Për rastet kur kompetenca e emërimit të gjyqtarit kushtetues i përket Presidentit dhe nëse Presidenti i Republikës konstaton ndërhyrje të papërshtatshme të mazhorancës politike që qeveris vendin në veprimtarinë e Këshillit për Emërime në Drejtësi që prekin drejtpërdrejt dhe imponojnë rezultatin e listës që i dërgohet për përzgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues Presidentit, cili është mjeti dhe procedura që duhet ndjekur për të garantuar legjitimitetin e procesit të emërimit prej tij të gjyqtarëve kushtetues?

4. Nëse Presidenti i Republikës kërkon publikisht nga Kuvendi zbatimin e parimit të lojalitetit kushtetues në emërimin e gjyqtarëve kushtetues respektivë, por kjo kërkesë e tij nuk merr përgjigje, madje veprohet në të kundërt duke e shtyrë Presidentin të veprojë për emërimin e gjyqtarëve kushtetues prej tij, sa dëmtohet legjitimiteti i Gjykatës Kushtetuese?

5. Cili është thelbi i mekanizmit zhbllokues në rastin e zgjedhjes/emërimit të funksionarëve të lartë të drejtësisë, duke përfshirë edhe gjyqtarët kushtetues? A synon mekanizmi zhbllokues të kërcënojë në çdo hap organin e emërtesës, edhe në rastin kur ai shfaq vullnetin për të vepruar, por pengohet për të vepruar pasi ka konstatuar pengesa ligjore apo problematika në procedurën paraprake? Mekanizmi zhbllokues ka si qëllim final të shmangë kompetencën e organit të emërtesës ose thënë ndryshe rrëmbimin e kompetencës së emërimit prej organit të emërtesës, në këtë rast të Presidentit të Republikës? Apo mekanizmi zhbllokues, siç e thotë edhe emri, synon të zgjidhë situatën kur organi i emërtesës nuk ka asnjë vullnet për të vepruar ose kur shfaq vullnetin e tij aktiv për të penguar emërimin e gjyqtarëve kushtetues?

Duhet theksuar se një tjetër përplasje pritet të ndodhë në përfshirjen e SPAK në këtë çësthje, pasi me shkrirjen e Krimeve të Rënda, kompetencat e saj i ka marrë ky institucion i ri, ndërsa kujtojmë se Presidenti Ilir Meta ka paditurkreun e KED, Ardian Dvoranin.

Hetimin ndaj Dvoranit pritet ta marrë përsipër SPAK dhe ka të bëjë me pretendimet e Metës se ka shkelur ligjin në çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Etiketa: Ardian DvoraniArta VorpsiGjykata KushtetueseKEDKomisioni i VeneciasMarsida XhaferllariopozitaPresidenti Ilir MetaSPAK

Të Lidhura

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

nga 27
20:40 | 05/06/2026
0

Ndryshe nga ditët e tjera, sot protestat u shtri edhe në 4 qytete të tjera, në Korçë, Fier, Kukës e...

Para
Balluku në Fier: Nga 1 janari rrisim me 18% pagat e naftëtarëve

Balluku në Fier: Nga 1 janari rrisim me 18% pagat e naftëtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026
Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

20:20 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com