Zëri i Amerikës: Pse Partia Socialiste e ka frikë Tom Doshin? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës: Pse Partia Socialiste e ka frikë Tom Doshin?

20:15 | 24/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim, kërkoi të martën që Partia Socialiste të pozicionohet qartë për rastin e deputetit Tom Doshi dhe rikandidimin e tij në zgjedhjet e 25 Prillit, si kryetar i Partisë Socialdemokrate.

Në një postim të saj në Twitter, ambasadorja Kim vlerëson qëndrimin e Partisë Demokratike. Sipas saj, kjo forcë politike dhe të tjera “nuk duan në parlamentin shqiptar, dikë ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara i kanë ndaluar hyrjen në territorin e saj”,- shkruan ambasadorja amerikane duke ju referuar vendimit të prillit 2018 të Sekretarit të atëhershëm të Shtetit.

Në postimin e saj, ambasadorja Kim, i drejtohet “të tjerëve” duke ngritur disa pyetje: “Nga se kanë frikë? A është “e dobishme” të heshtësh? Përse duhet lënë që të tjerët të mendojnë që je “aleat” me të”? Kjo është ajo që sipas jush meritojnë votuesit? Shqipëria meriton diçka më të mirë”,- përfundon postimin e saj në Twitter, shoqëruar me njoftimin e Departamentit të Shtetit për rastin Doshi.

Read more

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës –

Zonja Kim nuk e përmend me emër Partinë Socialiste, por referenca ndaj kësaj force politike është mëse e qartë. Për më tepër, më herët në mbrëmje, ambasadorja amerikane gjatë një interviste në televizionin ABC, kishte qenë e drejtpërdrejtë kur tha: “…është një gjë shumë e mirë që Partia Demokratike ka qenë e qartë në dënimin e këtij personi duke kërkuar që ky person të largohet nga lista e kandidatëve për deputetë. Dëshiroj të shoh që edhe Partia Socialiste apo të tjerët të jenë po kaq të qartë. Eshte krijuar pak konfuzion, por mendoj që është koha e duhur për të qartësuar çdo konfuzion dhe për të qenë absolutisht të qartë se ku qëndrojmë të gjithë”,- u shpreh ajo.

Deri tani nuk ka patur ndonjë reagim zyrtar nga Partia Socialiste.

Dy javë më parë Partia Demokratike ju drejtua Komisionit Qendor të Zgjedhjeve me kërkesën për të ndaluar kandidimin e Doshit, i cili sipas saj “është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshit ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021”.

Por, KQZ e rregjistroi atë si kandidat në zgjedhje, duke e referuar atë dhe 11 kandidatë të tjerë në Prokurori për verifikime. “Mendoj që KQZ-ja ka përgjegjësi të shqyrtojë të gjitha rekordet në mënyrë që të sigurohet që kandidatët të kualifikohen. Në këtë rast ai nuk është skualifikuar, e kjo nuk do të thotë që ai është i pafajshëm. Por, thjesht do të thotë që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë të reformohet. Dhe ky është nënkuptimi i saj. E dyta, çështja, së bashku me 11 kandidatë të tjerë i është dërguar prokurorisë dhe ne vërtetë presim që prokurorët të bëjnë punën e tyre”,- u shpreh zonja Kim duke shtuar: “…në fund, nuk ju përket Shteteve të Bashkuara që të vendosin se kush duhet të jetë në Parlament. Nuk janë Shtetet e Bashkuara se kush do të jetë aty, por janë votuesit shqiptarë. Dhe votuesit shqiptarë duhet të marrin vendimin këtu dhe duhet ta bëjnë të qartë pozicionimin e tyre”.

/Zëri i Amerikës/

Etiketa: Ambasadorja amerikaneDepartamenti i ShtetitPartia DemokratikePartia SocialisteTom DoshiYuri KimZeri i AmerikesZëri i Amerikës: Pse Partia Socialiste e ka frikë Tom Doshin?

Të Lidhura

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

nga 27
19:08 | 06/04/2026
0

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani ka rikonfirmuar mbështetjen për studentët shqiptarë që protestuan sot, duke nënvizuar se e...

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

nga 27
18:54 | 06/04/2026
0

Sulmuesi Marvin Çuni ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës me skuadrën e Barit në Serinë B, në triumfin...

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

nga 27
18:30 | 06/04/2026
0

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Kristian Shpendi, ishte protagonist në barazimin 1 me 1 që skuadra e Çezenës regjistroi në shtëpi...

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës –

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës –

nga 27
18:19 | 06/04/2026
0

Çmimet e frutave dhe perimeve në tregjet me pakicë në Tiranë kanë shënuar një tjetër rritje të ndjeshme këtë të...

Para
Nga Kel Demi te Kol Balla, të gjithë ata që drejtuan lajmet e “Top Channel”

Partia sipër, shteti anash, populli poshtë!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

19:08 | 06/04/2026
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

18:54 | 06/04/2026
VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

18:30 | 06/04/2026
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës –

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës –

18:19 | 06/04/2026
“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani –

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani –

17:38 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –
  • Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –
  • VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –
  • Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës –
  • “Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani –
  • Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –
  • Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com