Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland , ka mbërritur në Tiranë për një vizitë, ashtu sikurse ishte paralajmëruarpak ditë më parë. Ajo fluturoi nga Kosova në drejtim të Shqipërisë ku do të qëndrojë disa orë.
Nuland axhendën e takimeve e nisi me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, takim që zgjati rreth 35 minuta. Ajo u shoqërua dhe nga Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu
Në orën 15:30 minuta, zonja Nuland mbërriti në hotel Rogner, ku zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryedemokrati shoqërohej nga deputetët Bylykbashi dhe Bumçi.
Ndërsa më vonë do takohet me kryeministrin Edi Rama.
Gjithashtu, zyrtarja e lartë amerikane do të zhvillojë një takim me një grup gazetarët.
Ndërkaq në orën 18:15 ka lajmëruar një konferencë për mediat.
Thelbi i takimeve do të jetë miratimi i reformës në drejtësi