Vasili: Meta ka mbrojtur dy kolonat e Republikës Parlamentare, Rama drejt fundit fatal – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili: Meta ka mbrojtur dy kolonat e Republikës Parlamentare, Rama drejt fundit fatal

13:52 | 11/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka deklaruar se Presidenti i Republikës në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me detyrat e kompetencat që kjo Kushtetutë i vendos atij, ka nxjerrë dje një dekret për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, pra të anulimit të datës së këtyre zgjedhjeve.

Në një dalje për mediat, Vaili  tha se opozita së bashku me mijëra qytetarë janë më të palëkundur dhe më të fortë se kurrë për të mbrojtur demokracinë nga krimi në mënyrë që një shtet i drejt dhe i barabartë dhe qytetarë të lirë që zgjidhjen dhe zgjedhin të jenë ata që përcaktojnë fatet dhe të ardhmen e vendit dhe kurrë më kriminelët.

“Presidenti i Republikës ka kryer me këtë dekret një veprim kushtetues, i cili ka mbrojtur dy kolonat e Republikës tonë Parlamentare. Ka mbrojtur pluralizmin politik, si instrumenti që prodhon të gjitha pushtetet dhe u garanton qytetarëve mundësinë që të zgjedhin dhe të zgjidhen. Dhe së dyti ka mbrojtur atë më themelorin, unitetin e kombit nga një rrezik ekstrem konflikti civil dhe social e të pa shembull. Është e qartë për këdo që ky kryeministër i cili qeveris vendin, i cili është kapur në flagrancë si askush tjetër, me fakte të pakundërshtueshme, fakte ligjorë të Prokurorisë së shtetit shqiptare, fakte të cilat janë bërë publike anë e mbanë globit, ka humbur njëherë e përgjithmonë dhe kurrë më nuk mund të jetë ai që të administrojë zgjedhje në Republikën e Shqipërisë. Nuk ka të drejtë dhe nuk do ti administrojë më sepse Edi Rama është i vetmi njeri në mënyrë të drejtpërdrejtë në krye të qeverisë i interesuar që në Shqipëri të vendoset monizmi, pra zhdukja e pluralizmit politik e cila është ëndrra e tij e vjetër. Me çdo mekanizëm kriminal përpiqet ta vërë në jetë. 

Read more

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit

PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat –

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –

Dhe së dyti kërkon të vendosë në konflikt të fortë civil dhe social popullin dhe nëpërmjet kësaj ndasie të përpiqet të shtojë dhe të shtyjë orët e tij të pushtetit. Që të shtyjë orët e pushtetit dhe nëpërmjet pucit kushtetues dhe institucional të vazhdojë të vjedhë qindra miliona si aton që janë evidentuar gjerësisht deri tani e që ndodhen në sytë e të gjithë qytetarëve, po ndodhen anembanë globit dhe ti vjedhë pa u ndëshkuar, duke pasur në duart e tij drejtësinë e rrëmbyer e të kapur e cila, ashtu sikurse nuk zbardh dot dosjen 339 dhe 18 po ashtu, nuk zbardh dhe bllokon të gjitha dosjet e aferave korruptive, ku ndodhet ai vetë, ministrat e tij dhe familjarët e tij.

Kjo betejë nuk është për çështje pushteti por është një betejë për të shpëtuar themelet e shtetit dhe të ardhmen e fëmijëve tanë nga rrëmbimi kriminal i cili po tenton të kryhet me çdo kusht por që ka një fund të sigurt pasi sot përballë ndodhet një popull i tërë i vendosur në një kauzë të drejtë dhe në krahun tjetër, një grusht i kriminalizuar qeveritarësh të cilët për pak orë do të vazhdojnë të konsumojnë një puç i cili ka dështuar, është në sytë e qytetarëve dhe fund i të cilit është një fund i pashmangshëm fatal, të cilin nuk e shpëton dot as Edi Rama as ndonjë grusht deputetësh, cilitdo qofshin ata”, deklaroi Vasili.

Etiketa: anulimi i dekretit për zgjedhjet e 30 qershoritedi ramaIlir Metakriza politikekriza poltikenenkryetari i lsiopozitaPetrit VasiliPresidenti i Republikës

Të Lidhura

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit

nga 27
18:52 | 07/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 17:30 në lagjen “Lugina” të Shijakut, ku një konflikt për motive të...

PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

nga 27
18:42 | 07/06/2026
0

Demokratët vendosën t’i bashkohen protestës së qytetarëve në ditën e 8-të të saj. Përmes një mesazhi të shpërndarë strukturave, krerët...

Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat –

Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat –

nga 27
18:34 | 07/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në organizimin e 35-vjetorit të PS-së në Elbasan. Menjëherë në nisje të fjalimit të tij,...

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –

nga 27
18:22 | 07/06/2026
0

Në dosjen e AMP-së janë administruar dëshmitë e punonjësve të policisë që morën pjesë në operacionin ku mbeti i vrarë...

Para
Nxënësja e klasës së 7-të organizon ekspozitën vetjake te instalacioni “Reja” (Foto)

Nxënësja e klasës së 7-të organizon ekspozitën vetjake te instalacioni “Reja” (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit

18:52 | 07/06/2026
PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

18:42 | 07/06/2026
Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat –

Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat –

18:34 | 07/06/2026
“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –

18:22 | 07/06/2026
Ja pse nuk u thirr RENEA –

Ja pse nuk u thirr RENEA –

17:54 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit
  • PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –
  • Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat –
  • “Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit –
  • Ja pse nuk u thirr RENEA –
  • Ja pse nuk u thirr RENEA –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit
  • PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com