SPAK? What the fuck!

Duhet të lëçisni

Mjeku i njohur vlonjat ndërron jetë pasi u prek me COVID

Mjeku i njohur vlonjat Bledi Nini humb betejën me koronavirusin. Lajmin e trishtë e ka dhënë kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Mjeku e ka humbur...

Përkeqësohet gjendja/ Skënder Gega niset me urgjencë drejt Turqisë

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej dy javësh është infektuar me COVID-19. Teksa pritej që gjendja e tij të stabilizohej, ajo ka ardhur duke...

Goditi motrën me thikë, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari në Kukës

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kukës, duke parandaluar kështu një ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes. Në pranga ka rënë...

Shtatë të burgosur me Covid-19 transferohen nga burgu i Fushë-Krujës në Shënkoll

Shtatë persona të infektuar me koronavirus, që vuajnë dënimin në burgun e Fushë-Krujës janë transferuar drejt burgut të Shënkollit në Lezhë. Mësohet se u është...

Nga Enkel Demi

Duhej që SPAK-u të dilte në pah. Zgjedhjet e reja po afrojnë. Qeveria duhet të bëjë ndryshime në Kushtetutë që montojnë diktaturën, por kjo duhet shitur ndryshe. Ata të Rrugës së Elbasanit duhet të koen si peshq, fiks si i trajton Edi Rama.

Ashtu si dhe Propaganda e Rilindjes na mëson, edhe SPAK-u përdori numrat që të krijonte idenë se ky korife i Reformës në Drejtësi e kap lepurin me qerre.

Plot 22 fletë-arreste na treguan që zgjedhjet në Durrës nuk i ka vjedhur Gjushi me banditët e tij, por komisionerët e opozitës, të cilët ia kanë hedhur Rilindjes në kuti që ta njollosin.

Gjithsesi, zonja Kim nxitoi të na thotë për të dhjetën herë këtë javë se Reformën në Drejtësi nuk e ndal dot askush. Kaq e vërtetë ishte kjo devizë, sa mësuam që nuk e ndalte dot as vdekja. Dy nga komisionerët që do i arrestonte SPAK-u kanë vdekur të gjorët, por kjo nuk i shpëton dot as në botën e përtejme, ku zonja Kim ka ndikim përtej portave të Shën Pjetrit.

Natyrisht, zoti Arben Kraja, ndoshta i fundmi gjyqtar aktiv që ka dënuar në kohën e xhaxhit, përdori për justifikim sërish metodologjinë e Propagandës rilindase; rrenën.

Ai në një intervistë për kolegun Roland Qafoku shpalli se gjendja civile nuk i ka hequr emrat e komisionerëve nga listat e tyre.

Këtu na dalin ca halle të tjera si gurë dominoje.

E para, SPAK-u ynë është kaq i zoti sa do kapë mafiozë, kriminelë, politikanë të lartë të korruptuar, por ka informacion vetëm nga e-albania.

E dyta, gratë e komisionerëve thonë që ata kanë vdekur në vitin 2018 dhe janë hequr nga lista e gjendjes civile pas 10 ditëve. (Me gjasë nuk të shtijnë në dhe pa bërë formalitetet në kësi rastesh).

E treta, nëse besojmë Krajën, ish-gjyqtarin e komunistëve, sa të vdekur të tillë duhet të ketë gjendja civile, meqë na vijnë zgjedhjet jo për gjë…

Natyrisht, për këtë ndodhi mund të vazhdohet të flitet, analizohet, madje një pjesë do të bëjë sikur e pranon atë që këput zonja Kim. Ndaj, nëse nuk pritet fleta e arrestit për Gjushin dhe shefin e tij të hidhet përpjetë zonja Kim, por Reforma në Drejtësi funksionon një mut.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Mjeku i njohur vlonjat ndërron jetë pasi u prek me COVID

Mjeku i njohur vlonjat Bledi Nini humb betejën me koronavirusin. Lajmin e trishtë e ka dhënë kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Mjeku e ka humbur...

Përkeqësohet gjendja/ Skënder Gega niset me urgjencë drejt Turqisë

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej dy javësh është infektuar me COVID-19. Teksa pritej që gjendja e tij të stabilizohej, ajo ka ardhur duke...

Goditi motrën me thikë, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari në Kukës

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Kukës, duke parandaluar kështu një ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes. Në pranga ka rënë...

Shtatë të burgosur me Covid-19 transferohen nga burgu i Fushë-Krujës në Shënkoll

Shtatë persona të infektuar me koronavirus, që vuajnë dënimin në burgun e Fushë-Krujës janë transferuar drejt burgut të Shënkollit në Lezhë. Mësohet se u është...

Rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Nëse keni shenja gripi mos shkoni në punë

Përhapja e infeksionit të Covid-19 është kthyer në një shqetësim për institucionet me shtimin e rasteve të reja ditore. Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar...