Shkrimi i plotë i BILD/ Edi Rama manipuloi zgjedhjet në 2017-tën, Objektivi: shantazh ndaj votuesve të opozitës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkrimi i plotë i BILD/ Edi Rama manipuloi zgjedhjet në 2017-tën, Objektivi: shantazh ndaj votuesve të opozitës

18:35 | 17/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Peter Tiede, BILD

Shqipëria, një nga vendet më të bukura, por edhe një nga vendet më të prapambetura në Europë. Për turistët, një mister i egër dhe i lirë në brigjet e Adriatikut.

Por vendi është përballë mundësisë që të shkrihet në kaos total: ai konsiderohet si një republikë e drogës, si Kolumbia e Europës. Dhe: Shqipëria rrezikon që të bëhet një kërcënim për Ballkanin e paqëndrueshëm.

Read more

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

Një nga arsyet: vendi është kthyer në një republikë të mafias, klanet kriminale dominojnë politikën dhe jetën publike. Korrupsioni është normalitet, edhe blerja e votave në zgjedhje.

Prej disa muajsh ka demonstrata masive. Opozita e akuzon qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për manipulim të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017, me ndihmën e mafias janë blerë vota, është bërë presion ndaj mbështetësve të opozitës ose janë mbajtur larg zgjedhjeve.

BILD ka në dorë regjistrime të shumta telefonike- të bëra nga hetuesit shqiptarë- që tregojnë për herë të parë se ka pasur një plan sistematik nga partia qeverisëse socialiste e kryeministrit Edi Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Objektivi: mashtrim elektoral, blerja e votave, shantazh ndaj votuesve të opozitës.

BILD tani publikon disa nga regjistrimet, disa prej të cilave vijnë nga e ashtuquajtura dosja ‘184-2016’. Ato janë të gjitha shembuj të manipulimit, kërcënimit dhe blerjes së votuesve nga lart poshtë. Ato tregojnë se si ka bashkëpunuar politika, biznesmenët dhe kriminelët.

Në përgjime dëgjohet se si ministria e Brendshme po harton një plan për të fituar zgjedhjet për socialistët. Se si më pas- nivel pas niveli- me para, presion dhe kriminelë, sigurohen që rezultati të jetë i saktë. Po ashtu mund të dëgjoni sesi drejtuesit e lartë kërcënojnë drejtorët dhe mësuesit e shkollave.

Këto regjistrime të policisë dëshmojnë gjithashtu: kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, e dinte këtë komplot elektoral, ishte pjesë e tij. Zyrtarët e lartë qeveritarë e planifikuan manipulimin zgjedhor dhe e ekzekutuan atë së bashku me udhëheqësit lokalë nga partia, administrata zgjedhore dhe mafia.

Telefonatat e përgjuara nga policia anti-mafia tregojnë përfshirjen dhe dijeninë e politikanëve me ndikim. Përveç kryeministrit Rama, ministri i atëhershëm i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, aktualisht i akuzuar si anëtar i mafias së drogës, janë edhe të tjerë anëtarë të mëposhtëm të Partisë Socialiste:

-Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

-Kryetari i Komisionit të Çështjeve Ligjore në Kuvend, Ulsi Manja.

-Kryetari i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Xhemal Qefalia.

-Sekretari i Përgjithshëm dhe kreu i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

-Deputeti Pjerin Ndreu.

Megjithëse hetuesit shqiptarë e dinin për këto përgjime për vite me radhë, megjithëse gjithçka dëgjohet në përgjime ka ndodhur në të vërtetë dhe dënohet nga ligji shqiptar, ende sot nuk ka asnjë hetim ndaj politikanëve, zyrtarëve apo mafiozëve që dëgjohen në përgjime.

Përkundrazi: Hetuesit që ranë në gjurmët e lidhjeve të qeverisë socialiste me mafian e drogës, u dërguan në burg pa akuzë ose nën arrest shtëpie dhe ikën jashtë vendit.

Rezultati tani në Shqipëri: Opozita nuk po paraqet kandidatë për zgjedhjet lokale të planifikuar në verë si shenjë proteste. Presidenti i vendit, Ilir Meta ka pezulluar plotësisht zgjedhore- qeveria kërkon t’i zhvillojë ato gjithsesi. Vendit i kanoset një luftë zgjedhore e vërtetë.

Qeveria pretendon se BILD është blerë nga opozita, duke shpërndarë gënjeshtra. Megjithatë, Prokuroria e Përgjithshme e konfirmoi vërtetësinë e përgjimeve, disa prej të cilave kanë mbetur të pandryshuara që prej vitit 2016.

Etiketa: “Bild”blerja e votaveDamian GjiknuriDeputeti Pjerin NdreuKryeministri Edi RamaKryetari i Komisionit të Çështjeve Ligjore në KuvendKryetari i Komisionit të Sigurisë në KuvendMinistri i InfrastrukturësPeter TiedeSekretari i Përgjithshëm dhe kreu i Partisë SocialisteShqiperiaTaulant BallaUlsi Manja.Xhemal Qefalia

Të Lidhura

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

nga 27
13:43 | 06/06/2026
0

Një 57-vjeçare, Violeta Shpani është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj,...

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

nga 27
13:37 | 06/06/2026
0

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se ka pritshmëri shumë pozitive për zgjedhjet që do të mbahen të dielën. ‘‘Kemi...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

nga 27
13:35 | 06/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës. Bordi ka ulur me 2 lekë çmimin e naftës,...

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

nga 27
13:19 | 06/06/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha ka kërkuar gjatë ditës së sotme zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të protestuesve. “ky uragan nuk...

Para
E paparashikuar/ Mijëra qytetarë po vërshojnë drejt selisë së PD (film)

E paparashikuar/ Mijëra qytetarë po vërshojnë drejt selisë së PD (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

13:43 | 06/06/2026
Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

13:37 | 06/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:35 | 06/06/2026
Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

13:19 | 06/06/2026
Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj –

Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj –

13:04 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –
  • Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj –
  • Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com