Pasiguritë që Meta po investon tek Rama – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pasiguritë që Meta po investon tek Rama

15:07 | 07/09/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Ka një shqetësim serioz në Partinë Socialiste nga Shkodra deri në Sarandë, lidhur me betejat reale që kjo parti ka bërë gjatë këtyre tri viteve, jo vetëm lidhur me “dekriminalizimin”, por dhe distancën ndaj korrupsionit dhe tendencës për t’iu imponuar pushtetin si grup force.

Nën pasigurinë e prodhuar nga aleati i tij kryesor, Lëvizja Socialiste për Integrim, Edi Rama ka shfaqur shenja të forta paqëndrueshmërie para mbështetësve të vet, në raport me individë për të cilët ka hedhur në betejë Partinë Socialiste.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Rasti më i pastër është i Shkodrës, kur një vit më parë, Edi Rama në përpjekje për t’i dhënë siguri Ilir Metës, se ishte në anën e tij, u përfshi në një betejë të ashpër politike dhe verbale me Tom Doshin dhe mbështetësit e tij, betejë që përfundoi me largimin e Doshit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Por një vit më pas, Doshi nuk është aq “armik” sa duket, dhe po terrorizon njerëzit e PS në Shkodër, të cilët mes tij dhe Ramës zgjodhën Ramën, duke u folur atyre në emër të Ramës.

Edhe pse kjo mund të mos jetë e vërtetë deri në fund, e vërteta e hidhur është se Rama po dëshmon se betejën me Doshin e kishte më shumë për hatër të Metës, se sa si betejë të Partisë Socialiste, dhe tashmë që raportet me Metën janë në një klimë mosbesimi, raportet me Doshin nuk janë më në një klimë aq të thellë armiqësie.

E njëjta gjë ndodh dhe me deputetin Kokëdhima në Jug. Kokëdhima, i cili ka vepruar në Jug me mandatin e njeriut më të afërt të kryeministrit, u konfliktua me të, pasi Rama nuk e mbrojti politikisht në betejën e tij me Gjykatën Kushtetuese, dhe bëri shumë mirë. Pas kësaj Kokëdhima u afrua dukshëm me LSI dhe tentoi të bëjë një betejë për rrëzimin e qeverisë pas 21 korrikut. Por tani që raportet me LSI janë “me qetësi dhe llogari”, Kokëdhima është ende një njeri aktiv në strukturat e Partisë Socialiste në Jug dhe socialistët nuk kanë ende një qëndrim të qartë të PS dhe kryetarit të tyre, nëse duhet të bashkëpunojnë me PS apo me Kokëdhimën. Ai ka formalisht ende gjithë pushtetin që kishte në rajonin e Jugut, thërret ende kryetarë bashkish dhe socialistë në takime dhe flet ende, herë si garant dhe herë si kërcënues i “PS-së së Ramës”.

E gjithë kjo situatë vjen nga debatet paradhënie për të ardhmen e koalicionit PS – LSI, për vitin 2017, të cilat po dëmtojnë autoritetin politik të Edi Ramës dhe po e detyrojnë atë të zerojë disa nga arritjet në betejën për spastrimin e Partisë Socialiste nga elementë të lidhur me afera korruptive dhe kriminale. Ilir Meta e ka detyruar Edi Ramën të shfaqë anën më të dobët të tij në politikë, që është mungesa e vendosmërisë për t’u shkuar deri në fund betejave të cilat i janë imponuar gjatë rrugës.

Herë duke i ngrirë e herë duke i shkrirë raportet me të, herë duke i dhënë siguri e herë duke e kërcënuar se do ta rrëzojë, ai ka mundur të ekspozojë eklektrizimin politik të Edi Ramës, dhe t’i krijojë atij tensione të panevojshme brenda partisë, nëntë muaj para zgjedhjeve.

Kështu, Meta e ka detyruar Ramën në një farë mënyre, që një javë ta bëjë lider të vendosur, një javë ta bëjë të lëkundur, një javë ta bëjë kundërshtar me Doshin, javën tjetër aleat në distancë me të, një javë ta bëjë armik me Kokëdhimën, javën tjetër ta bëjë Kokëdhimën të dobishëm për të, e kështu me radhë me deputetët e Lezhës, me partinë PDIU, ose “faktorin çam”, si dhe aleatët e tjerë, të cilët i ka shpërfillur po për hatër të LSI, sikur nuk i dhanë njëqind mijë vota zgjedhjet e shkuara.

Dhe kjo është e vetmja gjë që Edi Rama nuk duhet të bëjë, së paku nëntë muajt e fundit. Ai ka nevojë të shkojë drejt zgjedhjeve i qartë me çfarë partie po shkon dhe akoma më i qartë me çfarë aleatësh po shkon. Dhe s’ka rëndësi kush do ta ndjekë pas. E rëndësishme është të jetë i qartë vetë, ku do të shkojë. Kështu si po shantazhohet ai, duket sikur atë do ta udhëheqë koalicioni dhe PS, e jo sikur ai do ta udhëheqë koalicionin dhe PS.

/gazetatema.net/

Etiketa: dekriminalizimiedi ramaIlir MetaKoco KokedhimaMero BazepaqëndrueshmëripasiguritëPDIUTom Doshi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Sa dhimbje/ Vajza e vogel siriane ngatërron një grua më nenën e saj të vdekur

Sa dhimbje/ Vajza e vogel siriane ngatërron një grua më nenën e saj të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com