• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Na duhet një Kryeministër normal, jo një Skënderbe

12:30 | 10/09/2020
në Uncategorized
0
27.al, logo për editoriale

27.al, logo për editoriale

Nga Ermal Mulosmani
Dje Kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama, mblodhi Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në një takim mobilizues elektoral përpara fushatës së ardhshme. Vendi i takimit ishte zgjedhur brenda ambienteve të një kompanie private, rrëzë një shpati mali të dekoruar as më pak e as më shumë me bustin madhështor të Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut.Foltorja e Kryeministrit ishte zgjedhur në mënyrë të tillë që, sapo të hapej pak plani i kameras, në kuadrin filmik të bashkohej figura e Kryeministrit me atë të heroit. Një ide banale e patetike në dukje, por, duke qenë e përsëritur në numër të madhe herësh (i ndarë shpesh edhe me Ismail Qemalin) më bëri të mendoj që kjo nuk është thjesht një ekstravagancë kryeministrore, por një zgjedhje e studiuar marketingu. Jetojmë në kohën e imazhologëve, asgjë nuk është rastësi.

Milan Kundera e shpjegon me fjalë shumë të thjeshta katandisjen e ideologjisë në imazhologji. Sipas tij, marksistët e persekutuar në Rusi formonin rrethe klandestine punëtorësh dhe përpiqeshin t’ua thjeshtonin idetë e Kapitalit të Marksit. Këta të dytët, në kontakt me të tretë, si në një lojë fëmijësh, e thjeshtonin edhe më shumë thjeshtimin e parë duke e katandisur veprën e tij në një grup prej shtatë a tetë parullash. “Këto parulla- thotë Kundera – shoqëroheshin me imazhe dhe emblema sugjestionuese (punëtori qesh duke mbajtur çekanin, i bardhi i shtrin dorën të verdhit e të ziut, pëllumbi i paqes duke fluturuar etj etj). Dhe punëtorët, sigurisht e gjenin veten më kollaj te imazhet”.

Ky është mekanizmi i kthimit të ideologjisë në imazhologji.

Lexo edhe

A keni frikë se do hetoheni? Përgjigjet Edi Rama –

Bëhu burrë e përballu 5 minuta… –

Se di ç’ka përfituar me Nezën, mua… –

Pak më poshtë, në të njëjtin kapitull, shkrimtari shpjegon sesi kohët moderne shënojnë triumfin më të thellë e përfundimtar të imazhologjisë mbi ideologjinë. Të gjitha ideologjitë janë mposhtur. Komunistët për shembull kanë besuar që evolucioni do ta varfërojë gjithnjë e më shumë proletariatin. Mirëpo, kur panë që gjithë punëtorët e Evropës ktheheshin me makinë nga puna konstatuan se realiteti ua kishte bërë me hile.

Realiteti e kishte mundur ideologjinë.

Shtjellimi që i bën tezës Kundera është shumë i gjatë, por po e përfundoj vetëm me një shembull. Një nëpunës francez që jeton shumicën e kohës së tij ndërmjet zyrës dhe shtëpisë, ndez televizorin për t’u informuar, por aty sheh rezultatin e një sondazhi për sigurinë në Francë dhe zbulon se shumica e francezëve mendojnë se Franca është kampione e Evropës në këtë fushë! Nëpunësit i shkëlqejnë sytë, hap një shishe shampanjë për të festuar këtë arritje. Paçka se në javën e fundit, në rrugicën e tij, kishin ndodhur dy vrasje e tre grabitje me dhunë. Ai feston sondazhin jo realitetin.

Ky është triumfi i imazhologjisë ndaj realitetit!

Pikërisht mbi këto parime të zbuluara njëqind’ e kusur vite më parë veprojnë imazhologët e sotëm. Ata, duket, e këshillojnë të rrijë përbri ose përpara figurave historike. Një ose dy herë ndoshta njerëzit do të qeshin, por më vonë do fillojnë të besojnë vërtetë që Ky është pasardhësi modern i tyre. Elisa mund të duket vërtetë qesharake me krahasimet, por diçka do mbetet në kujtesë.  Njerëzit duhet të bombardohen me imazhin e Ramës afër Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, ata duhet të jenë sistemi i tij i referimit. Mjekra e bardhë, sigurisht është një zgjedhje e tyre. Po sendërtohet Ismail Qemali modern. Patetizmi e ka pasë mbytë këtë popull, por Rama e di që ai mban prapë ndaj pyet në publik deputetët e vetë: “A jam unë më i miri?”. Pasi jep vetë përgjigjen vazhdon “Kjo nuk diskutohet, por a e kam dhënë unë më të mirën në raport me veten?”. Pak më vonë vazhdon me një frazë të stërkonsumuar e po aq patetike të Presidentit Kenedi: “Mos pyet se ç’ka bërë atdheu për ty, por ç’ke bërë ti për Atdheun”. Një editorial i gazetës më të afërt me të shkruante “Edi Rama ka luftën me veten”.

Ilir Beqja dukej i përhumbur duke dëgjuar të tilla delire, Manastirliu e përdëllyer, pse mund të vihej në diskutim me zgjedhje Skënderbeu…Një teatër qesharak e absurd.

O Zot, si nuk e kuptojnë këtë fat që u ka rënë shqiptarët!Një Ramë kaq patetik e delirant nuk e kisha parë ndonjëherë…Por, a ka vërtetë nevojë Shqipëria për një Skëndërbe të ri në kohërat që po jetojmë? Kur ia bëra këtë pyetje vetes m’u kujtua një konferencë e përbashkët shtypi mes Ramës dhe Vuçiç, atëherë Kryeministër i Serbisë. Kur një gazetar i pranishëm e pyeti për rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë apo Gjermani, Vuçiç u përgjigj jo pa ironi: “Këto çështje i mbulon Rama, unë jam lider lokal, shoh punët e vogla të miat”…

Edi Rama vuan nga gjigantizmi modern. Ai edhe borxhet i merr gjigante. 5,9 miliardë kanë marrë qeveritë shqiptare në 23 vjet pluralizëm, 5 miliardë ka marrë Rama në 7 vjet. Edhe rrugët, urat, aeroportet, stadiumet, kullat  i ndërton gjigande. Sidomos në 3D. Mirëpo, 5 miliardë borxhe në 7 vjet janë afërsisht 2000 euro për çdo shqiptar. Pra, çdo familje me katër anëtarë ka marrë borxh 10 mijë euro. Po ta dinin këtë borxh, shumica e fukarenjve të Shqipërisë do vrisnin veten ose borxhmarrësin.

Shqipëria ka nevojë për një kryeministër normal, një lider lokal. Kudo mund të gjendet ai. Një njeri që i rri përmasave të vendit, nuk i dalin këmbët jashtë. Një njeri kokulur që të paktën të mos i tallë banorët që qeveris. Një njeri që frikësohet se nesër mund të futet në burg po e shkeli ligjin, që nuk bën tendera fiktivë, që nuk guxon të mbushë Shqipërinë me hashash.

Shqipëria nuk ka nevojë sot për një klonim të Skënderbeut a Ismail Qemalit.

/Gazeta Express/

Etiketa: ElbasanErmal MulosmaniKryeministri Edi RamaMarksimarksistëtMilan KunderaPartia SocialisteShqiperiaTakim mobilizues elektoral

Të Lidhura

A keni frikë se do hetoheni? Përgjigjet Edi Rama –

A keni frikë se do hetoheni? Përgjigjet Edi Rama –

nga 27
21:51 | 02/02/2023
0

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel me moderatore Grida Dumën, u përgjigj pyetjes nëse...

Bëhu burrë e përballu 5 minuta… –

Bëhu burrë e përballu 5 minuta… –

nga 27
21:41 | 02/02/2023
0

Kreu i PD Sali Berisha në Opinion deklaroi se Edi Rama nuk u bë “i gjallë” as në parlament, por...

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Se di ç’ka përfituar me Nezën, mua… –

nga 27
21:29 | 02/02/2023
0

Kryeministri Edi Rama në emisionin Top Story në Top Channel tha se nuk e di se çfarë ka përfituar Neza...

Agjenti donte të më takonte vetë –

Agjenti donte të më takonte vetë –

nga 27
21:19 | 02/02/2023
0

Kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për emisionin Top Story në Top Channel, foli për çështjen mjaft të diskutuar...

Para

Familjet e prekura nga tërmeti në Bubq, ende nuk e dinë kur do të nisë rindërtimi shtëpive (film)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A keni frikë se do hetoheni? Përgjigjet Edi Rama –

A keni frikë se do hetoheni? Përgjigjet Edi Rama –

21:51 | 02/02/2023
Bëhu burrë e përballu 5 minuta… –

Bëhu burrë e përballu 5 minuta… –

21:41 | 02/02/2023
Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Se di ç’ka përfituar me Nezën, mua… –

21:29 | 02/02/2023
Agjenti donte të më takonte vetë –

Agjenti donte të më takonte vetë –

21:19 | 02/02/2023
Deputetët e shumicës, shërbëtorë të Edi Ramës –

Deputetët e shumicës, shërbëtorë të Edi Ramës –

21:11 | 02/02/2023

Më Të Lexuarat

  • A keni frikë se do hetoheni? Përgjigjet Edi Rama –
  • Bëhu burrë e përballu 5 minuta… –
  • Se di ç’ka përfituar me Nezën, mua… –
  • Agjenti donte të më takonte vetë –
  • Deputetët e shumicës, shërbëtorë të Edi Ramës –
  • Ka mundësi që Kosova të anëtarësohet në NATO –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A keni frikë se do hetoheni? Përgjigjet Edi Rama –
  • Bëhu burrë e përballu 5 minuta… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com