Mos e harro Çamërinë! Idrizi: Ata e kanë Çështjen Çame librezë pune, ne e kemi shtyllë kurrizore!

Duhet të lëçisni

Sot në 14:00 merret vendimi si do të vijohet me mësimin në universitete

Ditën e sotme në orën 14:00 do të vendoset si do të vijohet me mësimin në universitete. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi do të zhvillojë...

Temperaturat e ulëta: Akset ku duhet të lëvizni me zinxhirë

Vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta që kanë sjellë reshje borë si edhe ngrica. ARRSH rekomandon përdorimin e kalimit me zinxhirë në akset...

Biberaj dënon gjuhën e Ramës ndaj Francës: Nuk e kam parë ndonjëherë në jetën time aq rëndë (Film)

Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ka dënuar gjuhën e ashpër të kryeministrit Edi Rama për Francën lidhur me çështjen e vaksinimit. I...

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Ljoro Nrekiq. Mësohet se në pranga kanë rënë edhe katër punonjës të tjerë të administratës. Bëhet me dije se...

Në kuadër të 76-vjetorit të Genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, PDIU së bashku me Shoqatën Çamëria kanë organizuar pelegrinazhin në varrezat e Kllogjerit në Konispol.

Në këtë pelegrinazh kanë marrë pjesë qindra shqiptarë nga Çamëria për të nderuar varrezat e dëshmorëve çamë në Kllogjer.

Kreu të PDIU, Shpëtim Idrizi ka thënë se unë i përkas popullsisë çame, viktimë e genocidit dhe spastrimit Etnik, në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur s’kishte as CNN, as Këshill Europe, që të dokumentonte gjithë krimet.

Gjatë fjalës së tij, Idrizi iu drejtua popullit grek, ku thotë se ne duam të jetojmë si fqinjë të mirë, të punojmë bashkë, ne duam të kthehemi në Çamëri, ne nuk e ngatërrojmë popullin grek me bandat e Napolon Zervës.

Fjala e plotë e Shpëtim Idrizit:

Të dashur motra dhe vëllezër,

Rikthehemi sërish këtu, në varrezat e Kllogjerit, jo për të bërë adetin, por për të mos harruar. Askush nga ne nuk duhet të harrojë!

Mos e harro Çamërinë!

Harresa është dënimi më i madh që mund të marrë një njeri, një grup njerëzish, një krahinë, një komb. Nëse ne harrojmë është njësoj sikur të mos na kujtohet më emri i nanës apo i babës. Harresa është sëmundje e njeriut të ligë, i cili nuk dëshiron të qëndrojë përballë historisë së tij, rrënjëve të tija.

Prandaj, unë jam këtu edhe sot ju jeni këtu për të thënë një gjë fare të thjeshtë:

Mos e harro Çamërinë!

Harresa nuk është hakmarrje.

Ne nuk jemi këtu për të kërkuar gjakun e e të rënëve duke marrë jetën e të tjerë njerëzve. Ne jemi këtu për të pranuar faljen e atyre që na vranë, që na përzunë, që krijuan këtë varrezë, e cila është madhështore për të gjallët, por dhimbje për të vdekurit, sepse brenda gjirit të saj mban fëmijë, gra, pleq.

Mos e harro Çamërinë!

…do të thotë që nuk i kemi harruar as kriminelët, por pranojmë ndjesën e pasardhësve të tyre, sepse atë që ka bërë gjyshi, nuk ka përse ta vuajë në ndërgjegje biri.

Mos e harro Çamërinë!

… do të thotë që një shtet modern, i familjes europiane si Greqia nuk mund të vazhdojë të lartohet mbi një histori gjakatare, ku si vrasësit serialë të mohojë krimet.

Mos e harro Çamërinë!

… i drejtohet popullit grek, me të cilët duam të jetojmë si fqinjë të mirë. Ne duam të kthehemi në Çamëri, ne nuk e ngatërrojmë popullin grek me bandat e Napolon Zervës.

Unë sot i bëj thrirje popullit grek që të punojmë bashkë. Ne mendojmë që Çamëria nuk mund të jetë ndërgjegjja e vrarë e Greqisë.

Mos e harro Çamërinë!

… është një thirrje që i drejtojmë kryeministrit grek, e cila për të duhet të përkthehet: “Mos harro babain tënd!”. Zoti Mitsotaqis nuk ka pse të harrojë që babai i tij, i cili në vitin 1992 ka qenë kryeministër në Greqi, në bisedime me kryeministrin Meksi pranoi të ngriheshin komisione mikse për çështje pronësore në Çamëri dhe ngritjen e varrezave të partizanëve çamë të vrarë në Greqi. Thirrja ime për kryeministrin e Greqisë sot është: “Dëgjo zërin e babait!”.

Mos e harro Çamërinë!

… për ne që jemi sot këtu, për çamët kudo që janë do të thotë “Mos harro Kosovën!”, “Mos e harro Dardaninë!”.

Po, është e vërtetë që po kërkojnë ta shbëjnë! Po, duan që vrasësin ta shpallin qingj dhe viktimën bishë. Të njëjtën gjë që bënë me shqiptarët e Çamërisë me gjyqin famëkeq të Janinës në vitin 1945, ku babain tim 2 vjeç e shpallën kolaboracionist, të njëjtën gjë po kërkojnë të bëjnë sot me shqiptarët e Kosovës.

Por, asgjë nuk është e rastësishme. Çdo ngjarje ka një zhvillim. Fill pas luftës së lavdishme të UÇK-së u ngjallën zërat që edhe shqiptarët paskan vrarë. Shqiptarët që patën për dy javë 300 mijë refugjatë, mijëra të vrarë, mijëra të zhdukur që nuk e dimë ku i kanë eshtrat sot e kësaj dite, u barabitën me agresorin, me vrasësit?

Dhjetë vjet më parë i thoja në sy Dick Marty-it në Këshillin e Europës:

“Xhelatët, falë kësaj teknologjie tentojnë të barazohen me viktimat. Madje, janë ndërruar rolet.

Në ndërrmarjen e zotit Reporter Dick Marty, që i ka kushtuar dy vjet e gjysmë kohë dhe para KE-së, ka diçka të ngjashme. Unë kam një eksperiencë personale që më bind për këtë.

Unë i përkas popullsisë çame, viktimë e genocidit dhe spastrimit Etnik, në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur s’kishte as CNN, as Këshill Evrope, që të dokumentonte gjithë krimet.

E vërteta e atij genocidi mbi çamët, hebrenjtë e Greqisë, që unë dhe familja ime e dimë mirë, asnjëherë nuk është mësuar nga bota.

Unë jam shume i ndjeshëm se, në atë kalvar biblik kam patur tim gjysh dhe babain tim 2-vjeçar, të cilët nuk e panë më kurrë vendin, ku kishin lindur.

Serbia e Milosheviçit ka përdorur furrat e fabrikave për të zhdukur kufomat nga frika e ndëshkimit ndërkombëtar, ndërsa sot paraqet shqiptarët si xhelatë!

Dua t’u kujtoj se, Kosova prej vitit 1999 është vendi më i monitoruar ndërkombëtarisht prej NATO-s, EULEX-it e kështu me radhë, ndaj një pjesë e krimeve që thotë i nderuari reporter Dick Marty thjesht s’mund të ndodhin”.

Dhjetë vjet më parë duke u nisur nga mosharresa ne, çamët lajmëronim që historia e Ballkanit është një qark, ku vrasësi kthehet në vendin e krimit. Dhe ja ku jemi! Tani Kosovës po i drejtohet gishti. Shqiptarët e Kosovës po i trajtojnë njësoj si shqiptarët e Çamërisë.

Kjo ka ardhur, edhe sepse shumë nga udhëheqësit tanë dritëshkurtër harrojnë, nënshkruajnë marrëveshje sa për t’ia hedhur. Por, është piëkrisht kjo rrugë që çon në humnerë atë që harroi gjakun e të parëve për hir të interesit personal.

Ndaj nga këto varre të Kllogjerit po të them:

Mos e harro Çamërinë Edi Rama!

Se nuk po harron Shpëtim Idrizin, por një krahinë të tërë. Nuk është personale Çamëria që ta përdorësh si monedhë shkëmbimi, kur ngroh shalët në zjarrin e tradhëtisë me andartët.

Mos e harro Çamërinë!

… nëse dëshironi që Shqipëria të jetë pjesë e Europës, por kurrë nuk do të bëhesh anëtar i asnjë tryeze duke shkuar kokëulur, sepse si thotë një proverb rumun: “Nëse ecën kokëulur, dikur do të fillosh të kullosësh”.

Mos e harro Çamërinë!

… është thirrje që mos të harrohen as të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Ata duhet të jenë në këtë vend të dinjitetshëm, madje pasuri kombëtare, jo një nga disa shumë pakicat që do të shpikë Edi Rama me Sandër Lleshajn.

Unë po dua të besoj se nga injoranca, mosleximi dhe presioni i Greqisë ne vazhdojmë të bëjmë gabime të rënda. Nuk ka një dokument edhe përkufizim për minoritetet a pakicat kombëtare. Për këtë nuk bie dakord as OKB-ja, as Parlamenti Europian. Në Gjermani flasin për të drejta individuale, por kanë një përkufizim të respektushëm për sa i përket pakicave kombëtare ka dhe shumë pakica të tjera. Në Gjermani ka 4-5 milionë shtetas turq. Ata janë më shumë se 300 frymë që po themi ne në Shqipëri. Në qoftë se Gjermania do t’i njihte ata si minoritet, gjysma e Gjermanisë do të ishte me tabela turqisht. Këto janë rregullat e Europës.

Kur kjo farë qeverie bëri ligjin për minoritetin, e nxorri Shqipërinë me 9 minoritete, ndërkohë që ne e dimë shumë mirë që gjysma e Shqipërisë është jashtë, pra ne rrethohemi shqiptarët e Çamërisë, nga shqiptarët e Kosovës, Iliridës, Ulqinit, Tuzit, Plavës e Gucisë.

Ministri i Brendshëm duhet të jetë thjeshtë një i paditur, sepse nuk dua ta mendoj që është tradhëtar. Nuk ka mundësi që ai nuk ia ka haberin se pakica është në zonë kufitare që i përket një shteti tjetër, por në atë zonë është mazhorancë me popullsinë vendase.

Që në vitin 1937 Shqipëria e Mbretit Zog i kishte të njohura Finiqin dhe Dropullin si zona minoritare. Minoriteti grek jeton dhe është i njohur në vendin tonë qysh në vitin 1937, për këtë dhe ne kemi përkrahur njohjen e komunave si pjesë minoritare të shtetit tonë.

Po atëherë pse duan ta sajojnë ndryshe këtë punë?

Që të kemi minoritete në Himarën e Petro Markos apo në Vunoin e Edi Ramës?

Mos duan gjë që duke hequr zonat minoritare ta na gdhihen me tabela greke a gjuhë sllave në Kukës dhe të nisë zhbërja?

Por edhe diçka tjetër: Mos vallë vetë minoritarëve grekë ua ka ënda të jenë njësoj me lloj-lloj pakicash që do të sajojnë 300 vetë?

Jemi 300 vetë tifozë futbolli me Italinë dhe të bëhemi italianë?

Jemi 300 vetë tifozë me Gjermaninë dhe të bëhemi gjermanë… apo turq, arabë, egjyptianë, bullgarë e rusë, mjaftojnë të na lidhin një copë pension?

Mos e harro Çamërinë!

… është edhe për ata drejtorët që ngrohin kolltuqet e Rilindjes, vetëm se kanë vendosur të shesin emrin e babaës a nanës që u vjen nga Çamëria.

Jo, këta në radhë të parë janë rilindas!

Shumë prej tyre do t’u vinë nga nesër tek dera e shtëpisë dhe do u thonë që duan votat tuaja, meqë janë çamë.

Por, këto nuk janë vota për Çamërinë, por për Rilindjen, sepse përndryshe ata do të kishin guximin të ishin këtu me ne sot që të na dëshmonin se nuk e kanë harruar Çamërinë.

Ata e kanë Çështjen Çame librezë pune, ne e kemi shtyllë kurrizore!

Këtu keni për të qenë që Rilindja do sajojë grupime, parti apo organizata që Propaganda mavi do të na i shesë për çame.

Është e njëjta Rilindje që e hoqi emrin “Çamëri” dhe “çam” nga tekset e shkollave dhe marrëveshjet qeveritare. Neve na konsiderojnë shqiptarët të Greqisë, thua se jemi mahaxhir, pa një histori që në kohën e Homerit, pa lumin Kalama, pa Orakullin e Dodonës, Dora D’Istrian, Bilal Xhaferrin dhe Koli Idromenon.

Mos e harro Çamërinë!

… është për ju që jeni këtu, për ata që na ndjekin nga të gjitha burimet informacionit, por mbi të gjitha për ata që duan të bëjnë pazar me këtë gjë.

Se edhe sikur ju të doni ta harroni apo ta shisni, unë do të marr një çekiç dhe një gozhdë dhe do ua ngul thellë në tru!

Mos e harro Çamërinë!

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Sot në 14:00 merret vendimi si do të vijohet me mësimin në universitete

Ditën e sotme në orën 14:00 do të vendoset si do të vijohet me mësimin në universitete. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi do të zhvillojë...

Temperaturat e ulëta: Akset ku duhet të lëvizni me zinxhirë

Vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta që kanë sjellë reshje borë si edhe ngrica. ARRSH rekomandon përdorimin e kalimit me zinxhirë në akset...

Biberaj dënon gjuhën e Ramës ndaj Francës: Nuk e kam parë ndonjëherë në jetën time aq rëndë (Film)

Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ka dënuar gjuhën e ashpër të kryeministrit Edi Rama për Francën lidhur me çështjen e vaksinimit. I...

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Ljoro Nrekiq. Mësohet se në pranga kanë rënë edhe katër punonjës të tjerë të administratës. Bëhet me dije se...

Kërcënohet avokati i Emiljano Shullazit, zbulohet sms-ja

Kërcënohet avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe. Raportohet se avokati i Shullazit është kërcënuar me sms. Rasti është denoncuar nga vetë ai në policinë e...