Momentumi i Albin Kurtit

Duhet të lëçisni

Bie propaganda e qeverisë, Rama e pranon: Shqipëria nuk është gati për të hyrë në BE

Në Shqipëri jemi mësuar të shohim dhe të dëgjojmë shpesh propagandën e Kryeministrit që në vendin tonë kanë ndodhur transformime rrënjësore me ardhjen e...

Plas sherri mes kolegësh, Salsano Rrapi del kundër Veleshnjas: Për të gjithë ata aktor…

Ditën e sotme teksa ishte duke folur për banalitetin në art dhe krijimtarinë në emisionin “Shqipëria Live”, Rezart Veleshnja bëri një deklaratë të fortë...

Meta nuk doli para Komisionit të Ligjeve, Tedi Blushi i përgjigjet kuvendit: Keni qenë në dijeni për agjendën e Presidentit

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka qenë në dijeni që Presidenti Meta ka pasur axhendë...

Merr flakë në ecje e sipër makina në Tiranë, dyshimet e para

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 06.05.2021, rreth orës 18:40, në afërsi të Liqenit Artificial, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në...

Nga Ilir Babaramo

“U çmend dhe Liburni”,- mendova për një çast ndërkohë që ndiqja seancën parlamentare, ku po votohej mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ai që kishte ndarë qelinë e burgjeve serbe me kryeministrin në ikje po i drejtohej deputetëve të LDK: “Me mënyrën si po e rrëzoni këtë qeveri do t’i detyroni votuesit të na i japin pushtetin të vetëm”. Dukej vërtetë një fantazi e shfrenuar ajo që deklaroi një nga themeluesit e Vetëvendosjes. Kishin marrë vetëm 26 për qind të votave pak muaj më parë dhe veç një deputet më shumë se partia, me të cilën kishin bërë koalicion. Të merrnin pushtetin të vetëm do t’u duhej të dyfishonin votat, ndërkohë që sistemi elektoral dhe fragmentimi politik e bënte thuajse të pamundur këtë objektiv politik.

Pak muaj pas kësaj seance koha duket se po i jep të drejtë “çmendurisë” së Liburn Aliut. Të gjitha sondazhet dhe ato më pak të favorshmet i japin gjysmën e mandateve shqiptare në parlament Vetëvendosjes. Po si erdhëm në këtë pikë? Kush e krijoi këtë “monstrum politik” që quhet Albin Kurti?

Dy faktorë: kundërshtarët e tij dhe vetë politika konsistente e njeriut që do përcaktojë politikën e Prishtinës në jo pak vite që do vijnë.

T’i marrim me radhë. Gjatë 30 viteve të fundit historia politike e Kosovës është lidhur me dy emra; Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin. Rugova, pesë vitet e para të karrierës së tij politike adhurohej gati si një Mesia. Padyshim ka dy merita të jashtëzakonshme historike: ndërkombëtarizimin e Çështjes së Kosovës dhe krijimin e shtetit paralel, ku sistemi kapilar i arsimit mbetet kryesori. Momentumi politik i Rugovës duket se kaloi, kur përfunduan bisedimet e Dejtonit, aty ku nuk u shqyrtua fare Kosova. Pavarësisht se Rugova mbeti njeriu më i votuar i Kosovës dhe për dhjetë vite të tjera, deri ditën kur u largua nga kjo botë, sërish e kishte humbur forcën.

Kishte ikur koha e pacifizmit dhe kishte ardhur momentumi i përfaqësuesit politik të UÇK-së. Gjithë ndërkombëtarët tashmë e dinin se çelësin e zgjidhjeve të mëdha e kishte Hashim Thaçi. Dhe kjo u dëshmua që në pranverën e vitit 1999 në Rambouillet. Këtë rol Hashim Thaçi e pati deri në momentin, kur shpalli pavarësinë në vitin 2008. Që nga ai moment qenia e tij në krye të Prishtinës ka qenë një kacavjerje pas pushtetit. Duke shkuar në Hagë ka lënë pas një spektër politik që e ka keqpërdorur në mënyrën më cinike dhe të pamëshirshme. LDK-ja i prin kësaj liste. Nga njeriun e shpresës, pushteti e ktheu në ikonën e një klani që qeveriste ngjashëm me republikat ish-sovjetike të Kaukazisë. Përgjimet e “Pronto-s” ishin një dush i ftohtë dhe për më fanatikët.

Për të arritur deri në këtë pikë kontrolli Thaçit i ishte dashur t’u hidhte ndonjë kockë pushteti e favoresh dhe partive të tjera. E vetmja hapësirë politike që nuk kontrollonte ishte Vetëvendosja. Vite e vite me radhë u përpoq ta zhbëjë politikisht Albin Kurtin dhe të vetët. Këtë luftë e fitoi Kurti. Kjo e faktorizoi Vetëvendosjen. Këtu nis dhe momentumi politik i Albin Kurtit në krye të Kosovës.

Hashim Thaçi përdori gjithçka në këto beteja pa fund. Pasi dështoi me burgosjet vendosi t’i përçajë. Të gjithë në Kosovë e mbajnë mend sesi një pjesë e rëndësishme e establishmentit të Lëvizjes kërkoi që Kurti të mos paraqiste kandidaturën për kryetar të Vetëvendosjes… dhe gjetën momentin më të pabesë, kohën kur Albin Kurti ishte në burg pas njërës prej protestave të shumta masive. Nuk ia arritën. Por, nuk hoqën dorë. Me shpresën se do përgjysmonin votat e Vetëvendosjes u larguan për të krijuar një parti tjetër. Nga 15 deputetë që ikën asnjëri prej tyre nuk arriti të hyjë në Kuvend. Votuesit e kishin kuptuar skemën dhe e ndëshkuan, pavarësisht stuhisë propagandstike në të gjitha mediat mainstream. Kjo stuhi vazhdon ende. Në ekranet e Kosovës nuk ka mbrëmje që këta “kokat” e dikurshme të Vetëvendosjes të mos t’i bashkohen korit të analistëve që paralajmërojnë publikun për rrezikun “Kurti”.

Një situatë vërtetë skizofrenike këto ditë në Kosovë. Sa më shumë që e sulmojnë ata që dihet botërisht se kanë qenë në payroll të Thaçit, aq më frenetike bëhet mbrojtja e tij në rrjetet sociale dhe aq më shumë pikë merr Vetëvendosja në sondazhet e fundit. Kurti ka zgjedhur taktikën më sfilitëse për kundërshtarët; heshtjen, refuzimin total të reagojë për gjithçka e sulmojnë. Me lumin e sharjeve, kundërshtarët e tij, po ujisin një pemë që hedh rrënjë, të cilën çdo ditë e më shumë do kenë vështirë ta shkulin.

Duke rrëzuar qeverinë Kurti pak muaj më parë e humbën shansin për ta patur Albinin në kontroll. Në Prishtinë Isa Mustafën e mbajnë për një politikan dinak. Por, hileja nuk është strategji. Duke bashkuar fatin e tij politik me atë të Thaçit, kryetari i LDK-së, jo vetëm po përgjysmon votat e partisë së tij, por i po lë krejt skenën një njeriu të vetëm.

Tashmë “djalli” ka dalë nga shishja. Rrotull askush nuk ka staturën politike apo morale që ta ndalojë. Dhe meqë po flitet pa fund për intriga oborri, skena politike e Kosovës ngjan disi shekspiriane. Këto ditë, kjo skenë pa Kurtin do dukej si tragjedia Hamlet pa personazhin Hamlet. Dhe deri në zgjedhjet e ardhshme kundërshtarëve të Kurtit nuk u ngelet gjë tjetër, vecse të shpresojnë që Vjosa Osmani të çmendet si Ofelia.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Bie propaganda e qeverisë, Rama e pranon: Shqipëria nuk është gati për të hyrë në BE

Në Shqipëri jemi mësuar të shohim dhe të dëgjojmë shpesh propagandën e Kryeministrit që në vendin tonë kanë ndodhur transformime rrënjësore me ardhjen e...

Plas sherri mes kolegësh, Salsano Rrapi del kundër Veleshnjas: Për të gjithë ata aktor…

Ditën e sotme teksa ishte duke folur për banalitetin në art dhe krijimtarinë në emisionin “Shqipëria Live”, Rezart Veleshnja bëri një deklaratë të fortë...

Meta nuk doli para Komisionit të Ligjeve, Tedi Blushi i përgjigjet kuvendit: Keni qenë në dijeni për agjendën e Presidentit

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka qenë në dijeni që Presidenti Meta ka pasur axhendë...

Merr flakë në ecje e sipër makina në Tiranë, dyshimet e para

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 06.05.2021, rreth orës 18:40, në afërsi të Liqenit Artificial, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në...

Maluma vjen më në fund në Tiranë, zbulohet data dhe vendi i mbajtjes së koncertit të shumëpritur

Shumë koncerte të rëndësishme u anulluan për shkak të pandemisë Covid-19 në të gjithë botën , po ashtu si dhe në Shqipëri. Një nga...