Kreu i KED, Ardian Dvorani i kërkon KLGJ më shumë kohë për të dhënë mendim për mbarimin e mandatit të tij në Gjykatën e Lartë.
Rikujtojmë që Presidenti Ilir Meta, ditën e djeshme vuri në dijeni KLGJ dhe Gjykatën e Lartë se Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe s’mund të jetë më as anëtar i Gjykatës së Lartë dhe as kreu i KED. Rregulli është që Dvorani duhet të kthejë përgjigje në lidhje me këtë çështje brenda 24 orëve.
Meta më parë ka kallëzuar në SPAK Ardian Dvoranin për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata e Lartë ka filluar punë me numër minimal gjyqtarësh teksa nuk ka ende një vendim nga KLGJ për këtë çështje.
Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –
Policia Kombëtare e Spanjës ka arrestuar 2 shqiptarë si pjesë e operacionit “LUX”, pasi ka gjetur më shumë se 1000...







