• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakrat në Çamëri nga EDES

12:25 | 03/06/2016
në Uncategorized
0

Nga Arben Llalla

Pas pushtimit fazë-fazë të Epirit të Jugut-Çamërisë nga grekët që në vitet 1880 dhe deri në fillim të vitit 1913, kur u mor Janina, shqiptarët kanë qenë nën presionin shtetëror grek për të braktisur trojet e tyre. Ashtu siç e kemi thënë më lartë ndër vite, Greqia me dhunë largoi mijëra familje shqiptare nga Çamëria për në Turqi, Shqipëri dhe gjetkë duke mos u kthyer më kurrë. Por, genocidi më i egër dhe fatal ishte ai i viteve 1944-1945, ku forcat ushtarake të EDES të udhëhequr nga klerikë ortodoksë grekë me veshje ushtarake kryen masakrat çnjerëzore mbi popullsinë e pambrojtur çame.

Lexo edhe

Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –

Bayern “poker” përballë Wolfsburg –

Ramën e kishte mik –

Ishte e martë, 27 qershor 1944, ku rreth 2.500 trupa ushtarake të EDES të udhëhequr nga Napoleon Zerva dhe të shoqëruar nga Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos i cili kishte veshur rrobat ushtarake të EDES, hynë qetësisht në qytetin e Paramithisë. Asnjë kundërshtim me armë nga ana e popullsisë shqiptare, Mitropoliti Dhorotheos nis bisedat me krerët shqiptar, me Myftiun Sali Hafizi duke ju premtuar se asnjë e keqe nuk do t’ju ndodhë.

cameria

Pas dreke, pas një ngrënie të mirë filloi masakrimi kudo në çdo vend që gjenin çamë. Masakrimet janë bërë nëpër shtëpi me gra dhe fëmijë. Burrat janë vrarë mizorisht nëpër rrugë dhe hedhur nëpër hendeqe. Numri i të vrarëve gjithsej 165. Në Qarkun e Paramithisë në katundet e quajtura Gardiq, Dragoni, Amini e Karkunar një ditë më pas u masakruan tmerrësisht 600 punëtorë dhe bujq, 150 plaka, gra dhe vajza.

Më 28 gusht 1944, në Pargë bandat e Zervës vranë 49 burra dhe 8 gra, Më 14 shtator autoritetet ushtarake zerviste në Filat grumbulluan gjithë burrat e mbetur në qytet, shumica e të cilëve ishin pleq dhe pas një “gjyqi” formal i dënuan të gjithë me vdekje, me përjashtim të 7 vetëve. Pas tri-katër ditësh u pushkatuan 51 veta të tjerë afër spitalit të Filatit dhe te Përroi i Shejlës. Kështu numri i të vrarëve dhe i të humburve në qytetin e Filatit arrinte në 259 vetë.

Në Filat, gjatë periudhës qershor 1944-mars 1945, u masakruan dhe u vranë 1.286 persona, në Gumenicë u vranë 192, në Margëlliç e Pargë 626 persona etj. U shkatërruan 68 fshatra, u dogjën dhe u rrënuan 5.800 shtëpi, u shkatërruan të gjitha objektet e kultit si dhe u grabitën pasuritë, pronat e këtyre kulteve (mbi 80 xhami).

Sipas një liste qenë regjistruar emrat e të vrarëve dhe vendit të tyre të origjinës. Më pas 1200 viktima civile janë identifikuar për periudhën 1944-1945.

Kokat e prera të dy drejtuesve të lartë të ushtrisë partizane ELAS, Aris Veluhiotis (Thanasi Klara) dhe të Xhavelën - Janis Angjeletos, bënë vetëvrasje duke mos rënë në duart e trupave EDES

Përfundimi i genocidit grek kundër popullsisë shqiptare në Epirin e Jugut-Çamëri ishte tragjik. Pothuajse Çamëria u spastrua nga etniteti shqiptar që i përkiste besimit jo orthodoks. Në fshatrat ku banonin shqiptarët u vendosën refugjatë grekë të ardhur nga Azia e Vogël dhe grekë të ardhur nga pjesët e tjera të Greqisë. Shumë fshatrave ju ndërruan emrat, u ndërruan toponimet e shumë vendeve për të zhdukur çdo gjurmë shqiptare në Epirin e Jugut.

Nga një popullsi prej 35.000 vetash, që ishte paraluftës, mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Të vrarët dhe të humburit arrijnë shifrën 2300 vetë. Të vdekurit gjatë emigracionit për mungesë ushqimesh dhe nga sëmundjet e ndryshme 2400 vetë.

Nga të dhënat e botuar kohëve të fundit del se sipas qyteteve janë masakruar në genocidin grek ndaj popullsisë çame 2.877 shqiptarë. Në Filat dhe rrethinë numri i të masakruarve është 1.286, Gumenica me rrethinë, 292, Paramithia me rrethinë, 673, në Margëlliç dhe Pargë, 626.

Napoleon Zervas i shoqëruar nga Mitropolitit i Paramithisë, Dhorotheos, një ditë pasi kryen masakra mbi popullsinë shqiptare në Çamëri, Paramithi, 28, Qershor, 1944

Përveç pjesëmarrësve ushtarakë që kishin shërbyer në qeverisjen fashiste të Metaksait në masakrat kundër çamëve, morën pjesë dhe dhjetëra priftërinj si Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, prifti Serafeim i ardhur nga Athina me porosi të kryepeshkopit të Greqisë, Damaskino. Serafeimi do të bëhej më tej Mitropolit i Janinës dhe më vonë kryepeshkop i Greqisë, vëllai i Napoleon Zervës, Aleko Zerva i cili ishte prift, e të tjerë.

Kapiteni Kristos Stavropulos në rolin e gjykatësit të ushtrisë EDES nënshkroi ekzekutimet pa gjyq të qindra shqiptarëve në genocidin e viteve 1944-1945 në Çamëri. Në vitin 1953 ushtaraku Kristos Stavropulos u zgjodh kryetar i Gjykatës së Lartë të Greqisë.

Plani për genocidin e viteve 1944-1945 nga EDES, nuk lindi aty për aty, ai plan për përzënien e shqiptarëve nga Çamëria me masakra, përdhunime, grabitje ishte planifikuar shumë vite më parë që kur grekët pushtuan Epirin e Jugut më 1912-1913.

Në qeverisjen e Metaksait ishin vrarë 2.300 dhe të vdekur në tortura 450. Një shifër e përafërt me masakrat që kryen disa vite më vonë Napoleon Zerva dhe ushtarakët e Metaksait të grupuar në EDES.

Shteti grek sekuestroi shtëpitë dhe tokat pa të drejtë me ligje dhe gjyqe të montuara, mijëra bagëti u vodhën, ngordhën dhe u dëmtuan.

Etiketa: arben llallaCameriaEDESEpirit të JugutFilatgenocidiMargëlliçmasakratNapoleon ZervaParamithi

Të Lidhura

Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –

Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –

nga 27
21:11 | 05/02/2023
0

Pyetje: Prindërit e mi janë gati të festojnë 50 vjetorin e martesës, ndërsa unë jam 33 vjeçe dhe nuk kam...

Bayern “poker” përballë Wolfsburg –

Bayern “poker” përballë Wolfsburg –

nga 27
21:01 | 05/02/2023
0

Pas 3 barazimeve 1 me 1 radhazi përballë Leipzig, Koln dhe Frankfurt, Bayern Munich ka arritur të gjejë fitoren në...

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Ramën e kishte mik –

nga 27
20:39 | 05/02/2023
0

Allison Guerriero, gruaja që “fundosi” ish-zyrtarin e FBI, Charles Mcgonigal me një e-mail është zbërthyer së fundmi dukle dhënë detaje...

Ukraina përgatet për një ofensivë ruse gjatë këtij muaji –

nga 27
20:27 | 05/02/2023
0

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës thotë se vendi po pret një ofensivë të re ruse më vonë këtë muaj. Në...

Para
Dëshmon vrasësi/ Jam penduar për krimin

Dëshmon vrasësi/ Jam penduar për krimin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –

Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –

21:11 | 05/02/2023
Bayern “poker” përballë Wolfsburg –

Bayern “poker” përballë Wolfsburg –

21:01 | 05/02/2023
Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Ramën e kishte mik –

20:39 | 05/02/2023

Ukraina përgatet për një ofensivë ruse gjatë këtij muaji –

20:27 | 05/02/2023
Kush është Allison Guerriero, e dashura që fundosi McGonigal me një e-mail –

Kush është Allison Guerriero, e dashura që fundosi McGonigal me një e-mail –

20:11 | 05/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –
  • Bayern “poker” përballë Wolfsburg –
  • Ramën e kishte mik –
  • Ukraina përgatet për një ofensivë ruse gjatë këtij muaji –
  • Kush është Allison Guerriero, e dashura që fundosi McGonigal me një e-mail –
  • Kane thyen rekord dhe mposht Cityn –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Cili është sekreti i jetëgjatësisë së një martese? –
  • Bayern “poker” përballë Wolfsburg –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com