Mars 1997/ Azem Hajdari: Si e harruam të mjerën Çamëri….

Duhet të lëçisni

Edi Rama rilind ministrinë e propagandës

Në një rekord të ri negativ në marrëdhëniet me publikun, kryeministri Edi Rama shpalli krijimin e një ‘agjencie për media dhe informim’, e cila...

Ndodh përsëri/ Burri vret gruan me armë zjarri, më pas qëllon edhe veten

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr.,...

Sëmuret gjatë krasitjes, ndërron jetë shqiptari në Itali

Një 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Leçe, Itali. Viktima është me inicialet F.C. Ai banonte në Taviano dhe punonte në një...

Covid-19, 30 humbje jete në 1 javë, të enjten dhe të premten numri më i lartë i viktimave

Në shtatë ditë 30 humbje jete. Ky është bilanci që ka shkaktuar Covid 19 në Shqipëri nga 11 shtatori deri më 17 shtator duke...

Komitetet e mallkimit kombëtar, ia kanë ngulur një thikë Kosovës, një thikë Çamërisë dhe një thikë shqiptarëve në Maqedoni.”

Ishte 30 marsi i vitit 1997. Shqipëria po përjetonte ditë të vështira për shkak të kaosit që kishte përfshirë gjithë vendin, si pasojë e falimentit të firmave piramidale. Institucionet qendrore dhe vendore thuajse nuk funksionion, në një pjesë të rëndësishme të territorit shqiptar. Jugu i Shqipërisë po drejtohej nga Komitetet e Shpëtimit. Ishte një marrëveshje e disa partive politike si PS, PSD e PR, me këto komitete që shkaktoi reagimin e ashpër të disa deputetëve duke përfshirë edhe liderin e Lëvizjes studentore dhe themeluesin i PD-së, Azem Hajdari. Ai foli me një gjuhë të ashpër kundër politikanëve shqiptarë që ishin bërë pjesë e një marrëveshje me bandat kriminale të cilat sipas tij, ishin të mbështetura nga segmente antishqiptare greke dhe serbe. Në një fjalim të rëndësishëm në Kuvend, ai thekson se për gjendjen kritike në Shqipëri, kishin dorë qarqet serbo-greke ndaj dhe e vlerësonte ngritjen e komiteteve të Shpëtimit, si një thikë pas shpine për Kosovën, Çamërinë e shqiptarët e  Maqedonisë.  Më poshtë publikojmë pjesë nga fjalimi i Azem Hajdarit në një seancë parlamentare më 30 mars, 1997.

01 Feb 1997 — THE SITUATION IN TIRANA — Image by © Bernard Bisson/Sygma/Corbis

Zoti Kryetar, të nderuar deputetë!

Një historian i vjetër thotë: “Ato kombe që harrojnë të kaluarën e tyre, janë të detyruar t’u nënshtrohen atyre”. Atëherë, për një moment të kalojmë në vitin 1921. Pas zgjedhjeve të vitit 1921, përfaqësuesit e Vlorës kthehen në Vlorë për mbrojtjen e Komitetit të Shpëtimit Kombëtar. Harrojnë misionin e tyre dhe krijojnë të ashtuquajturin memorandum, nëpërmjet të cilit i kërkojnë qeverisë së asaj kohe, të Vrionit, që të hidhen poshtë zgjedhjet. Dhe thelbi i memorandumit ishte autonomia. Pra, historia na përsëritet me krejt fatkeqësinë e saj. Ne jemi këtu e si deputetë të popullit, harrojmë se nuk kemi ardhur vetëm për grurin, ujin ose infrastrukturën, por kemi ardhur për mbrojtjen e lirisë, të sovranitetit e integritetit të vendit dhe për të gjitha hallet e problemet që e shqetësojnë këtë popull.

Jo, vëllezër, këtu nuk është fjala për dorëheqjen e Presidentit, është pak më gjatë, këtu akuzohet Presidenti i Republikës se po inicion një luftë civile në Shqipëri. Dhe unë kam forcën e kurajën ta them se këtu harrohet edhe një problem i madh.

Nga këto banda, që unë me plot gojën do t’i quaja kriminale, dhe nuk është problemi të shihen frazat e ndërtuara nga Shyti, i cili në Vlorë thotë këto fjalë: “Unë automatikun tim mund t’ia dorëzoj vetëm Fatos Nanos”, këtu është fjala që akuzohet pushteti i sotëm se po inicion këtë luftë civile. Aq më keq, kemi tre muaj që kemi harruar të mjerën Çamëri, askush nuk e përmend atë, me gjithë fatkeqësinë dhe vuajtjet e saj; kemi harruar në këtë Parlament të themi Kosovë; kemi harruar në këtë Parlament të themi Universiteti i Tetovës; kemi harruar në këtë Parlament të themi çështja shqiptare dhe më në fund merremi me një marrëveshje, e cila është një marrëveshje famëkeqe, e krijuar nga disa njerëz të stërvitur mirë, nën emrin e bandave kriminale, për të cënuar lirinë dhe sovranitetin e vendit.

Zoti Kryetar, këtu shtrohet pyetja: kujt i intereson që nënat e Vlorës dhe e gjithë Vlora të jetë e mpleksur në zi? Kujt i intereson që Gjirokastra, Tepelena e kudo të jenë të mpleksuara në zi? Unë i kërkoj këtij Parlamenti, si tempulli i fjalës së lirë, megjithëse nuk jemi të gjithë shenjtorë në këtë Parlament, që t’i thërrasim edhe një herë mendjes. I kërkoj dhe Qeverisë Fino t’i thërrasë përsëri mendjes dhe të mos bjerë viktimë e lojërave politike.

Partia Socialiste ka filluar lojën e çmontimit, i kërkon Partisë Demokratike që t’i marrë SHIK-un, t’i marrë Televizionin, më vonë do t’i kërkojë edhe ATSH-në, më vonë gjëra të tjera. Pse? Sepse është e bindur që në zgjedhjet e tjera ajo do të humbë. Prandaj u bëj thirrje të gjithë deputetëve që me një forcë të madhe ta denoncojnë këtë strategji dhe, ashtu siç shmangëm luftën civile në vitin 1991-1992, ta shmangim edhe sot luftën e këtyre komiteteve. Vëllezër, kush mund të kërkojë luftë civile? Ju, që jeni civilë, deputetë të ardhur me votat e popullit, apo ata që janë të armatosur dhe kërkojnë të dhunojnë institucionet? Pra, krahu i armatosur, i cili kërkon dhunimin e institucioneve, duhet të marrë përgjigjen e fundit nga operacioni i krijuar nga ky Parlament, të zbatohet ligji i gjendjes së jashtëzakonshme dhe jam i bindur se kriminelët, si: Shyti, Gjoleka e të tjerë, nuk janë kaq rezistentë. Mos i lejoni nëpërkëmbë, mbroni Shqipërinë, mbroni flamurin, se kjo është detyra jonë.

…Tentativa, zoti Kryetar, për të paraqitur luftën Veri-Jug, unë mendoj se qëndron të fakti se, në vend që Ministri i Mbrojtjes i këtij vendi të distancohej nga ushtarakët në lirim që drejtuan komitetet e mallkimit kombëtar, të ashtuquajtura komitete të shpëtimit, këto grushte shteti të fëlliqura, me kriminelë, të cilët e kanë çuar Shqipërinë në këtë gjendje, ia kanë futur një thikë Kosovës, një thikë Çamërisë dhe një thikë shqiptarëve në Maqedoni, duke u prekur simbolin e kombit, dhe në vend që të distancohej nga ato komitete, mundohet të mbjellë luftën Jug-Veri, e cila nuk ka ndodhur….

Para se ta mbyll, desha të theksoj dhe një tezë. Në të dy takimet që zoti Pangallos, në bazë të komenteve dhe analizave të BBC, ka bërë me Gligorovin dhe Milosheviçin, është theksuar një fakt, që paska 600 mijë minoritarë grekë dhe 200 mijë minoritarë maqedonë në Shqipëri dhe Milosheviçi s’na qenka shprehur edhe për minoritarët e tjerë. Dhe prononcimi ishte i tillë: të rrëzojmë Presidentin në Shqipëri, që Qeveria të merret me punët e brendshme dhe ne të kemi mundësi ta zgjidhim kollaj çështjen kombëtare. Dhe nuk është rastësi që çështja shqiptare dhe tavolina shqiptare shtrohen sot, kur Shqipërisë i është cënuar forca e armatosur.

* Ky shkrim u botua për herë të parë në 27 mars 2017

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Edi Rama rilind ministrinë e propagandës

Në një rekord të ri negativ në marrëdhëniet me publikun, kryeministri Edi Rama shpalli krijimin e një ‘agjencie për media dhe informim’, e cila...

Ndodh përsëri/ Burri vret gruan me armë zjarri, më pas qëllon edhe veten

Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr.,...

Sëmuret gjatë krasitjes, ndërron jetë shqiptari në Itali

Një 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Leçe, Itali. Viktima është me inicialet F.C. Ai banonte në Taviano dhe punonte në një...

Covid-19, 30 humbje jete në 1 javë, të enjten dhe të premten numri më i lartë i viktimave

Në shtatë ditë 30 humbje jete. Ky është bilanci që ka shkaktuar Covid 19 në Shqipëri nga 11 shtatori deri më 17 shtator duke...

Erdogan pret si mik Vuçiçin, flasin edhe për Kosovën (foto)

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është takuar në Stamboll sot me homologun e tij turk, Tayip Erdogan. Siç bëjnë të ditura kanalet zyrtare të informimit...