Ju mbani byzylykë me emrin e saj, por për Pandorën s’dini asgjë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ju mbani byzylykë me emrin e saj, por për Pandorën s’dini asgjë

08:31 | 07/02/2018
në Uncategorized
0

Nga Alma Nikolli

Me të lexuar këtë titull ju do të jeni të gatshëm të më thoni se dini gjithçka mbi mitologjinë dhe atë mbi ç’përfaqëson Pandora. Por, unë as që kam ndërmend të flas për Pandora argjendarish, dua t’ua  lezetoj të hënën shpesh të urryeshme, me një Pandorë prej vërteti.

Pandorën time e kam njohur para pak kohësh në një udhëtim në Greqi. Ishte mbi 60 vjeç, donte rininë dhe jetën. E imja, sepse po e përmend dhe e juaja sapo ta njihni.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ia fiksova emrin direkt, se e kishte të bukur shpirtin. Pandora është nga Berati, i pëlqen shumë të udhëtojë, të buzëqeshë dhe të jetë mes të rinjve… për t’i rinuar.

Në mbrëmje po pinim në lokal me dilemën, nëse duhet të dilnim për të kërcyer apo të shkonim në hotel për të fjetur, një alternativë disi e domosdoshme për t’i paraprirë lodhjes së parashikueshme të ditës së nesërme. Pandorën e pata lënë në hollin e hotelit pranë oxhakut dhe thuajse isha e bindur se do të kishte shkuar për të fjetur.

Gabova. Nuk vonoi shumë dhe së bashku me grupin e vajzave, ca pak më të reja se ajo, ca moshatare me mua, u futën në lokalin, ku isha unë me shoqen time. Ajo qe ulur në krye të tavolinës së rrumbullakët, ndërsa vajzat qeshnin. Se ç’tregonte ca historira. Për disa minuta iu bashkova tavolinës gazmore që rrotullohej rreth Pandorës.

“E di ç’bëra para se të vija këtu? Pamë lokalet ku mund të dalim pastaj për jetë nate. Bëra pazar me ata te hyrja, nga 5 Euro bileta do paguajmë 4 Euro, plus një pije“, tregonte Pandora me sytë që i qeshnin, ndërsa ne gajaseshim.

“Dua të shkruaj për ty“, i thashë ndërsa njëra nga vajzat, siç ajo kishte dëshirë t’i quante ish-koleget e saj të Spitalit të Beratit, m’u drejtua: “Epo, nëse nuk të frymëzon edhe Pandora për të shkruar, s’e di kush do të të frymëzonte“.

Doja shumë t’i thoja se nuk është se po më frymëzonte për të shkruar, po më frymëzonte për të jetuar. Po më frymëzonte të doja vitet, të doja rrudhat, për të cilat parukieret kanë filluar të më paralajmërojnë. Po më frymëzonte që të frymëzoja edhe ju duke u treguar për të.

Ditëve të ftohta të dimrit, në fakultetin, ku isha studente herë pas here ndiznin ngrohësit. Xhamat e dritareve nuk ishin të gjithë, megjithatë ne vajzat, gjini dominuese te Shkencat Sociale, turreshim te kaloriferët dhe ngrohnim duart. Një mëngjes, pasi na pa ashtu siç ishim shpërndarë tufa-tufa në “epiqendrat” e nxehtësisë së zbehtë, një profesor pak vite para nesh, na tha me shaka: “Obobobo… mjerë ne ç’gra do marrim, mamatë tona mbanin dru maleve me dëborë”.

Qeshëm dhe zumë vendet duke tërhequr mëngët që të mbulonim gishtat. Megjithatë, s’e kam harruar si fragment. E kujtoj shpesh herë, kur më duhet të përballem pafuqishëm me përtacinë rinore. Me të rinjtë që nuk ecin, që ankohen, që nuk çlirojnë energji, me të rinjtë që plaken…

“Në një udhëtim të para ca kohëve ne i bënim çupat nuse“, tregonte Pandora për të na nxitur të zgjonim ritmin gjatë kohës që ishim në autobus. “Po këndoni e kërceni moj, se jeni të reja“… Unë dhe shoqja ime e kishim ndërmend vetë, por ftesës së saj nuk do i rezistoja.

Në fund të udhëtimit pak pa ikur, vajzat e Beratit na përshëndetën dhe na thanë dhjetëra urime.

“Pandora do i marrim çupat në Berat, t’u gjejmë nga një djalë të mirë“, tha njëra nga vajzat.

“Po ku e lenë metropolin për ne“, tha Pandora.

“Po si nuk vikemi, Berati është dhe në UNESCO“, i thashë unë. Qeshëm dhe u përshëndetëm.

Ju të gjithë do keni njohur pandorat tuaja, do i keni në shtëpi, mama me energji të pashterueshme, ama mos i mbani vetëm për vete, u tregoni njerëzve për to. Bota ka nevojë për frymëzim, për histori të thjeshta e të vërteta.

Etiketa: Alma NikolliBeratbyrzylykgraGreqimamaPandoraspitaludhetimvajza

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shikimi plot adhurim i presidentit francez për Ririn

Shikimi plot adhurim i presidentit francez për Ririn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com