Janë çuar këmbët t’i bien kokës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Janë çuar këmbët t’i bien kokës

12:30 | 28/02/2017
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Këto ditë të protestave të shumëllojshme del sërish në pah një nga karakteristikat e politikës dhe shtypit ditor në Shqipëri; mungesa e plotë e koherencës së klasës politiko-mediatike me qytetarët. Kjo ndodh si tek ata që qeverisin, por është shumë e dhimbshme, tek e vë re në opozitë. Prej disa ditësh kjo e fundit është ngujuar në një çadër në bash të vendit, ndërsa shumica e komenteve dhe analizave rrotullohen në faktin “…përse Luli kërkoi luftë?”, “…si do të thyejë Luli qelqet?”, “…pse Luli i trashi zërin?”, “…bëri mirë apo keq Fevziu që i shkoi në strehë?”. Natyrisht, të gjitha analizat janë të vlefshme, por rebusi që po mundojmë të zgjidhim në “çadrën e lirisë”, ka lënë pothuaj mënjanë dy lëvizje të mëdha dhe të rëndësishme. E para, marshimi i banorëve të Zharrzës në Tiranë. E dyta, betonimi kriminal që Vangjush Dako po i bën antikitetit në Durrës. Këto zhvillime kaq të mëdha pothuaj janë censuruar në të gjitha mediat dhe portalet kryesore në vend. Pa shumë përkëdheli ka kërcitur parja (e jo vetëm) që mos të përcillen në publik ose të zvogëlohen si ngjarje pa rëndësi. Është një dukuri e përgjithshme, si në mediat e qeverisë, si në ato të opozitës. Pa dashur të bëj të përkorin moralist, kësaj jave më kanë thirrur në telefon, kryetarë bashkish, ministra, zëdhënësa, dashamirë sa kurrë më parë në jetë. Larg o Zot, askush nuk më ka kërcënuar apo ushtruar presion që të heq lajme apo komente, por këshilla më kanë dhënë (në mënyrë krejt të edukuar dhe qytetare), të cilat nisin që nga manipulimi i thellë që po bën George Soros në këtë vend (pra dhe mua) e përfundojnë tek mirëqenia që duhet të na përfshijë të gjithëve si komunitet. I mirëpres telefonatat, takimet apo ndonjë kafe pune, ndaj ju lutem të mos rreshtin, sepse nuk ka përkëdhelje sedre më të madhe se kaq.

Gjithsesi, ajo që ngjau të shtunën na tregon ditës për diell kapjen e politikës, medias nga sipërmarrjet, interesat mafioze. Zgjedhja editoriale e pasqyrimit pak ose aspak të marshimit të Zharrzës dhe protestës për Dyrrahun, për fat nuk përkoi në rrjetet sociale. Vetë ne, morëm në redaksi një sërë filmimesh, raportimesh nga kolegë, të cilët nuk i përcillnin dot ato në mediat ku punojnë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Pati një tentativë politike nga Lulzim Basha për të përfshirë në “çadrën e lirisë” Zharrzën. Por, banorët e përcollën pa shumë takt, domethënë e përzunë. Kjo tentativë e dështuar tregon që Basha vetë ka qenë i painformuar, i mbajtur në terr, sepse një ditë më parë banorët, të cilët nuk shquhen për gjuhë elegante thanë sapo mbërritën në Durrës: “… mos na përmendni më te çadra e atyre legenave. Ne jemi për hesap tonë. Do protestojmë për hallet tona në vend tjetër”. Ne e publikuam, por dikush nga strategët e Lulzim Bashës ia ka mbajtur të fshehtë, me siguri me qëllimin e poshtër sorosian që të linte kokrrën e namit.

Por, Basha është në opozitë dhe kërkon të vijë në pushtet. Duke u sjellë gjithë këto ditët e fundit si balonë tauke pa bisht, ky njeri dhe gjithë shpura e tij nuk kuptojnë që kanë tre vjet që janë krejt të shkëputur nga ajo që ndodh në Shqipëri. Konferencat e tij të shtypit të Tiranës që vijnë me ditë vonesë, nuk bëjnë efekt. Opozita nuk është pothuaj kurrë atje ku ka mbirë mëria popullore, prandaj nuk ka frymë në PD. Ajo nuk po ia del të kthehet në zëdhënëse të luftës ndaj skamjes, korrupsionit, krimit, narko-trafikut, sepse jeton vetë në një farë realiteti, ku shpesh interesat ndërthurren ose armiqësohen me këta që qeverisin, por interesat ama, jo idealet. Zharrëza dhe Durrësi tregojnë që duke u izoluar qoftë dhe në mes të Tiranës bën një vërrë në ujë, sepse duhet të shkosh atje ku është ngjizur halli i njerëzve. Shumë më opozitare ishte Elsa Ballauri që nuk ka asnjë projekt politik, por bëri rrugëtimin me ata fshatarë të thjeshtë. Po sikur opozita të kishte zgjedhur marshimin dhe jo ngujimin a do thonin ata protestues “…nuk shkojmë tek çadra e atyre legenave“?

Në anën tjetër të mësallës është qeveria, e cila përfaqësohet më së miri nga hajgaret, humori, hareja. Teksa ata njerëz vinin në Tiranë, ndërsa Gjushi derdhte betonin mbi rrënojat e Perandorit August, kryeministri Edi Rama, ministri Damian Gjiknuri dhe dashnori i trashëgimisë kulturore, Artan Lame zëvendësonin denjësisht parodistët e Vlorës, tek shpërndanin tapi dhe gajasnin miletin. Këta po mundohen të kalojnë me qyfyre këto dy ngjarje, ashtu si bëjnë rëndom, kur i fusin ndonjë të fortë për hashashizmin, korrupsionin, konçesionet. Jetojnë në një kullë të fildishtë, ku Shën Pjetri është mishëruar tek vetë i pari i qeverisë, i cili ka çelësat e Parajsës në dorë. Është kaq gazmor dhe kaq jashtë jetës së përdishme sa hokën më të madhe e ka kthyer në parrullë dhe e shkruan në çdo foltore, tek ngjitet nga tre herë në ditë: “Po bëjmë shtet!”. Këtij i fut varka ujë nga çdo qosh, ky thotë që po bën shtet. Ata ecin ditë-natë që të qajnë hallin, ky i përgjigjet me censurë dhe me shifra kompesimesh që as Niko Peleshi nuk i thith.

Kjo është rënia e qeverisë, degradimi dhe rrokopuja e shpejtë. Ata pak burra që u nisën në këmbë dhe ata pak tipa që po i kanosen Gjushit, po u bëjnë gropën. Nëse këtë soj “langaraqësh” bën sikur nuk e sheh, nuk duhet ndonjë shkencë të kuptosh që shumica në pushtet po shkon tek drutë, sepse po jeton me parimin e gomarit që kur e kafshoi ujku uronte të ishte në ëndërr. Qeverinë nuk ka për ta rrëzuar as Ilir Meta me gjithë makinë llogaritëse, as Luli në fushim me stilin e Gedafit nën çadër. Po e hedhin këta “rrjepacakët” e Zharrzës dhe Durrësit, sepse nuk di në kanë sy a veshë këta, por janë çuar këmbët dhe po i bien kokës.

Etiketa: Artan Lamebalonë taukeDamian Gjiknuriedi ramaElsa BallauriEnkel Demihajgarehokëparodistët e VlorësPerandori AugustVangjush DakoZharrëz

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
7-vjeçari shqiptar ngre në këmbë jurinë në Belgjikë (film)

7-vjeçari shqiptar ngre në këmbë jurinë në Belgjikë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com