Shpëtim Idrizi: Vlora, zemra e PDIU-së dhe Çamërisë! Nuk humbet Shqipëria, se largohet Edi Rama

Duhet të lëçisni

Basha i refuzoi ftesën për bashkëpunim, Rama: Shqiptarët duan bashkim

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikën në distancë me kryetarin e opozitës Basha, pas refuzimit që ky i fundit i bëri një ftese televizive...

Liverpuli nuk kalon dot “murin” Real Madrid, skuadra e Zidanit sfidon Çelsin në gjysmëfinale (film)

Nuk ka surpriza! Reali i Madridit kalon në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Skuadra e Zinedin Zidan, u mjaftua me një barazim 0-0 në...

Bashkëpunim pas 25 Prillit? Premtimi i Bashës: Rama nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë

Lulzim Basha u kërkon qytetarëve që të votojnë Partinë Demokratike në 25 prill për të larguar Edi Ramën dhe të rrinë të qetë. Duke...

U la jashtë listave, Bushati akuzon Ramën: Po strehon në PS ekzekutorë

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama se po strehon në listat e PS-së ekzekutorë. Në një komunikim në Instagram...

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka vijuar në Vlorë turin e takimeve elektorale, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ai ka prezantuar kandidatin për deputet nga radhët e PDIU, pjesë e koalicionit opozitar, PD-Aleanca për Ndryshim, Gëzim Ademaj.

Idrizi analizoi qeverisjen 8-vjeçare të kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se qytetarët kanë qenë të braktisur, duke sjellë në vëmendje fatkeqësinë e tërmetit, ku institucionet nuk kishin pajisje kërkim-shpëtimi, reshjet e borës që bllokojnë rrugët për dy orë dhe shiu që përmbyt qytetet sa herë bie.

“Ku ishte shteti shqiptar ku për dy orë borë, u bllokuan rrugët? Ku ishte shteti shqiptar kur për dy orë shi bëhet Vlora, Durrësi dhe veriu i Shqipërisë si Venecia? Ku ishte shteti kur ra tërmeti, ku nuk kishin as edhe një kazmë, ndërsa qenve iu kishin ngrënë edhe ushqimin, ndërsa ne duhet të prisnim që të na vinin ushtarët nga Kosova që të na ndihmonin? Njeriu i cili në shtator kur ra tërmeti, s’duhet t’i linte në banesa qytetarët në shtëpitë e tyre. Kanë 1 vit e 4 muaj që harxhojnë 600 mln euro nga të Europës, dhe sot që i ka mbaj çadra, ka filluar të hedhë lekë elektorale”, u shpreh Idrizi.

Mungesa e shtetit, vuri në dukje Idrizi, vihet re edhe në Vlorë, ndërsa akuzon kryeministrin se ka diskriminuar lagjet ku jetojnë çamët si Kume dhe Çole, të cilat vuajnë mungesën e investimeve.

“Është për të ardhur keq sesi në Kume, Çole dhe shume zona të tjera ku jetojnë shqiptarë të Çamërisë, janë sikur ndodhen me mijëra kilometra larg Vlorës. Kjo është arsyeja që kemi bërë gjithçka, që kemi bërë rezolutë, por ne duhet të jemi krenar që shqiptarët e Çamërisë që vdiqën sapo kaluan kufirin shqiptar nga etja, uria, bëmë një varrezë monumentale, pikë kujtese të historisë tonë por edhe detyrim njerëzor, në Kllogjer. Ne mundësuam që sot të jetë Bashkia e Çamërisë. Unë e di që ata për 1 mijë arsye nuk e votojnë PDIU-në, por padyshim i drejtohem si vëllai jonë, po, po deputetët çamë të PDIU-së mundësuan që sot të jetë Bashkia e Çamërisë. Asnjëherë të mos na e japin votën, një mijë herë ne do ta bëjmë që të jetë Bashkia e Çamërisë sepse ne e bëjmë për vokacionin tonë dhe jo për interesa të çastit”.

Deklaratën e Ramës se po u ndërrua pushteti s’do ketë vaksina, kreu i PDIU e quan kërcënim, ndërsa garanton se do të ketë edhe më shumë vaksina pas 25 prillit.

“Sigurisht që sot po na kërcënon edhe me vaksinat, ku thotë se po ika unë s’do ketë vaksina. Më shumë vaksina do të kenë shqiptarët. Kishte shumë kohë dhe mundësi, që të na tregojë se ky po na shpëton dhe po na sjell mrekulli”, theksoi ai.

25 prilli, shtoi kreu i PDIU, do të jetë dita kur shqiptarët do të ndahen nga tranzicioni 30-vjeçar. Sipas tij, Rama ka 23 vite në pushtet, 8 nga të cilat si kryeministër dhe ka ardhur momenti që ai të largohet, për t’i hapur rrugë atyre që duan të shërbejën dhe jo të sillen si sundues.

“Jemi një vend demokratik dhe ekonomia s’mund të jetë në duart e 5 oligarkëve dhe 5 shokëve të tij. Kjo është arsyeja pse 25 prilli është ditë shumë e rëndësishme për ne, për t’u ndarë nga tranzicioni i tejzgjatur i këtyre i 30 viteve. Por nuk shuhet Shqipëria që njëri pasi ka 23 vjet në pushtet dhe ka 8 vjet kryeministër, mendon se mund të rrijë akoma këtu. Jemi në kohën e demokracisë ku elitat duhet të ndërrohen ku të vijnë njerëz që shërbejnë në këtë vend, dhe jo të vijnë si sundues në këtë vend”.

Në Vlorë, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi akuzoi socialistin Damian Gjiknuri, se lëviz natën dhe premton vende pune, për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.

“Nuk besoj që ka shqiptarë të Çamërisë që të pranojë skuthllikun e Damian Gjiknurit që shkon natën andej duke i kapur me premtime hajde se do të të fus në punë, hajde se do të të bëj drejtor. Është dhe Ballaban Pasha këtu, por asnjë nuk mundet dot të na nëpërkëmbë amanetin dhe dinjitetin tonë. Ne do t’i dalim për zot vetes tonë. Partia e katër parlamentare, Bashkë me Gëzimin do të jemi minimumi 4 deputetë çamë në Parlamentin e Shqipërisë. Dhe jo si ata deputetë që kane qenë deri dje. I keni pasur edhe tre të tjerë atje, i keni dëgjuar këto 4 vjet? Keni pasur tre! Kurrë nuk e hapën gojën për Çamërinë”, shtoi Idrizi.

Kreu i PDIU akuzon gjithashtu kryeministrin Edi Rama se prej vitesh tenton të përçajë komunitetin çam, sikurse edhe në këto zgjedhje. “Dikur kam qenë këtu me PS, kam respekt për shumë njerëz, burra, gra të cilët besojnë, por i drejtohem dhe atyre se, s’ka nevojë PS-ja që të marrë një numër 8 nga ne. Nuk ka nevojë PS, se ka djem dhe vajza plot që të marrë, Leonidhën apo Nikolinin, e shumë e shumë të tjerë. Ju drejtohem atyre prap që, nuk i kanë marrë se i vlerësojnë, se i duan, por i kanë marrë dhe i kanë vlerësuar pikërisht për të përçarë dhe shkatërruar shtëpinë e tyre”, deklaroi ndër të tjera, kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Nga ana e tij, kandidati i koalicionit opozitar, PD-Aleanca për Ndryshim, për deputet në Qarkun e Vlorës, Gëzim Ademaj u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit janë mision historik, një “luftë”, e mira kundër të keqes, duke shtuar se Vlora do t’i ndëshkojë ata që për 8 vite e diskriminuan.
#ShpetimIdrizi9 Tiranë
#GëzimAdemaj5 Vlorë

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Basha i refuzoi ftesën për bashkëpunim, Rama: Shqiptarët duan bashkim

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikën në distancë me kryetarin e opozitës Basha, pas refuzimit që ky i fundit i bëri një ftese televizive...

Liverpuli nuk kalon dot “murin” Real Madrid, skuadra e Zidanit sfidon Çelsin në gjysmëfinale (film)

Nuk ka surpriza! Reali i Madridit kalon në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Skuadra e Zinedin Zidan, u mjaftua me një barazim 0-0 në...

Bashkëpunim pas 25 Prillit? Premtimi i Bashës: Rama nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë

Lulzim Basha u kërkon qytetarëve që të votojnë Partinë Demokratike në 25 prill për të larguar Edi Ramën dhe të rrinë të qetë. Duke...

U la jashtë listave, Bushati akuzon Ramën: Po strehon në PS ekzekutorë

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama se po strehon në listat e PS-së ekzekutorë. Në një komunikim në Instagram...

Prangoset në Mal të Zi superndërtuesi i privilegjuar i Ramës dhe Veliajt

Ndalohet në Mal të Zi, Pashk Rrapi, i njohur edhe si Anton Gjini ndryshe. Ai është ndaluar për llogari të Interpolit, pasi kërkohet nga...