Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Idrizi: Basha flet me gjuhën e Ramës, kanë marrë “tepsinë” e po i hedhin popullit cironka

Nga Rexhina Biba 0

“Bashës nuk i shkon asnjë format e asnjë zë. Këta të dy nuk po garojnë, gjuha e të dytit(Bashës) është gjuha e të parit(Ramës). Edhe gjuhën politike ja ka marrë Ramës.”

Kështu u shpreh kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi në “Top Show” me gazetarin Alban Dudushi, ndërsa shtoi se pasi kanë marrë pjesën më të madhe të asaj që ata e quajnë tepsi po i hedhin popullit cironka.

“Të dalë Luli të kërkojë vota për PD është normale, po nuk kërkon vota për PD se për PD i kërkron Rama. Kam aq shumë për t’i thënë Lulit dhe ai ndoshta ka gjëra për të më thënë por ne jemi para shqiptarëve se çfarë do bëhet me ta jo me ne. Këta që kanë marrë pjesën më të madhe të tepsisë po i hedhin popullit ca cironka”, tha Idrizi.

Krytari i PDIU deklaroi se në rast se në Vlorë zgjidhen deputetë Vangjel Dule dhe Dshamir Tahiri ai do të japë dorëheqjen nga forca që drejton dhe nga politika.

Idrizi tha më tej që PDIU është në korsinë e saj dhe nuk ka asnjë marrëveshje me PS apo Metën. Ai deklaroi se me ish kreu e LSI i lidhte vetëm çështja e numëruesit, e cila tashmë do të ndahet me Partinë Republikane.

Idrizi u shpreh se nuk ka pasur probleme me lidërët e forcave të tjera ndërsa nënvizoi se ishte marrëveshja që çoi nga frika te “Romeo dhe Zhuljeta”.

“Jam akuzuar se jam me PS, me PD, dhe me Metën etj. Nuk kam kundërshtar asnjë. Skam pasur kurrë asnjë lloj problemi me asnjë. Situata politike ndryshoi sa u bë kjo marrëveshja e famshme. Ishim në një situatë ku nga protesta e çadrës prisnim të plaste ndonje gjë nga momenti ne moment dhe më pas nga frika e madhe, i kaloi shqiptarët te Romeo dhe Zhuljeta.”- tha Idrizi

Idrizi theksoi se PDIU nuk është derivat i asnjë partie duke sqaruar se janë ata që trimëruan klasën politike dhe i mësuan Çështjen Çame.

“Gjithmonë na vini derivat të partive të madhe. Ne nuk jemi në funkxion të askujt. Ne po i trimërojmë ata që të kenë shumë më tepër dinjitet me fqinjët. U kemi mësuar historinë e Çamërisë. Ne nuk mund të dalim forcë e parë por çdo forcë që del e para do të ketë mbështetjen tonë mbi bazën e atyre që thashë”, u shpreh kreu i PDIU.

Idrizi e mbylli intervistën e tij duke garantuar se PDIU do të marrë 7 deri në 10 deputetë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej