Pas një skaneri të djeshëm, me të mbërritur në qytetin e tij, u konfirmua që Xhordan Henderson e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit dhe tashmë duhet të luftojë fort, por edhe të jetë me fat, për të qenë pjesë e përfaqësueses në finalet e Euro 2016. Kapiteni i Liverpulit u dëmtua rëndë në gju, në ndeshjen e mbrëmjes së të enjtes, që skuadra e tij luajti në Dortmund. Në konferencën e djeshme për shtyp, menjëherë pas takimit, trajneri i “the reds”, Jurgen Klop, u shpreh i dëshpëruar për dëmtimin e një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës së tij, por pa menduar që përmasat ishin kaq të mëdha.