• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A është vështirësuar kauza e Opozitës në Kosovë?

09:20 | 08/03/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Prej më shumë se një viti të gjithë e dinin në Kosovë, por edhe e parandienin nga hapat e faktorit ndërkombëtar se Hashim Thaçi do të ishte President. Edhe kur ky i fundit bëri gabime fatale, si ai i pak javëve më parë, kur i ofendoi protestuesit, duket se opozita nuk diti të përftonte. Dhe, megjithë çfarë u tha kundër tij, ai është President. Nga ana e tij, zoti Thaçi, një nga politikanët më të sprovuar të Kosovës, diti të shfrytëzonte të gjithë situatën për zgjedhjen e tij. Edhe pse nga koalicioni në fuqi pati shpesh individë që u shprehën hapur kundër dhe më shumë nga baza e LDK-së, duket se opozita i shmangu si faktorë dhe në vend të kësaj përdori gjuhën e të fortit. Gazi lotsjellës dhe të sharat, treguan se jo vetëm nuk bënë punë, por edhe e prishi jo pak kauzën. Për hir të së vërtetës, ato nuk ia dalin dot në Kosovë, por mund të mësohet dhe nga Shqipëria, ku ofendimi i kundërshtarit edhe pse arrin deri në shkallët më të larta, nuk po sjell rezultat. Me pak fjalë, nëse shteti është i kapur si në Kosovë, por edhe në Shqipëri, kjo lloj lufte duket e tepërt. Fjalën duhet ta ketë zgjuarsia.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Nuk ndodh kështu dhe për fat të keq është ajo që të gjithë e ndjejnë por e artikulojnë me zor: PDK-ja dhe LDK-ja e kanë pushtuar të gjithë jetën e Kosovës dhe ende e kanë të shtruar udhën për të zgjatur jetën në qeverisjen e Kosovës. Është kaq i fortë ky sens tek njerëzit, saqë të mos harrojmë se pati pak përshtypje me atë që u ndodhi deputetëve kosovarë të Opozitës, kur Thaçi u zgjodh si president. Tek e fundit, ata do jenë sërish në pushtet.

Ajo që duam të theksojmë dhe del edhe si refleksion i jetës shqiptare në përgjithësi është e thjeshtë: a ka ardhur koha të bëjmë jetë normale parlamentare?! Në këtë rast, a do mundej në rradhët e LDK-së të gjendeshin njerëz të vendosur , që të mos ishin për Thaçin dhe ta pengonin kuorumin ose më e mira akoma të arrihej për një president konsensual dhe me forcat në fuqi? Cili e njeh situatën e Kosovës mund të thotë se ky është naivitet i thellë, por cili kupton lojërat e politikës e di shumë mirë se kjo ka qenë e mundur. Edhe pse kushdo e kupton se është luajtur nga krerë edhe me kartën e zgjedhjeve të parakohshme dhe deputetët e LDK-së mund të cedonin për shkak të kërcënimeve që do u bënin për mospërfshirje në listat e të ardhmes.

Deri më sot, kauzat e opozitës së Kosovës, kanë marrë një udhë. Falë vendosmërisë së firmave popullore, Opozita diti të tregojë se Demarkacionin dhe Asosacionin t’i bëjë faktorë dhe t’i kundërshtojë institucionalisht, por e humbi betejën më të madhe të ditës, atë që lidhej me emërimin e Thaçit. Që nga ana e tij diti të mësojë nga vetë politika e Kosovës dhe gabimet e paraardhësve të tij, kur votat e partive miksoheshin, paçka se nuk i kursenin fajësimet ndaj njëra-tjetrës.

Ndaj Opozita kosovare ka ardhur koha të qartësojë kauzën e të ardhmes dhe të jetë më politike edhe pse përballë ka një qeveri krejt të shurdhët që mesa duket po e mban në fuqi vetëm mos gjetja e një udhe për ta hedhur poshtë. AAK po bën një kthesë interesante me lëshimin e mandateve. Mund të vazhdojë dhe nga të tjerët. Dhe, mbase s’është vonë, por opozita duhet të vazhdojë atë që nisi realisht më 17 Shkurt, kundërshtimin e kulturuar të një qeverie që nuk bën më për të ardhmen e Kosovës për të mos thënë e pengon seriozisht atë. Dhe janë të gjitha mundësitë për t’a larguar institucionalisht qeverinë Mustafa… në mënyrë demokratike.

/javanews.al/

Etiketa: AAKAsosacioniBen AndoniDemarkacioniHashim ThaciKosovaLDKlëshimi i mandateveopozitaPDKPresidentQeveria Mustafasituata

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Kryesia e PS-së: O kasolle, ku na mblodhe

Kryesia e PS-së: O kasolle, ku na mblodhe

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në –

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –

18:22 | 27/09/2023
Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

18:11 | 27/09/2023
Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

13:25 | 27/09/2023
Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –
  • Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –
  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com