Dështimi i reformës, marrëveshje e gjerë politike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështimi i reformës, marrëveshje e gjerë politike

17:11 | 18/07/2016
në Uncategorized
0
Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, pas nje takimi me kryetarin e Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, Fatmir Xhafa./r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu and Head of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin, after a meeting with Fatmir Xhafa, the head of Committee on judicial reform.

Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, pas nje takimi me kryetarin e Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, Fatmir Xhafa./r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu and Head of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin, after a meeting with Fatmir Xhafa, the head of Committee on judicial reform.

Duket se po vjen ora. Politika shqiptare s’ka më nga lëviz. Mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është më i qartë se kurrë: SHBA-të e kërkojnë reformën në drejtësi më 21 korrik e jo më vonë.  “Reforma në drejtësi do të miratohet, por pyetja është nëse ky Kuvend dhe udhëheqësit politikë do të mbahen mend për suksesin apo do të fajësohen për dështimin e saj”.

Këtë deklaratë e bëri ambasadori amerikan Donald Lu, bashkë me disa mesazhe të tjera shumë të rëndësishme drejtuar politikës shqiptare. Në deklaratën e djeshme nuk është lajmi kritika e përsëritur e Donald Lu për kryetarin e opozitës. Lulzim Basha i ka marrë tashmë të gjitha vlerësimet negative nga SHBA-të. Lajmi është se Donald Lu i ka futur të gjithë në një thes.

“Gjysmë ore më parë pyeta se kush ka më shumë frikë nga kjo reformë. Krerët e krimit të organizuar, gjyqtarët e korruptuar apo politikanët kriminelë. Sot përgjigja është e qartë; të gjithë po e luftojnë. Të enjten, deputetët e Kuvendit kanë mundësi të tregojnë qëndresë për popullin e Shqipërisë që e kërkojnë këtë reformë”, tha Lu.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Pra, duket qartë se jashtë akuzës nuk ka mbetur kush. Aq më e qartë bëhet situata, kur Lu refuzon rolin që tinëxisht kërkoi t’i japë kryeministri Rama, tek tha se ja letra e bardhë, le të shkruajë mbi të ç’të dojë opozita, por ajo të ketë vulën e SHBA-së dhe BE-së dhe “Unë e miratoj pa i hequr asnjë presje”. Në përgjigje të kësaj deklarate ambasadori amerikan Donald Lu, tha:

“Sot zoti Rama njoftoi se u ka dhënë fund negociatave me opozitën dhe tha se do të pranonte çdo kërkesë të opozitës që të pranohej nga BE dhe SHBA.

Unë e refuzoj edhe këtë rol. Përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve politike të Shqipërisë qëndron mbi udhëheqësit shqiptarë. Ka ende kohë që zoti Basha dhe zoti Rama të gjejnë një kompromis. Nëse ata nuk munden, Kuvendi duhet ta miratojë këtë reformë. Harku i historisë është i gjatë, por ajo anon nga drejtësia.”

Para mesazhit të ambasadorit, ka pasur disa sinjale në media prej mazhorancës. Për të gjithë ata që e ndjekin politikën përmes mediave e kuptojnë pa asnjë dyshim se cilat janë mediat që mbështesin shumicën dhe cilat opozitën. Është krejt e lehtë për t’u lexuar kjo, për shkak se media në Shqipëri është tërësisht e politizuar. Nuk lë vënd për asnjë dyshim.

Dy media pranë mazhorancës kanë hedhur sot sinjale kundër miratimit të reformës në drejtësi. Një prej mediave pranë Ramës ka publikuar një artikull ku tentohet të njolloset fort ambasadori amerikan Donald Lu. Ata kanë publikuar një letër që sipas tyre, i ka dërguar ambasadori amerikan prokurorisë dhe ku kërkohet të pushohet çështja hetimore ndaj kompanisë amerikane Bankers Petrolium.  Duket kaq i qartë ky sinjal që vjen nga mediat e Ramës. Po ashtu, botuesi i Shqiptarja.com dhe Report tv, Karlo Bolino, ka shkruar një artikull ku i sygjeron kryeministrit Rama t’i thotë “Jo”, SHBA-ve siç bëri për armët kimike. I sygjeron të ndërmarrë këtë hap për të mos prishur qeverinë.

Ndërsa mbrëmë në Ora news është publikuar një intervistë e ministres së mbrojtjes Mimi Kodheli, ku ajo thotë: “T’ju them të drejtën ne jemi maturuar mjaftueshmërisht që gjërat t’i bëjmë vetë. Është i mirëpritur çdo ndërkombëtar, çdo dashamirës, çdo institucion që mbështet dhe shtyn gjërat e mira në Shqipëri. Por, populli shqiptar ka një proverb shumë popullor dhe shumë aktual; i zoti e nxjerr vet gomarin nga balta. Ndërkombëtarët janë të mirëpritur të bëjnë gjithçka, por detyrat, në qoftë se nuk i bëjmë vetë do të jetë thjesht dhe vetëm një artificë që nuk do të zbatohet kurrë. Mbase, gjërat e impostuara kanë sjellë më shumë dëm se sa të mira”.

Nëse dy mediat pranë kryeministrit justifikohen me faktin se kanë linjën e vet editoriale dhe nuk kanë arsye të japin shpjegime për çfarë thonë e shkruajnë, për ministren e kabinetit të tij, Rama duhet ta ketë një shpjegim. Ka pak gjasa që ministrja Kodheli ta këtë bërë atë deklaratë në mendjen e saj e pa u këshilluar me shefin. Gjithçka ndodh edhe ndoshta, por nuk duket të jetë kaq rastësi që këto sinjale vijnë nga shumica në këto ditë të fundit, kur s’ka mbetur shumë kohë e palët do të përballën me dinjitetin e tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë më 21 korrik. Nuk duket të jetë kaq rastësi që në oborret e PD-së ka nisur të shihet me simpati Koço Kokëdhima, jo vetëm për faktin se së fundmi shkon shpesh në Gjirin e Lalzit, por thonë se ka nisur të bëjë ndonjë vizitë edhe në zyrat e PD-së.

Përpjekjet nuk kanë reshtur. “Rezistoni edhe pak!”… është një mesazh që deputetët e mazhorancës i japin atyre të opozitës herë pas here në këto javë të debatit për reformën në drejtësi. Është pohuar nga më shumë se një deputet i PD-së ndaj dhe duket të jetë i vërtetë. Ajo çfarë fsheh ky mesazh është marrëveshja e madhe e të gjitha palëve të politikës për të mos e miratuar këtë reformë në drejtësi, e cila është veçse nisje e fundit të tyre. Ndoshta janë veçse thashetheme, por këto sinjale e këto fjalë lart e poshtë po krijojnë idenë se është koha që të gjithë të bëhen bashkë, sepse kanë përballë kërcënimin e madh, hapjen e dosjeve të tyre të korrupsionit. Por, tashmë janë vonë sepse me ç’duket republikës së koçove dhe karlove po i ikën koha.

Ambasadori Donlad Lu ka thënë i bindur se reforma në drejtësi do të votohet, pavarësisht sjelljes së liderëve politikë. Le të presim e të shohim se si do të miratohet kjo reformë, sepse nuk duket të jetë një betejë e lehtë për SHBA-të. Është parë herët e po shihet më qartë se kurrë këto ditë të fundit, se ky Kuvend e kjo elitë politike nuk ka asnjë dëshirë ta miratojë refomën në drejtësi, pasi s’mund të besojmë se do të votojë për fundin e tyre. Le të presim e të shohim se si do të ndodhë reforma në drejtësi.

Etiketa: Donald Luedi ramaKarlo BolinoLuljeta ProgniLulzim BashaMimi KodheliOra Newsreforma ne drejtesiShqiptarja.com

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Reforma në drejtësi/ Përfundon takimi Rama-Meta-Basha

Reforma në drejtësi/ Përfundon takimi Rama-Meta-Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com