Deklarata për kufijtë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata për kufijtë

09:32 | 31/08/2018
në Opinion
0

Nga Lutfi Dervishi

Hashim Thaçi: Nuk ka copëtim të Kosovës. Nuk ka ndarje të Kosovës. Nuk ka shkëmbim territoresh. Ka integritet territorial. Ka perspektivë europian. Ka vetëm korrigjim kufijsh. Të gjitha të tjerat janë fake neës. Komuniteti Ndërkombëtar na la detyrë për të bërë Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. E bëmë me deklarimin e pavarësisë para 10 viteve. Si në çdo punë bëhen edhe gabime. Gabimet korrigjohen. Me laps sigurisht.

Ramush Haradinaj: O shqipe, kufijtë janë punë serioze. Nuk mundet kush me lujt me to. Në Shqipni thonë muri s’lun e burri lun. E ne duhet me than: burrat lujn e kufijt nuk lujn. Ka dal ti se janë 60 mijë luftëtarë, edhe më shumë kanë qenë, që kanë dergj gjak e djers për këto kufij.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Aleksander Vuçiç. Hashimi dhe Edi janë politikanë më të mirë se unë. Kjo dihet. Kjo shihet. Po unë propozoj që në kuadër të korrigjimit t’i japim Kosovës edhe Novi Pazarin. Shqiptarët kanë patur një Pazar të Ri në Tiranë dhe tani e kanë humb si rezultat i ndërhyrjes së një fondacioni amerikan. Them të merremi vesh vetë se po u futën amerikanët dhe gjermanët do të na lenë këto kufij që kemi! Dhe dihet se as serbët as shqiptarët nuk po duan me ndenjë me këto kufij.

Nexhmedin Spahiu: Kombi kosovar po tregon epërsi ndaj kombit shqiptar. Serbia i njeh banorët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës si minoritet të Shqipërisë. Ne me forcë e argumentave historikë në tavolinë. po tregojmë se duam t’ia marrim. Propozoj që në flamurin e Kosovës të shtohet edhe një yll tjetër që të simbolizojë minoritetin e Shqipërisë.

Ditmir Bushati: Strategjia e re e Bashkimit Europian i ofron një perspektivë të qartë europiane rajonit, por BE nuk na ka lënë detyrë ne që duhet të bëjmë sa më shpejt që të jetë e mundur detyrat e Serbisë.

Ilir Meta: Parimi i mosndryshimit të kufijve është një parim që është ndërtuar kontinenti pas luftës së dytë botërore. Shqiptarët dhe serbët duhet të dalin fitimtarë së bashku nga këto bisedime. Unë inkurajoj dhe mbështes fuqimisht fitimtarët.

Sali Berisha: Argatët e Beogradit nuk duhet të bëjnë më shumë punë se c’i kanë lënë agallarët. Me këto argatë po qesh gjith bota.

Edi Rama: Unë kam folur për një President të përbashkët me Kosovën. Kosova dhe Serbia duhet të kapërcejnë historinë dhe jo të bien në kurthin e saj. E rëndësishme është të dalin nga ky kurth qoftë edhe duke ndryshuar gjithçka me kusht që të mos lëvizë asgjë.

Albin Kurti: Vetëvendosja thotë të bashkohemi me Shqipërinë e Hashimi po don me bashku serbët e Kosovës me Serbinë.

Spartak Ngjela: Amerika është me ne. Rusia e ka kot. Kina nuk ka çfarë bën. Turqia e pat. Greqia është jashtë loje. Serbia e ka humb lojën. Shqipëria duhet të lexoj lojën. Kaq është e gjitha. Lojrat e mëdha i lexojnë njerëz të mëdhenj. A është i madh kryeministri jonë. Sigurisht që jo!

Frederica Mogerini: Bashkimi Europian mbështet fuqimish bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve. Ne nuk komentojmë bisedimet. Ne ofrojmë perspektivë europiane. Në Europë kufijtë nuk kanë rëndësi. Kështu që edhe ne nuk i kushtojmë rëndësi çfarë flitet e shkruhet për kufijtë.

Një plak nga Gllogoci: Dikur kanë pas thonë se të rinjtë bëjnë luftën e pleqtë bëjnë paqen. Hashimi dhe Vuçici kur kanë ken të rinj kan bo luftë e tash që janë plak dun me bo paqe. E për me bo paqe duhet me e ndez luftën.

Etiketa: Albin Kurtideklarataedi ramaIlir MetakosovekufiLutfi DervishiSali BerishaSpartak Ngjela

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Dikur ishte shkollë…rrofshin pikat e llotos!

Dikur ishte shkollë...rrofshin pikat e llotos!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com