Dardha, aty ku dështoi asimilimi

Duhet të lëçisni

Të vaksinuarit duhet të kenë disa privilegje, ja çfarë sugjeron ministri gjerman

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë se "njerëzit e vaksinuar duhet të lejohen të ushtrojnë përsëri të drejtat themelore" duke përfshirë...

5 të vdekur dhe 353 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 5 të vdekur si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 353...

Nis në Spanjë fushata për dozën e dytë të vaksinës

Në Spanjë ka nisur sot fushata për dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19. Një 85-vjeçare, Leokadia Penia, e cila jeton në një shtëpi...

Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas për vdekje vajzën 10 vjeçare

Një vajzë 10 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të regjistruar mesditën e sotme, në Tiranë. Bëhet me dije se aksidenti...

Dardha është një fshat turistik që i përket rrethit të Korçës. Një fshat që është themeluar nga familjet rebele gjatë kohës së Perandorisë Osmane nga trevat e ndryshme shqiptare si Çamëria, Voskopoja, Lerishtë, Linotopi e të tjerë. Aty nga viti 1768 në këtë fshat shqiptar ortodoks kisha hapi një shkollë në gjuhën greke, por megjithë përpjekjet për asimilimm me dardharët nuk patën sukses. Shkolla e parë në gjuhën shqipe u hap më 1917.

Gjatë periudhave të ndryshme janë bërë përpjekje si nga Bullgaria, ashtu edhe nga Greqia për të treguar se dardharët janë me origjinë bullgare a greke, por këtij qëllimi dashakeqës nuk ia kanë arritur deri më sot, falë ruajtjes me fanatizëm të dokeve e shqiptarisë.

Zakonisht fshatarët e Dardhës gjatë periudhës osmane merreshin me prerjen e druve, pra druvarë dhe me themelimin e shtetit shqiptarë një pjesë tyre emigruan në SHBA duke sjellë të holla për familjarët e tyre. Dardharët kanë dhënë një kontribut të çmuar për shkollën shqipe dhe pavarësinë e Shqipërisë. Shumë nga dardharët ishin anëtarë të klubeve “Drita” e “Bashkimi” të Bukureshtit. Nga ky fshat është shkrimtari dhe politikani i njohur Teodor Laço, si dhe kanë dalë rreth 20 piktorë të njohur. Qeveritë e ndryshme kanë dekoruar rreth 15 dardharë, të cilët kanë punuar e jetuar në SHBA për kontributin e tyre kombëtare.

Fotografitë e mëposhtme i takojnë viteve 1930-1938, të bëra nga fotografi i njohur Thimi Raci (1886-1966). Në këto foto pasqyrohen dasmat e dardharëve, të cilët dallohen qartë veshjet moderne evropiane të atyre viteve. Pas vdekjes familja Raci dorëzoi në Muzeun Kombëtar rreth dy mijë pllaka xhami, si dhe aparatin fotografik të Thimi Racit.

Fotografi Thimi Raci

Thimi Raci profesionin e fotografit e mësoi nga fotografi Perikli Kacauni, i cili pasi emigroi për në SHBA i dhuroi edhe aparatin e tij fotografik. Perikli Kacauni është fotografi i parë shqiptar në SHBA.

1925 1930 dardh 1930 Dardhe 1931, dardh 1934, dasma 1935, Dardha 1935, dasem dardh 1936. dasme dardh Komiteti i shoqerise,DRITA, Bukuresht 1910

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Të vaksinuarit duhet të kenë disa privilegje, ja çfarë sugjeron ministri gjerman

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë se "njerëzit e vaksinuar duhet të lejohen të ushtrojnë përsëri të drejtat themelore" duke përfshirë...

5 të vdekur dhe 353 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 5 të vdekur si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 353...

Nis në Spanjë fushata për dozën e dytë të vaksinës

Në Spanjë ka nisur sot fushata për dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19. Një 85-vjeçare, Leokadia Penia, e cila jeton në një shtëpi...

Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas për vdekje vajzën 10 vjeçare

Një vajzë 10 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të regjistruar mesditën e sotme, në Tiranë. Bëhet me dije se aksidenti...

159 viktima nga aksidentet në 2020, Urgjenca: Stop luftës së heshtur, 13 këshilla për shoferët

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore deklaron se gjatë vitit që u mbyll edhe pse kishte një kufizim të lëvizjes për shkak të pandemisë, u...