• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atë çfarë Erdogan e bëri pas “puçit”, Edi po e bën pas tërmetit

07:03 | 30/11/2019
në Kryesore, Mejtime, Shqiperi
0

Nga Berat Buzhala

Kur përfundoi dita e parë e konferencës “Last call for Journalism”, nën organizimin e Këshillit të Evropës, me të kthyer në hotel fillova ta shikoj një intervistë të Kryeministrit Edi Rama në emisionin “Open” në Top Channel.

Lexo edhe

Protestat në Moskë, Estonia heq memorialin sovjetik të Luftës së Dytë Botërore në qytetin kufitar

SKEMA/ Si favorizoi Autoriteti i Konkurencës hungarezët e kompanisë celulare “One”

Meta dhe Berisha përplasje oraresh, lënë “takim” në të njëjtën orë, ja mesazhi i tyre

Nga ajo që pashë dhe nga ajo që dëgjova më duhet të them që gjuha është shumë e varfër për ta përshkruar në mënyrë precize atë Stand Up tragjedi të kryeministrit të Shqipërisë, të përgatitur enkas për shqiptarët e trembur nga fatkeqësia natyrore në një emision që ishte titulluar në mënyrë apokaliptike: A ka shpresë?

Kryeministri i Shqipërisë e kishte zënë peng një gazetar dhe një kameraman të Top Channel, e bashkë me të edhe disa qytetarë që i kishin shpëtuar tërmetit por jo edhe Ramës. Prej asaj dhome ku Rama ishte ngujuar me të mbijetuarit e tërmetit, ai në një tiradë të gjatë, plot grimasa të cuditshme, po e ofendonte moderatoren e emisionit, Enin, mysafirët e moderatores së emisionit, gazetarët kudo që ndodheshin ata dhe këndo tjetër që nuk mendon sikur ai për tërmetin, por edhe në përgjithësi për jetën.

Në shikim të parë dukej që Muhamed Veliu është i kidnapuar nga Rama, por nëse e përcjellje më vëmendje të gjithë atë cfarëdo po ndodhte, mënyrën se si kryeministri i Shqipërisë po shprehej, atëherë e shihje që Muhamedi ishte vetëm një viktimë, sepse pengje të Ramës janë shefat e kolegut Veliu.

E pabesueshme. Çdo gjë aty ishte e inskenuar dhe teatrale. Rolin kryesor e kishte kryeministri Rama.

Mesazhi që dëshirohej të përcillej ishte ky: Kryeministri i Shqipërisë i lodhur dhe i rraskapitur, i mërzitur dhe i pikëlluar, i pagjumë dhe i paushqyer, që po i përziheshin madje edhe ditët e javës, po luftonte fyt-a-fyt, i vetmuar, madje edhe kundër fatkeqësive natyrore. Por që në këtë betejë kaq të madhe, kaq epike, kaq përfundimtare, më të madhën e jetës së tij dhe tonës, më të madhe se të gjitha betejat e Gjergj Kastriotit së bashku, ai jo vetëm që nuk po ndihmohej nga askush, por ai po pengohej nga faktorë të jashtëm, specifikisht nga gazetarët , të cilët nuk po e linin të qetë, po e defokusionin, po i rrezikonin jetërat e njerëzve me raportimet e tyre, që nuk dinin as të bënin pyetje e as analiza, që po rrinin gjithë ditën të ulur në studio, derisa ai po vraponte nga një gërmadhë në një tjetër për ta shpëtuar qoftë edhe një jetë të vetme.

“Ju që rrini gjithë ditën në studio, ju i dini të gjitha”, i thoshte Edi me ironi dhe më kërcënim Enit, e cila po provonte që ta bënte punën e saj, por që tash nën presionin e njeriut më të fuqishëm në vend kjo gjë ishte bërë e pamundur.

Në asnjë pyetje të saj, bash në asnjë, Kryeministri Rama nuk u përgjigj në mënyrë normale. I hallakatur, i shfrenuar, pa terezi, i tërbuar, pa ekuilibër mendor, ai vetëm po shkumonte. Nuk e dinte as vetë ai se çfarë po dëshironte. Kishte momente që frikësohesha për integritetin fizik të kolegut Veliu, ani pse ai nuk po rezistonte. Momenti, kur Rama do ta merrte mikrofonin për ta goditur atë në kokë më dukej shumë real. Mirëpo, Veliu bënte çdo gjë që ishte në mundësitë e tij për t’u nënshtruar para Ramës. E kisha një përshtypje që edhe ishte zvogluar qëllimisht fizikisht që të dukej sa më pak kërcënues. Ndoshta po bënte mirë që po vepronte kështu. Ai nuk po përballej me një person normal. Në një moment provoi ta bënte një pyetje, por nuk arriti dot. E shkeli Rama.

Pyetjet i bënte Eni.

Zoti Rama, sa mund të konsiderohen dëmet e tërmetit?

– Çfarë është kjo pyetje blla blla blla blla…

Zoti Rama, a do t’i ndihmojnë biznismenët shqiptarë të prekurit nga tërmeti?

– Çfarë është kjo pyetje, këto i dini vetëm ju që rrini gjithë ditën në studio, kurse unë po merrem me problemin blla blla blla….

Zoti Rama, a do të na ndihmojë bashkësia ndërkombëtare?

– Çfarë është kjo pyetje blla blla blla….

Zoti Rama, a do të merren masa ndaj atyre që i kanë dhënë lejet ndërtimore?

– Çfarë është kjo pyetje, unë kam para vetës njerëzit që po vuajnë blla blla blla…

Çdo gjë tjetër që dilte prej gojës së tij ishte “unë, unë, unë, unë”. Nuk e di përse nuk e tha edhe “… i dërguari i Zotit në tokë”. Në fakt, në një mënyrë edhe e tha, kur foli për idenë e tij “gjeniale për t’i akomoduar të pastrehet nëpër hotele”, gjë e cila tha Rama nuk i kishte shkuar askujt në mendje.

Në një vend normal, në një shtet demokratik, në një shtet ku mediat janë të lira, intervista me Ramën do të duhej të përfundonte që në 30 sekondat e para, kur ai nuk po pranonte të intervistohej. Ai thjesht po abuzonte me mundësitë që kishte për ta nënshtruar një medium, e bashkë me mediumin edhe gazetarët e tij. Nënteksti i asaj çfarë ai po thoshte, ose çfarë ai dëshironte të thoshte, ishte ky: Ju gazetarët jeni qeniet më të shpifura që ekzistojnë, ndaj jush ndiej neveri, kurse për më tepër unë bisedoj vetëm me pronarët e juaj. Sigurisht që Topi nuk ia kishte pikën e fajit, sepse ata nuk është që po e provokonin, madje edhe pyetjet po i bënin me zë të ulët dhe të butë, por Rama kur po e shihte Muhamedin përpara po i dilnin Bushati, Shkullaku, Lubonja, Bejtja, e ndoshta edhe vogëlsia ime. Rama, thjesht po e përdorte atë platformë për të kërcënuar këndo që kishte guxim për t’i dalë në rrugë, derisa ai po sakrifikohej për kombin. Meqë ishte në rol, meqë ishte pjesë e strategjisë së PR-it, Rama kohë pas kohe e përkëdhelte atë gocën e gjorë që e kishte ulur afër. Ajo duhet të këtë qënë e trembur prej Ramës, po aq sa prej tërmetit.

Mirëpo në Shqipërinë e nënshtruar dhe të poshtëruar, Ramës nuk i ndërpritet intervista, nuk i ndërpritet as ulurima e tij, nuk i hiqet as mikrofoni, paçka që ai po i dehumanizon kolegët e atij cungut të pagojë që i ka rënë hise, ose që është përzgjedhur nga vetë Rama që ta mbajë atë mikrofon të turpit. Ai vazhdon të flasë sa të dojë vetë, të përgjigjet çfarë të dojë vetë, të shajë dhe ofendojë kënd të dojë vetë.

Shqipëria dhe shqiptarët u plagosën rëndë nga tërmeti që i goditi ata gjatë kësaj jave. U bënë bashkë që të gjithë për ta kaluar këtë pikëllim. Dikush i dha 1 milion, një tjetër ndoshta vetëm 1 euro, e një tjetër ndoshta vetëm një batanie, a një palë këpuca të vjetra. Esenca nuk është tek vlera sa është tek gatishmëria, te solidariteti. Vetëm një njeri nuk u bë bashkë me të tjerët. Ai është Edi Rama. Tërmeti që goditi Durrësin dhe Thumanën ishte shumë i rëndë, vrau dhjetëra qytetarë, pikëlloi miliona të tjerë, mirëpo më i rrezikshëm se sa ai vazhdon të jetë tërmeti që po e godet kokën e kryeministrit Rama. Fatkeqësisht, ai nuk matet me shkallë të rihterit. Ai matet me nivelin e demokracisë, me nivelin e lirisë së shprehjes, me nivelin e cilësisë së jetës në Shqipëri. Ajo në Shqipëri çdo ditë po degradon.

Si duket, duke marrë mësim nga jarani i tij, Taip Recep Erdogan, i cili pas “puçit” filloi arrestimin e gazetarëve, Rama e priti tërmetin për të nisur fushatën e tij. Madje, jo vetëm gazetarët, ai ka filluar edhe arrestimin e qytetarëve që guxojnë të bëjnë share lajme nga interneti. Në emër të gjendjes emergjente. Diktatorët kudo në botë shumicën e krimeve i kanë kryer në emër të kauzave fisnike. Nuk më kujtohet të kem lexuar diku që Stalini, Kastro, Tito, Hoxha, ose kushdo tjetër, të ketë thënë “sivjet do të arrestojmë qytetarët tanë vetëm për pikë të qefit”.

Në ditën e dytë të konferencës së Këshillit të Evropës “Last Call for Journalism (thirrja e fundit për gazetari) diskutuam edhe për Ramën dhe Vuçiçin. Çdo kush i kishte vetullat e ngrysura.

Si duket, të gjithë ne duhet t’i shtrëngojmë mirë rripat. Demokracia në Shqipëri do të fillojë të matet me atë para tërmetit dhe pas tërmetit.

/Gazeta Express/

Etiketa: Atë çfarë Erdogan e bëri pas “puçit” Edi po e bën pas tërmetitBerat Buzhalaedi ramaEni VasiliKeshilli i EvropesLast call for JournalismMuhamed VeliuOpenpuçiRexhep Taip ErdogantërmetiTop Channel

Të Lidhura

Protestat në Moskë, Estonia heq memorialin sovjetik të Luftës së Dytë Botërore në qytetin kufitar

Protestat në Moskë, Estonia heq memorialin sovjetik të Luftës së Dytë Botërore në qytetin kufitar

nga
17:50 | 16/08/2022
0

Autoritetet në Estoni kanë zhvendosur memorialet e kohës sovjetike të Luftës së Dytë Botërore në qytetin kufitar të Narva-s, një...

SKEMA/ Si favorizoi Autoriteti i Konkurencës hungarezët e kompanisë celulare “One”

SKEMA/ Si favorizoi Autoriteti i Konkurencës hungarezët e kompanisë celulare “One”

nga 27-shi
17:50 | 16/08/2022
0

Në Mars të vitit 2022, Autoriteti i Konkurencës autorizoi blerjen e kompanisë celulare “One” nga grupi financiar “4iG”. Më herët, shoqëria hungareze...

Meta dhe Berisha përplasje oraresh, lënë “takim” në të njëjtën orë, ja mesazhi i tyre

Meta dhe Berisha përplasje oraresh, lënë “takim” në të njëjtën orë, ja mesazhi i tyre

nga
17:39 | 16/08/2022
0

Dy liderët e opozitës, Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk kanë arritur “të bien dakord” me njëri-tjetrin për sa u...

E rëndë/ U rrëzua nga bordura e Kuzum Baba-së, vdes në vend 40- vjeçari

E rëndë/ U rrëzua nga bordura e Kuzum Baba-së, vdes në vend 40- vjeçari

nga 27-shi
17:36 | 16/08/2022
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se një 40-...

Para
Qeveria është çmendur/ Arrestohet Xhulia, se postoi në facebook një artikull të gazetës së Vatikanit

Qeveria është çmendur/ Arrestohet Xhulia, se postoi në facebook një artikull të gazetës së Vatikanit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rinovimi i licencës së Albpetrol/ ERE shtyn vendimin për në shtator, zbulohet aryesja

Rinovimi i licencës së Albpetrol/ ERE shtyn vendimin për në shtator, zbulohet aryesja

17:54 | 16/08/2022
Viktima e sherrit/ Noizy dhe Stresi miq, por Denis Dollapi në koma prej 12 vitesh nga sulmi i fansave të OTR

Viktima e sherrit/ Noizy dhe Stresi miq, por Denis Dollapi në koma prej 12 vitesh nga sulmi i fansave të OTR

17:52 | 16/08/2022
Protestat në Moskë, Estonia heq memorialin sovjetik të Luftës së Dytë Botërore në qytetin kufitar

Protestat në Moskë, Estonia heq memorialin sovjetik të Luftës së Dytë Botërore në qytetin kufitar

17:50 | 16/08/2022
SKEMA/ Si favorizoi Autoriteti i Konkurencës hungarezët e kompanisë celulare “One”

SKEMA/ Si favorizoi Autoriteti i Konkurencës hungarezët e kompanisë celulare “One”

17:50 | 16/08/2022
Për herë të dytë brenda një viti, Greqi rrit pagën minimale

Për herë të dytë brenda një viti, Greqi rrit pagën minimale

17:43 | 16/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Rinovimi i licencës së Albpetrol/ ERE shtyn vendimin për në shtator, zbulohet aryesja
  • Viktima e sherrit/ Noizy dhe Stresi miq, por Denis Dollapi në koma prej 12 vitesh nga sulmi i fansave të OTR
  • Protestat në Moskë, Estonia heq memorialin sovjetik të Luftës së Dytë Botërore në qytetin kufitar
  • SKEMA/ Si favorizoi Autoriteti i Konkurencës hungarezët e kompanisë celulare “One”
  • Për herë të dytë brenda një viti, Greqi rrit pagën minimale
  • Meta dhe Berisha përplasje oraresh, lënë “takim” në të njëjtën orë, ja mesazhi i tyre

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rinovimi i licencës së Albpetrol/ ERE shtyn vendimin për në shtator, zbulohet aryesja
  • Viktima e sherrit/ Noizy dhe Stresi miq, por Denis Dollapi në koma prej 12 vitesh nga sulmi i fansave të OTR

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com