• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadorë të Kombit Shqiptar nuk janë vetëm artistët

15:36 | 01/10/2018
në Shqiperi
0

Nga Endrit Hoxhaj

Në çdo vend të botës të shkojnë shqiptarët, gjithëherë kokën e kanë pas në vendlindjen e tyre! Në këtë kuadër, kam vëne re, që momentalisht, vëmendje të madhe në mediat e Kombit Shqiptar marrin ata pak artistë me famë botërore. Vetëm ata marrin tituj honorifikë nga kryeministrat apo kryetarët e bashkive, në Shqipëri e Kosovë!

Lexo edhe

Kush është politikani shqiptar që ka takuar McGonigal? E zbulon…

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Me gjithë respektin që kam për artin e tyre, theksoj se ambasadorë të kombit tonë nuk janë vetëm Inva Mula, Ermonela Jaho, Dua Lipa, Rita Ora, Ramë Lahaj, Blerim Destani, Eliza Dushku, Armando Kllogjeri, Sajmir Pirgu…!

Absolutisht që ambasadorë të kombit tim janë dhe biznesmenët, mjekët, gazetarët, sportistët apo kandidatët e politikës botërore! Këta të fundit janë përzgjedhur politikëbërës në ShBA, Angli, Zvicër e shtete të tjera! Kemi biznesmenë globalë që në firmat e tyre kanë punësuar puntorë nga të gjitha kombësitë, por më shumë shqiptarë!

Kemi mjekë me famë botërore në të gjitha vendet e globit, por që kanë arritje fantastike në profesion, veçmas në ShBA! Kemi gazetarë në të gjitha mediat botërore si në FOX, BBC, CNN…! Kemi bankierë me shkëlqim të madh në Amerikë, të cilët zhvillojnë politika bankare që merren si shembuj në botë!

Kemi sportistë me medalje botërore! Me pak fjalë kemi shumë ambasadorë në të gjitha sferat e shoqërisë, qofshin këta femra apo meshkuj, për të cilët zor se kujtohet kush.

Theksoj, që këta janë ambasadorë të mëdhenj të Kombit Shqiptar, të cilët duhen sjellë në vëmendjen e Shqipërisë. Poltikanët e Shqipërisë dhe Kosovës japin medalie e tituj vetëm për disa individë të caktuar, përgjithësisht të artit! Dhe lënë në hije shumë shqiptarë të talentuar në punën e tyre të përditshme, që veçse janë ambasadorë të kombit, janë në radhë të parë njerëz të cilët ndihmojnë bashkëkombasit e tyre.

Politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës i lënë në hije këta shqiptarë, për të mos i treguar popullit shembujt pozitivë të shkollimit të tyre jashtë vendit, sepse vetëm kështu mileti s’do kuptojë padrejtësitë dhe të vërtetat e zhvillimit ekonomik, prefesional e kulturor! Gjithmonë këta ambasadorë bëjnë shumë për Shqipërinë dhe Kosovën, sesa vetë klasa politike e kombit shqiptar bën brenda kufijëve përkatës!

Nuk duhet të harrojmë se ata janë bashkëkombas me gjak e vlera shqiptari, kështu që në një logjikë të thjeshtë, të gjithë shqiptarët kanë premisa dhe vullnet për t’u bërë të zotët, në lartësinë e inteligjencës që mbart populli ynë! Aktualisht duhet t’u kushtohet më shumë vëmendje edhe këtyre njerëzve, të cilët nderojnë çdo ditë emrin shqiptar në botë! Në këtë katrahurë që është përfshirë sot Shqipëria, klasa politike e Kombit Shqiptar, ka nevojë të madhe jo vetëm për ambasadorët e artit!

Etiketa: ambasadorëartisteDua LipaEndrit HoxhajErmonela JahoRita OraSaimir PirguSHBA

Të Lidhura

Kush është politikani shqiptar që ka takuar McGonigal? E zbulon…

Kush është politikani shqiptar që ka takuar McGonigal? E zbulon…

nga 27
21:42 | 30/01/2023
0

Gazetari Artan Hoxha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku deklaroi se biznesmeni dhe politikani...

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

nga 27
21:34 | 30/01/2023
0

Një 56-vjeçar shqiptar i cili punonte dhe jetonte në Itali, është aksidentuar gjatës dhe për fat të keq ka ndërruar...

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

nga 27
21:24 | 30/01/2023
0

Partia Demokratike do të mbledhë nesër me urgjencë Kryesinë për të diskutuar lidhur me skandalin “McGonigal”. Takimi do të mbahet...

Ja si u godit me thikë 41-vjeçari në “Bllok”

Ja si u godit me thikë 41-vjeçari në “Bllok”

nga 27
21:10 | 30/01/2023
0

Publikohen pamjet e plagojes me thikë të 41-vjeçarit Eder Dorzi në një lokal në zonën ish-bllok në Tiranë. Maren Hoxha...

Para
Akoma gjallë është rospia?

Parlamenti si atlasi i Lombrozos

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ulja e dënimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Tahiri –

Ulja e dënimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Tahiri –

15:18 | 31/01/2023
Ish-lojtari i Tiranës prezantohet te skuadra gjeorgjiane –

Ish-lojtari i Tiranës prezantohet te skuadra gjeorgjiane –

15:14 | 31/01/2023
Të gjithë helikopterët të prishur/ Peleshi, 410 mln lekë për muzeun –

Të gjithë helikopterët të prishur/ Peleshi, 410 mln lekë për muzeun –

15:06 | 31/01/2023
FOTO/ Papa Francesku nis udhëtimin e tij në Afrikë –

FOTO/ Papa Francesku nis udhëtimin e tij në Afrikë –

15:00 | 31/01/2023
Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës –

Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës –

14:56 | 31/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Ulja e dënimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Tahiri –
  • Ish-lojtari i Tiranës prezantohet te skuadra gjeorgjiane –
  • Të gjithë helikopterët të prishur/ Peleshi, 410 mln lekë për muzeun –
  • FOTO/ Papa Francesku nis udhëtimin e tij në Afrikë –
  • Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës –
  • Zgjedhjet në Turqi, opozita premton kthimin e demokracisë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ulja e dënimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Tahiri –
  • Ish-lojtari i Tiranës prezantohet te skuadra gjeorgjiane –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com