Dita e djeshme për Partinë Demokratike ka qenë e ngarkuar në agjendën e saj politike. Kjo për negociatat mes saj dhe mazhorancës për arritjen e marrëveshjes për ligjin e dekriminalizimit si dhe për vizitën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Federica Mogherini.
Në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, pd.al, janë raportuar aktivitete e fundit të demokratëve dhe fjalët e tyre në parlament, por edhe jashtë saj.
Ajo që bie në sy është se në portalin pd.al mungon fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në njoftimet e fundit të PD-së mund të gjendet prononcimi i cdokujt, nga Salianji e deri tek Grida Duma, e madje edhe të personave pak të njohur nga demokratët. Vetëm ish-kryeministri Sali Berisha nuk gjendet.
Ky i fundit, ditën e djeshme, ka folur disa herë për zhvillimet politike në lidhje me dekriminalizimin. Në faqen e tij në Facebook janë postuar 4 prononcimet e tij vetëm gjatë ditës së djeshme, por asnjëra prej tyre nuk është postuar në portalin pd.al
A është kjo një censurë nga zyra e shtypit në PD ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha? Mos ndoshta Lulzim Basha kërkon të mos i japë hapësirë në portal liderit histori?
Zyra e shtypit e Bashës “harron” dhe censuron me qëllim Sali Berishën. Nuk ka shpjegimn tjetër kur edhe rrotat e pesta të qerres në PD publikohen në faqen e saj zyrtare, ndërsa lideri historik, njeriu që e ka vendosur Lulzim Bashën në krye të PD-së është censuruar dhe ky është një fakt i provuar.
/citynews.al/