Kanë komedira sondazhet shqiptare, por shqiptarët nuk duan sondazhe, duan program…
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i komenton si qesharake sondazhet shqiptare, duke sjell dhe shembullin e zgjedhjeve të kaluara, ku LSI doli shumë herë më mirë nga parashikimet e sondazheve.
I pytur nga gazetari Enkel Demi për të famshmen “tepsinë e pushtetit”, Vasili tha se marrëveshja është publike dhe parimore dhe se ajo marrëveshje e bëri Edi Ramën kryeministër.
Përsa i përket koalicionit, kreu i LSI-së tha se do ta mendojë pas zgjedhjeve, pasi ky është një moment kritik.
Për Vasilin, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është aty ku është vepëm prej LSI-së. Ai shtoi se më shumë opozitë ka bërë LSI-ja sesa opozita vetë.
Me cilin do bëje koalicion, “tepsinë” apo “bakllavanë”?
Nuk kam asnjë perceptim. Nuk kam menduar asgjë. Këtë do ta mendoj me datë 26. Ky është një moment kritik. Çdo që humbasim ne, e fitojnë fqinjët tanë. Cdo turizëm, produkt biujqësor ,përfiton Maqedonia, Mali i Zi , Greqia e të tjerë.
“Tepsia e pushtetit”, si është muhabeti i tepsisë?
Ju e keni marrëveshjen dhe e keni publike. Ajo është një marrëveshje parimore. Kjo marrëveshje e bëri Edi Ramën kryeministër. Rama nuk morri asgjë më shumë në vitin 2009. Nuk na solli ne në pushtet Edi Rama, e sollëm ne në pushtet Edi Ramën.
Rama ka folur shumë që pa këtë koalicon shumë reforma sdo ishin bërë kurrë. Ky është një intepretim psikiatrik. Unë smund të merem me lajthitjet dhe me shthurjen e Kryeministrit i cili tani thotë që po na pengon për të bërë reforma. Ai tha që edhe po të kthehej prapa do të bënte të njëjtën koalicion.
LSI-ja ka lindur nga opozita. Që kur lindi ishte një fkator që qëndroi në opozitë dhe nuk u rrëzua kurrë. Ne kemi pasur problem të mëdha dhe me kushtetutën e vendit. Ne kemi protetestuar dhe kemi mbushur sheshe vetëm për kauza. Ne jemi një parti e ndërtuar mbi kauza.
Në sondazhe nuk jeni mirë.
Në 2009 sondazhi na nxorri me një deputet. Në fakt u 16-fishua. Kapakun ja vuri Trump në Amerikë sondozheve. 16 herë gaboi Sorosi në 2009-ën. Mos merremi fare me këtë.
Kanë komedira sondazhet shqiptare, por shqiptarët nuk duan sondazhe, duan program.
A trembet elektorati i LSI-së nga marrëdhënia Rama-Basha?
Nuk ka lidhje fare LSI-ja. Njerëzit e LSI-së janë mësuar të ecin mbi programe dhe mbi kauza. Kanë parë furtuna nga më të mëdhat.
E di si ka qenë marrëveshja McAllister ka qenë shumë parimore. Ata që kishin mundësuar kanabizimin, do të ndryshoheshin dhe do të vendosishin të tjerë. U vu Fatmir Xhafa ndërsa Luli u vu te OSHEE. Kjo ishte McAllister. Pra kanabisi i drogës, kaloi te OSHEE.
Lulzim Bashës i kemi bërë një dëm që e futëm në zgjedhje, ishte më mirë të mos futeteshte në zgjedhje.
Ne kemi bërë gabim që e futëm edhe në reformën në drejtësi. Nqs opozita kënaqej të ishte e shtypur dhe ne ndihmuan se menduam se opozita ishte me dinjitet.
Po i them sot e deri sa të jetë jeta Lulzim Bashës, po të mos kishte qenë LSI-ja ai nuk do të ishte bërë as kryetar Bashkie as Ministër dhe s’do kishte ardhur në qeveri në 2015. Lulzim Basha në 2005 ka lindur në poltikë, kam dëgjuar që ka qenë një demokrat i shquar por mua smë rezulton gjëkundi. Më shumë opozitë ka bërë LSI-ja sesa opozita vetë.
Konflikti
Ju jeni dëshmitar, ata që sollën një konflikt shumë të madh ishin “Tomi dhe Xherri”, për mungesë vizioni, plani dhe prespektive. U kapën pas gjërave shumë të vogla. Kjo meriton një përgjigje dhe meriton një përgjigje të ashpër. Ne ju kemi kthyer përgjigjen për të thënë çkanë thënë dhe çkanë bërë si dhe kemi folur gjithmonë për programin tonë.
Meta president
Nuk ka ansjë pengesë që Ilir Meta është president i zgjedhur dhe po bën fushatë. President i Shqipërisë është Bujar Nishani. Meta duhet të ishte kryetari i LSI-së deri më 2 korrik. Meta ka qenë jo thjesht lideri, ka qenë inspiruesi dhe krijuesi i LSI-së.
Koment pë zgjedhjet në Kosovë
Na dhanë mësimin e zgjedhjeve korrekte dhe paqësore. Ata dhanë një mesazh dhe dhanë provën për zgjedhjet në Shqipëri. Për mua është një standart që duhet ta ndjekim.
Marrëveshja e 1 prillit
Nuk mendoj se marrëveshja e 1 prillit është gabim. Po të kthehesha prapë do ta bëja përpsëri. Pjesa parimore është shumë mirë ndërsa ka pasur dhe pjesë defektive në ndarjen e përgjegjësive.
Rama ka deklaruar se nqs do kenë nevojën e LSI-së për të ardhur në pushtet do të japi dorëheqjen? Do ta ndihmoni të jap dorëheqje?
Kemi përcjell kaq kryeministra. Do ja dalim të përcjellim dhe një tjetër. Unë nuk jetoj për inat të partisë Socialiste, jetoj për programin e LSI-së. Shqiptarër të mendohen mirë.