Policia e Shtetit ka asgjësuar 37 101 bimë kanabis sativa në sajë të disa operacioneve kundër kultivimit të bimëve narkotike, të ndërmarra në të gjithë Shqipërinë , si në Lezhë, Peshkopi, Bulqizë, Mat, Krujë, Përmet dhe Skrapar
LEZHË– Sipas të dhënave zyrtare mësohet se në Lezhë janë asgjësuar 1230 bimë kanabis të cilat u zbuluan në fshatin Hebe Fanë dhe në vendin e quajtur “Brimëz”. Policia po punon për identifikimin e autorëve.
DIBËR– Efektivat e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të kontrollit të territorit për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Livadhet e lepurit” kanë konstatuar të kultivuara dhe kanë asgjësuar në vend me anë të djegies 14 134 bimë kanabis sativa. Identifikimi, arrestimi dhe ndalimi i tre autorëve është bërë i mundur në kohë rekord.
Shtetasit që janë vënë në pranga janë 46 vjeçari Bashkim Balla,banues në Bulqizë, 43 vjeçari Engjellush Tola, banues në Bulqizë dhe 53 vjeçari Petrit Kurti, banues në Kamëz, Tiranë.
Ndërsa në vendin e quajtur “Zabelet e fshatit Shimçan” Dibër, janë gjetur të kultivuara dhe u asgjësuan në vend me anë të djegies 960 rrënjë bimë të dyshuara narkotike, ku 300 bimë ishin të kultivuara në tokë si dhe 660 rrënjë bimë të dyshuara kanabis sativa, të kultivuara në kubikë. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
MAT– Në vendin e quajtur “Qaf Shtamë”, janë evidentuar të kultivuara dhe u asgjësuan në vend me anë të djegies disa bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
KRUJË– Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Cudhi konstatuan dhe asgjësuan me anë të djegies rreth 3 600 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.
SKRAPAR– Në kuadër të operacionit të koduar “Lavdari” efektivat e Komisariatit të Policisë Skrapar gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 13.082 (trembëdhjetë mijë e tetëdhjetë e dy) rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa në fshatin Therepel, Skrapar. Bimët u gjetën të kultivuara në një tokë pa pronar dhe varionin deri në 60 cm të larta. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
PËRMET– Policia e Përmetit ka zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies, 4085 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Bimët narkotike janë gjetur në vendin e quajtur “Laskarov”, në afërsi të fshatit “Alipostivan”. Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.