Sekuestrimi i “Ora News”, reagon ashpër Sonila Meço: E disata herë që sekuestrohen mediat ku punoj, jam terrorizuar nga FNSH me armë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekuestrimi i “Ora News”, reagon ashpër Sonila Meço: E disata herë që sekuestrohen mediat ku punoj, jam terrorizuar nga FNSH me armë

19:04 | 03/08/2020
në Kryesore, Shqiperi, Uncategorized
0

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Gazetarja e njohur Sonila Meço ka reaguar pas vedimit të SPAK për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi, ndër to edhe “Ora News”, televizioni ku ajo punon prej disa vitesh.

Meço thotë se është gjendur në një situatë të tillë edhe 5 vite më parë, kur u mbyll televizioni “Agon Channel”.

Përmes një postimi në Facebook ajo shkruan se mënyra se si është ndjekur, si dhe prezenca e efektivëve të FNSh dhe RENEA në ambjentet e RTV Orws, shton terrorin tek të gjithë punonjësit.

Postimi i plotë:

Personalisht ndodhem për të disatën herë në situatën, në të cilën media ku punoj, vihet nën sekuestro preventive, apo tentohet të mbyllet.

Shumë gjëra kam mësuar nga kjo përvojë, megjithëse çdo herë betejat nuk i kemi zgjedhur ne, punonjësit e medias, por janë nisur nga lart.

2 gjëra më vijnë në mendje me ngut…

1. Në precedentin e ndodhur 5 vjet në parë sekuestrimi i televizionit u konsiderua dëm dhe mbyllja e tij sulm politik. Ndoqi ritmin e vet, atë të drejtësisë. Edhe procesi aktual do të ndjekë udhën e tij, por me gjithë precedentin ndodh të sekuestrohen media me lehtësi të jashtëzakonshme dhe në procedura të paqarta.

2. Në kaq vite, në media kanë ardhur të gjithë, kanë qënë aty me fjalët më të mira e urimet për punë të dobishme nga gazetarët. Nëse në 3 gusht 2020, në kulmin e një zhegu përcëllues, kur një pjesë punonjësish kanë nisur pushimin e merituar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me armatim të rëndë rrethojnë me pamje terrorizuese një media, kujt dhe si po i jepet mesazhi? Pronarit jo e jo, do mjaftonte sekuestrimi i llogarive personale deri në justifikim të pasurive. Aty punojnë njerëz, që nën presion politik kanë, që prej dy vjetësh, të paktën qëkurse punoj aty. Si ka mundësi vepron drejtësia në një kahje, tek pronari, por le në mëshirë të fatit punonjësit, që presin drejtësi në SPAK? Pra terrori shkon tek gazetarët e të gjithë ata, që punojnë në profesionin e tyre.

Më kujtohet si u lanë pa punë 500 punonjës në zhegun e tmerrshëm të 5 viteve më parë. Sot po të njëjtët dhe gjithë shqiptarët do paguajmë kusuret e arbitraritetit. Më shumë se dhuna shtetërore, ndjell keq heshtja e njerëzve.

Etiketa: armeFNSHmediatOra NewssekuestrinSonila Meçoterrorizem

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Pas shkarkimit nga detyra, reagon ish-drejtori i Policisë Haki Çako

Zjarre masive në vend, Haki Çako: Shumica e qëllimshme, bashkitë që nuk zbatojnë ligjin do të përballen me penalitete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com