Ndërsa nesër pritet të zhvillohet një tjetër protestë e opoztës, kryeministri sërish ka gjetur një arsye të iki e t’ia lërë pushtetin Sandër Lleshajt, ministrit të pasionuar pas gazit lotsjellës.
Nuk u mjaftua që kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi anulloi seancën plenare, por frika e ka çuar sërish kryeministrin të arratiset në jug të vendit.
Ai ka vendosur të jetë bujtës në Gjirokastër, ku beson se do t’i japin zemër në Dropull e gjetkë.
Takimet do të jenë me karrike, kështu që ka nisur dhe dërgimi i tyre në masë nga Tepelena.