Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili për herë të parë ka zbuluar një bisedë të kryeministrit Edi Rama për marrëveshjen e 17 majit më Bashën.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma, Vasili tha se plani i Ramës ishte që PD të qëndronte jashtë Kuvendit.
Vasili: Marrëveshja e 17 majit, unë kam qenë protagonist si kryetar i LSI-së, me gjithë komentet e tjera që bëjnë, siguroj një gjë të rëndësishme, e cila është më shumë e rëndësishme se rezultati elektoral i radhës që këtë herë ishte tërësisht i manipuluar, jo se e thamë ne. Unë nuk i kam njohur ato zgjedhje se Kryetar i LSI-së, për këtë arsye, për shkak të këtyre zgjedhjeje nuk e gjeta të udhës të vazhdoja të drejtoja më LSI-në pasi 25% e votave u shitën e u blenë sipas Këshillit të Europës jo sipas opozitës. Por, ajo marrëveshje bëri që Partia Demokratike të hyjë në zgjedhje, pasi plani i Edi Ramës, të cilin e kam të konfirmuar personalisht, sikurse flas me ju, ka qenë që PD-ja të rrinte jashtë zgjedhjeve dhe të kishte vetëm një Parlament ku PS-ja të kishte 110 deputetë, 30 apo 40 do i mbeteshin LSI-së dhe për të cilën ne na është afruar kjo “lumturi” e madhe që ju do keni 30 – 40 deputetë, por rëndësi ka që ata plehrat, ishte fjala për PD-në, të dalin përjashta. Kjo ka qenë gjuha e Edi Ramës, flas në komunikimin e drejtpërdrejtë mbase është edhe scoop për ju, pasi nuk i kam zbuluar gjëkundi këto biseda dhe për mua ajo marrëveshje përtej çdo rezultati, për mua bëri gjënë më kryesore që rifuti PD-në në zgjedhje dhe mbajti këtë pluralizëm, i cili është shumë i rëndësishëm.