Fjala e parë shqipe është e Skenderbeut, jo e Pal Engjëllit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fjala e parë shqipe është e Skenderbeut, jo e Pal Engjëllit

13:50 | 08/06/2018
në Uncategorized
0

Nga Ag Apolloni

Në të gjitha tekstet mbi historinë e gjuhës shqipe, si data më e vjetër e dokumentimit të gjuhës shqipe konsiderohet “Formula e pagëzimit” e këshilltarit të Skenderbeut, Pal Engjëllit. Kjo formulë, e përkthyer nga latinishtja në shqip, në dialektin gegë, në të folmen e Matit, është gjetur në një epistulë të datës 8 nëntor 1462, të shpërndarë për nevoja praktike pas vizitës që Pal Engjëlli ia bëri Kishës së Trinisë së Shenjtë në Mat (manasterium S. Trinitatis de Emathia).

A e shkroi Pal Engjëlli? Çabej në shkrimin “Kuvendi kishtar i Matit i vitit 1462 dhe Formula e pagëzimit” (botuar në “Arësimi popullor”, Nr. 1/1963, viti XIX, Tiranë) nuk ia atribuon autorësinë Pal Engjëllit (kryepeshkop i Durrësit, me prejardhje nga Drishti i Shkodrës), por thotë se “shkrues i parë i këtij dokumenti ka qenë ndonjë prift i atyre anëve (anët e Matit e të Lurës – A. A.)”.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Pra, Pal Engjëlli nuk e shkroi formulën e pagëzimit, por e organizoi kuvendin e parë kishtar dhe kërkoi nga priftërinjtë që t’i pagëzonin fëmijët shqiptarë në gjuhën amtare. Ai me shumë gjasë, do t’ua ketë thënë priftërinjve formulën e pagëzimit në gjuhën shqipe, por për ta shkruar e shkroi dikush nga ana e Matit dhe Lurës, zonë e principatës së Skenderbeut, (Pal Engjëlli ishte kryekëshilltar i Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe në kohën kur e përktheu këtë formulë, po priste të emërohej kardinal nga Papa Piu II, i cili gjithashtu kishte planifikuar ta emëronte mbret Skenderbeun. Por, siç dihet, vdekja e Papës në vitin 1464, ua preu shpresat kryetrimit shqiptar dhe kryekëshilltarit të tij.), prandaj “Formula e pagëzimit” u përkthye dhe u shkrua, siç hamendëson Çabej, me shumë gjasë me urdhrin (shtysën) e Skenderbeut. Pra, s’ka arsye që “Formula e pagëzimit” t’i atribuohet Pal Engjëllit, kur ai s’e shkroi, por e tha, sigurisht, i nxitur nga Skenderbeu, i cili do t’ia ketë thënë më parë se ai t’ua thoshte priftërinjve të tjerë.

Por, a është e vërtetë që gjuha shqipe fillon me këtë formulë?

Para 50 vjetësh, një historian (T. Geci), në një studim për sfragjistikën (vulën) e Skenderbeut (shih: “Simpoziumi për Skenderbeun”, Prishtinë, 1969, f. 240), shkruan se në një dokument të vitit 1450, pra 12 vjet para “Formulës së pagëzimit”, në një letër që Skenderbeu e kishte nisur për Raguzë (Dubrovnik), në fund të dokumentit kishte shkruar muajin qershor në gjuhën shqipe [në trajtën e kohës së tij “çereshinar” (“čerešinar”), që më vonë do të ketë ardhur duke u transformuar: çershenar, qershar, qershor]. Studiuesit do të duhej të tregoheshin më vigjilentë ndaj këtij fakti, që e shtyn për 12 vjet më herët dokumentimin e gjuhës së shkruar shqipe.

Edhe një dokument tjetër, nga një peshkop dhe kushëri i Pal Engjëllit, sjell një fjalë shqipe, e cila vjen si urdhër luftarak i Skenderbeut. Është fjala për urdhrin “Embetha!” (“Mbi ta!”), që Skenderbeu ua thoshte bashkëluftëtarëve të tij kur hidhej në sulm. Këtë e dokumenton Dhimitër Frangu në librin me titull të gjatë: “Gli illustri e glorioisi gesti et vittoriose imprese contra Turchi del S. Don Giorgio Castriotto detto Scanderbeg, principe di Epiro”. Fjala “embetha” (e shkruar si “scripta continua”) pa dyshim që është fjali: Embetha, embeta, mbe ta, mbi ta!

Kjo fjali duket që ishte mjaft popullore që kur Skenderbeu e mori Krujën dhe pastaj të gjitha betejat i fillonte me këtë urdhër. Dhimitër Frangu e shoqëroi Skenderbeun që nga kthimi i tij në Krujë, më 28 nëntor 1443.

Pra, “qershori” dhe “embetha” janë dy fjalë shqipe të kohës para “Formulës së pagëzimit”. “Qershori” është e shkruar me dorën e Skenderbeut dhe mban vulën e tij, ndërsa “embetha” është thënë me gojën e Skenderbeut dhe është shkruar nga Dhimitër Frangu më 1480.

Është interes kombëtar që me këto dy fjalë, që e lëvizin vjetërsinë e gjuhës shqipe, të merren seriozisht historianët e gjuhës dhe historianët e periudhës skenderbegiane. Për ta vërtetuar fjalën “qershor”, si fjala më e vjetër shqipe, mjafton të shkohet në Arkivin e Dubrovnikut, të fotografohet (për t’u konfirmuar, ose demantuar) dokumenti me nr. 794 dhe, pastaj, të pranohet pa kurrfarë dyshimi Skenderbeu si shkrues i parë i gjuhës shqipe.

Për t’u bindur për këto që thashë, nëse s’u besoni dokumenteve, lexojeni veprën time “Skenderbeu: Manuskripti i Marlout”, se, siç ka thënë Joseph Conrad, letërsia është më e vërtetë se historia.

Etiketa: "Skenderbeu"Ag ApollonifjalePal Ëngjëllishqip

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Në prag të Botërorit, Argjentina humbet një tjetër futbollist për shkak dëmtimi

Në prag të Botërorit, Argjentina humbet një tjetër futbollist për shkak dëmtimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com