Nga Edison Ypi
Mokra ka vdekur, Përmeti po jep shpirt, Kolonja është boshatisur, Gramshin e ka kafshuar gjarpëri, Elbasani po përpëlitet, Durrësin e ka zaptuar Mafja, Lezha në shtrat me 40, Shkodra me serum, Puka me grip, Bulqiza ka rënë në pus, Lushnjën e ka zënë barku, Kosovën po e merr Serbi, dhe këta te Opinion po llafosen për një libër që dikush ka bërë për Trumpin, që është njëlloj sikur të kafshojë ujku dhe nuk shkon te doktori por vete pi kafe për të parë llumin e filxhanit nëse do mund ta blesh vitin e ardhshëm një Ferrari.