Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Video ekskluzive/ Sherri në Parlament, Paloka shtyn Beqajn

Nga Skenderi 0

kuvendi

 

Seanca e sotme e parlamentit  ka nisur me përplasje dhe  tension midis deputetëve. Kulmi i debatit dhe tensionit arrinti në pikën kur deputeti  demokrat Edi Paloka ka shtyrë Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Në momentin kur drejtuesja e parlamentit Valentina Leskaj i jep fjalen Ministrit të Shëndetësisë, në këto momente fjalën e ka kërkuar ish- kryeministri por ministri nuk ka pranuar të largohet nga foltorja.

Ky veprim ka nxehur deputetin demokrat Paloka i cili ka shkuar menjëherë në foltoren e Kuvendit dhe  është përplasur me Beqajn.

Më pas seanca parlamentare u ndërpre pas tensioneve të krijuara na sallë, mes deputetëve të opozitës dhe Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në video shihet qartë së si deputetët e opozitës i janë afruar foltores së Kuvendit në momentin kur po fliste Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>