Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Mesila Doda: Është momenti i shqiptarëve, politikanë bastardë mos i qani hallin Greqisë!

Nga Luljeta Progni 1

Asnjë justifikim për mërinë që keni ndaj atdheut e ndaj kundërshtarit politik. Atdheu nuk mbaron te kufiri i partisë tuaj.”

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputeve të ndryshëm të Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me qëndrimet e kryeministrit Rama ndaj Greqisë. Për këta deputetë që vijnë nga radhët e mazhorancës apo opozitës, Mesila Doda ka një mesazh të fortë e të qartë.

Për të gjithë ata politikane që i duket se atdheu mbaron te kufiri i partisë së tyre, apo kundërshtarit… Asgjë e askush nuk justifikon mërinë që keni ndaj atdheut a ndaj kundërshtarit apo aleatit, për faktin e thjeshtë që atdheu nuk mbaron tek shtëpia juaj. Atdheu është dashuri pa kushte, ndaj nuk e qas me asnjë lider e me asnjë emër. Ky është momenti ynë, momenti shqiptarëve, ndaj politikanë bastardë, mos i qani hallin fqinjit se do të ketë gjithherë të njëjtat marrdhënie me ne. Ne duhet të tregojmë se jemi shqiptarë të mirë…”, shkruan Doda.

Ditët e fundit, deputetja e PS-së Arta Dade, por edhe ai i PD-së, Kastriot Islami kanë shprehur rezerva ndaj qëndrimeve të kryeministrit Rama, i cili kërkoi nga pala greke, hapur e pa asnjë kompleks, zgjidhjen e Çështjes Çame, si një çështje e të drejtave të njeriut.

Komente (1)

  1. JA PRA, ZËRA SI AI I MESILA DODËS DUAN TË DËGJOJNË SHQIPTARËT ! TË LUMTË MENDJA E GOJA, MOJ ARBËNORE ! BUKUR U THUA DISA POLITIKANËVE MJERANË, SE KUFIJTË E ATDHEUT E TË ÇËSHTJES SË SHENJTË KOMBËTARE NUK FILLOJNË E MBAROJNË TE KUFIJTË E PARTISË SË TYRE..! P. Belliu, 27. 11.2016.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>