Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Mbetjet/ Paloka: Votoni sot për referendumin, Ruçi: PD po flet për ligjin e saj të 2011

Nga Skenderi 0

Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht nga Kuvendi i Shqipërisë referendum për çështjen e importit të mbetjeve.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, u shpreh  se kërkesa duhet të futet në rendin e ditës dhe të votohet nga Parlamenti, për shkak siç tha ai, rrezikohen interesat e brezave të sotëm dhe të ardhshëm.

Gjithashtu Paloka tha se dhe  opinioni publik është shprehur në mënyrë masive kundër importit të mbetjeve. Këtë e tregon mbledhja e rreth 64 mijë firmave në kuadër të kërkesës për zhvillimin e një referendumi për këtë çështje, u shpreh Paloka.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetari i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi ku deklaroi se PD po flet për ligjin e saj të 2011 dhe jo për ligjin aktual. Gjithashtu Ruçi deklaroi se PD duhet të ndjekë procedurat pasi nuk ka arsye emergjence.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej