Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Bushati: Çështja Çame është çështje e identitetit tonë kombëtar e jo një çështje pronash

Nga Luljeta 0

Përbuz të gjitha ato qarqe shqiptare apo greke që tentojnë të vënë barazimin mes partive parlamentare shqiptare dhe “Agimit të Artë” në Greqi. Nuk ka asnjë lloj kufizimi në Shqipëri për shtetasit grekë. Pse duhet të ekzistojë kufizimi për popullsinë e Çamërisë ata janë shtetas grekë dhe si të tillë duhet të lejohen të shkojnë në tokat e tyre e të nderojnë të rënët. Kjo është marrëdhënie reciprociteti.

Një goditje e fortë ndaj ish-kryeministrit Berisha, por edhe ndaj kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta ka ardhur sot nga ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati. Ai ka folur sot qartë dhe hapur për Çështjen Çame. Bushati thotë se Çështja Çame nuk mundet kurrsesi të konsiderohet çështje pronash. Ajo është një çështje e të drejtave të njeriut, është një çështje kombëtare shqiptare. Bushati i referohet deputetit të PDIU-së Tahir Muhedini, i cili tha sot po në atë sallë që “dua të shkoj të vendos lule në varrin e të parëve të mi”, ndaj dhe Bushati ka theksuar se Çështja Çame është çështje atdheu, është çështje e të drejtave të njeriut.

Jemi fqinj strategjik dhe mes dy fqinjve duhet të ekzistojnë marrëdhënie të ndërsjellta, që do të thotë respekti i ndërsjelltë, përmes të cilit do të duhet të realizohet zgjidhja e disa çështjeve, ku përfshihet edhe Çështja Çame. Pavarësisht se kanë ndryshuar disa qeveri në dy shtetet, çështjet janë aty, sepse kërkojnë zgjidhje duke parë njëri-tejtrin në sy. Ne dhe fqinji ynë Greqia duhet të shohim njëri-tjetrin në sy për të zgjidhur problemet që kemi mes nesh“, tha Bushati.

Ministri Bushati i është përgjigjur edhe qëndrimit të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, i cili në të vërtetë e konsideroi Çështjen Çame si çështje pronash. Bushati është shprehur qartë dhe prerë si asnjëherë tjetër. Çështja Çame nuk është çështje pronash, është edhe çështje pronash, është çështje e të drejtave të njeriut.

Për mua është fyerje ajo që tha sot Berisha këtu. Që me Traktatin e Miqësisë që është i mirë, por nuk mund të adresohet Çështja Çame, mund të zgjidhet edhe Çështja Çame. Jo të nderuar kolegë. Çështja Çame nuk është çështje pronësore, ajo është çështje edhe pronësore dhe pikë së pari ajo është çështje e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe duhet të zgjidhet në këtë prizëm. Së dyti, zgjidhet mbi respektin e fqinjve për njëri-tjetrin. Shteti fqinj grek ka kërkuar për herë të parë ndërtimin e varrezave për të rënët grekë në Shqipëri. Përgjigja jonë ka qënë ajo që dihet. Eshtrat e ushtarëve italianë u kthyen në Itali, por kemi edhe një praktikë të britanikëve për ndërtimin e një obelisku për ushtarët e tyre të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nuk dua të vendos shënja krahasimi për situata që mund të mos jetë e njëjta gjë. Por çfarë do të thotë çështje e lirive dhe të drejtave të njeriiut, është ajo që tha deputeti Tahir Muhedini, mundësia që çdo pasardhës të shkojnë në tokat e tyre dhe për të nderuar të rënët. Për të ndarë një herë e mirë botën e  civilizuar për të ndarë përgjegjësinë individuale dhe kolektive. Është e papranueshme që kjo çështje të trajtohet nga një grup parlamentar, sepse kjo është një çështje shqiptare dhe i prek shqiptarët, kudo ku jetojnë.

Nuk ka asnjë lloj kufizimi në Shqipëri për shtetasit grekë. Pse duhet të ekzistojë kufizimi për popullsinë e Çamërisë ata janë shtetas grekë dhe si të tillë duhet të lejohen të shkojnë në tokat e tyre e të nderojnë të rënët. Kjo është marrëdhënie reciprociteti. Nuk është një çështje pronësore që mund të zgjidhet përmes Traktatit të Miqësisë.

Respketi për të rënët?! Patjetër deri në fund, pavarësisht se si kanë rënë, sepse jemi një vend që zbatojmë të drejtën humanitare. Italia vendosi që t’i marrë në tokën e vet, Greqia ka bërë kërkesë që në vitin 1975 të ndërtojë varrezat greke dhe në 2009 kemi një marrëveshje të firmosur nga Sali Berisha për ndërtimin e varrezave greke. Jemi qeveri që respektojmë vazhdimësinë dhe jemi për respektimin e të drejtave humanitare. Kjo qeveri, ku unë bëj pjesë, duhet të punojë për të shfuqizuar Ligjin e Luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, në mënyrë që të zgjidhen edhe pasojat e luftës.

Çfarë do t’i them fëmijës tim, jemi apo s’jemi në luftë me Greqinë, ka sjellë pasoja lufta apo jo, nuk po flas vetëm për Çështjen Çame. Pse nuk dëgjova këtu një herë të vetme ish-kryeministrin e Shqipërisë që të kërkontë një obelisk për qytetarët e vendit të tij në Çamëri. Pse?

E përbuz çdo lloj raportimi që mund të kenë bërë segmente të caktuara  për barazinë që duan të vendosin, barazimin mes partive paralmentare shqiptare me “Agimin e Artë” në Greqi. Sa më shumë që ne të vazhdojmë ta trajtojmë këtë çështje dhe sa më shumë do të punojmë  do të kuptojmë se është çështje e ruajtjes së identitetit tonë kombëtarë. Është një çështje që do kohën e vet, sepse nuk është një çështje që zgjidhet shpejt. Unë besoj se është në interesin e Greqisë për të zgjidhur Çështjen Çame, sepse ata janë shtetas grekë. E drejta ndërkombëtare duhet të jetë e aplikueshme njësoj për të gjitha vendet.

Ka një qëndrim tashmë nga Brukseli përmes Komisionerit Hahn. Ne këtu duhet të ishim duke mbështetur njëri-tjetrin për të hedhur hapin tjetër pozitiv në drejtim të zgjidhjes së Çështjes Çame e jo ta pengonim atë“, tha ndër të tjera ministri Bushati.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej