Zëri i Amerikës: Presidenti e fton në takim për zgjidhjen e krizës, Rama refuzon! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës: Presidenti e fton në takim për zgjidhjen e krizës, Rama refuzon!

12:05 | 27/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta ka thirrur në takime të veçanta ditën e enjte, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha “për të biseduar rreth situatës politike në vend”. Kërkesa e kreut të Shtetit për kryeministrin vjen në një moment acarimi të skajshëm mes tyre, që kulmoi me vendimin e zotit Meta për të anulluar 30 Qershorin si datën e zgjedhjeve vendore, e që u pasua me nisjen nga ana e shumicës të procedurave për shkarkimin e presidentit nga detyra.

Kjo marrëdhënie që ka shkuar përtej caqeve institucionale, vihet re dhe në komunikimin mes palëve, për takimin e së enjtes të thirrur nga Kreu i Stetit. Në letrën që drejtori i kabinetit të Presidentit Meta i dërgon homologes së tij në Kryeministri, theksohet se Kreu i Shtetit, e mirëpret drejtuesin e Qeverisë “në çdo orë që Ai mundet, duke filluar që nga mëngjesi herët në orën 05:00 deri në orën 13:00, në zyrën e Tij në Presidencë”.

Nuk mungoi përgjigja ironike e zotit Rama në Twitter, ku ai kishte publikuar dhe letrën e kabinetit të zotit Meta. “Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”

Read more

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Pak më vonë, kryeministri shpërndau dhe një tjetër postim. “E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit, se pas asaj çmendurie, pres edhe një tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej, se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor”, shkruan zoti Rama.

Pas reagimit të kryeministrit, zëdhënësi i zotit Meta njoftoi se “takimi me zotin Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00”, ndërsa ripërsërit ftesën për kryeministrin. “Duke qenë në dijeni që zoti Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë”, u shpreh zëdhënësi Tedi Blushi.

Të mërkurën, shumica e majtë në Komisionin parlamentar të Ligjeve, propozoi ngritjen e një komisioni hetimor, pjesë e procedurës që parashikohet në rastin kur kërkohet shkarkimi i Kreut të Shtetit. Javën e ardhshme, pritet të jetë parlamenti që të miratojë ngritjen e Komisionit të Posaçëm, kohëzgjatja e të cilit mund të përkojë me plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të thotë fjalën e fundit.

/VOA

Etiketa: kriza politikeKryeministri Edi RamaLulzim BashaPresidenti Ilir MetaShqiperizëdhënësi Tedi BlushiZeri i Amerikeszgjedhjet e 30 qershorit

Të Lidhura

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

nga 27
23:37 | 04/06/2026
0

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin...

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

nga 27
21:29 | 04/06/2026
0

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite...

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

nga 27
20:57 | 04/06/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=k3EZnctVhy0 Këtë vit Ujësjellësi i Durrësit vjen me lajme të mira, pasi parashikon që, përmes një investimi rreth 650 mijë...

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

nga 27
20:55 | 04/06/2026
0

Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka...

Para
Hungari/ Arrestohet Nikolla Gruevski, Gjykata do të vendosë për ekstradimin e tij

Hungari/ Arrestohet Nikolla Gruevski, Gjykata do të vendosë për ekstradimin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

23:37 | 04/06/2026
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

20:57 | 04/06/2026
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

20:55 | 04/06/2026
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

20:13 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –
  • Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –
  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com